Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Zbardhen dokumentet/Marku: Mafiozët drejtojnë UT-në; Nepotizmi po “mbyt” UBT-në

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Zbardhen dokumentet/Marku: Mafiozët drejtojnë UT-në; Nepotizmi po “mbyt” UBT-në

Universitetet shqiptare  kanë problematika të shumtë në menaxhimin e tyre. Sikur të mos mjaftonte vetëm kjo, ata përballen edhe me kapjen nga ana e politikës. 

Këtu përmendet se si Rama së bashku me ministrin e Bujqësisë Peleshi, kanë marrë studentët e Universitetin Bujqësor në aktivitetin e tyre në  qarkun e Beratit.

Gjithashtu drejtuesit e këtij institucioni arsimor kanë ndërprerë dy javë sezonin e provimeve për studentët. Problematikë tjetër mbetet  dhe lidhjet fisnore apo të njohura ndryshe si fenomeni i “nepotizmit”.

Replika e koordinatorit të Forumit për Liri dhe Autonomi Akademike: “Drejtues që kanë punësuar 11 ose 12 të afërm të tyre në universitet, 4-5 familje nepotike që e kontrollojnë atë”.

Mark Marku

Ditë më parë, në një shkrim të botuar në gazetën “Panorama”, bëra publike disa raste të (sh)përdorimit politik të Universitetit Bujqësor nga Kryeministri Rama dhe ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi. Rasti ishte i paprecedent në historinë e universiteteve shqiptare, por edhe në botë besoj: autoritetet drejtuese të këtij universiteti kishin ndërprerë dy javë sezonin e provimeve dhe i kishin dërguar studentët në aktivitetet e ministrit Peleshi dhe në një takim të Kryeministrit Rama në Berat. Më tej kisha publikuar edhe dy-tri dëshmi të presionit që autoritetet drejtuese të këtij universiteti ushtronin mbi kolegët tanë në këtë universitet, për një të ashtuquajtur axhendë javore, që kolegët tanë ishin të detyruar të plotësonin çdo fundjavë për javën në vazhdim, sipas së cilës profesorët duhej të parashikonin lëvizjet jashtë godinave të këtij universiteti apo gjyqet politike që u bëheshin profesorëve që kishin shprehur shqetësimin për përdorimin e studentëve në fushatat publicitare të qeverisë.Si përgjigje ndaj shkrimit tim, dy nga autoritetet drejtuese të këtij universiteti, njëri zv/rektor e tjetri përgjegjës departamenti, kanë reaguar publikisht. Dy replikuesit në fjalë, përveç përpjekjes për t’u marrë me mua personalisht (gjë që nuk shkakton asnjë shqetësim për mua personalisht dhe për këtë arsye nuk kam ndërmend t’i kushtoj asnjë rresht në këtë shkrim), kërkojnë të na mbushin mendjen se si shkëputja e studentëve nga sezoni është një e drejtë e rektorit, se axhenda që e trajton profesoratin si një punonjës administrate është një rregull universitar universal dhe se sa të lumtur janë që qeveria i “vlerëson” duke i përdorur politikisht, natyrisht duke u përpjekur t’i relativizojnë shkeljet flagrante të tyre. Unë këtu do të sjell dokumente të reja për të kuptuar se relativizimi i aktit të tyre është i pamundur, pasi ajo shtyrje e vogël nënkupton dhjetëra provime dhe një humbje kohe, që më vonë do të duhet të rikuperohet duke rrudhur programin mësimor të të gjithë semestrit të dytë.Replikat e autoriteteve drejtuese, me naivitetin që i karakterizon, shprehin më së miri pikërisht thelbin e shqetësimit publik që unë dhe kolegët e Forumit për Liritë Akademike dhe Autonominë Universitare, kemi marrë përsipër të shtrojmë në botën universitare dhe jashtë saj. Thelbi i shqetësimit tonë ka të bëjë me faktin se një kastë e korruptuar universitare me paaftësinë dhe papërgjeshmërinë e vet, në aleancë me kastën e korruptuar politike, e kanë futur sistemin universitar shqiptar në një krizë të thellë. Kemi hapur një debat për këtë qëllim, kemi nxjerrë disa probleme, kemi kërkuar dialog me të gjithë aktorët universitarë dhe politikë, pa asnjë paragjykim, kemi paraqitur një platformë për vizionin që ne kemi për arsimin e lartë dhe universitetet publike, platformë e hapur për t’u diskutuar, pasuruar, pranuar apo refuzuar etj.Në thelb, të dy replikuesit, duke u përpjekur të justifikohen, shprehin edhe vizionin e tyre për universitetin që drejtojnë. Nga sa kuptohet prej ideve të shprehura në tekstet e tyre, ata ngatërrojnë universitetin si institucion kërkimor shkencor dhe mësimdhënieje me një drejtori rajonale bujqësie, apo me një agjenci qeveritare për sektorin e bujqësisë, si dhe zhvillimin e bujqësisë me propagandën për zhvillim. Ata ndihen krenarë se shteti i ka përfshirë në ndonjë projekt dhe harrojnë se edhe pse kjo nuk ka asgjë të keqe, përkundrazi, roli i një universiteti është përtej, shumë përtej kësaj. Roli i universitetit qëndron në eksperimentin dhe dijen shkencore, në debatin konstruktiv dhe kritik për politikat qeverisëse, në orientimin e tyre.

Kjo arrihet përmes lirisë së kërkimit shkencor, përmes autonomisë institucionale, përmes konsolidimit të rolit të universitetit, dijes dhe profesoratit në shoqëri. Pasojë e këtij vizioni të autoriteteve drejtuese, që e sheh Universitetin Bujqësor si një agjenci qeveritare shërbimesh, janë edhe shkeljet e lirive dhe të drejtave akademike të kolegëve tanë në këtë universitet. Këtej buron edhe “e drejta e rektorit” për t’i larguar studentët nga auditorët dhe për t’i dërguar në mitingje politike, duke shkelur hapur Kushtetutën, këtej buron edhe “axhenda e punës”, që e mat efikasitetin e punës së profesorit jo me produkte pune shkencore, por me orët që kalon brenda mureve të godinës së universitetit, jo me aftësitë që fitojnë specialistët e ardhshëm të fushës, por me hapat që bëjnë profesorët nëpër korridore brenda “tetorëshit” të punës.

Meqenëse dy replikuesit i janë drejtuar përvojës sime studimore në universitetet e huaja, duke më thënë se edhe atje ka një axhendë për profesorët, konfirmoj se as në Universitetin “La Sapienza” ku kam kryer studime plotësuese universitare, as në Universitetin “Paris 2” ku jam doktoruar në vitin 2010, madje as në Institutin “Robert Schuman”, ku jam diplomuar për gazetari dhe komunikimin, as në universitetet e tjera ku kam qenë për konferenca, leksione apo për vizita pune nuk kam parë ndonjë rast ku profesori, për të shkuar në një bibliotekë jashtë universitetit apo në një aktivitet çfarëdo brenda vendit, të marrë leje në rektorat.

E vetmja axhendë e profesorit është axhenda kërkimore dhe mësimdhënëse brenda departamentit dhe angazhimet e tjera institucionale të përcaktuara më parë nga institucioni. Natyrisht që, një leje kërkohet me të drejtë për largime me kohë të shkurtër apo të gjatë, duke u shkëputur nga procesi mësimor, brenda apo jashtë vendit. Dhe të mendosh se kjo ndodh me një Universitet si Universiteti Bujqësor nga më autoritarët në vend, me një trupë akademike të konfirmuar jashtë dhe brenda vendit për standarde të larta profesionale. Është pikërisht ky vizion dhe këta drejtues, që e prishin imazhin e Universitetit Bujqësor dhe jo denoncimi i abuzimeve që bëjnë autoritetet drejtuese në këtë universitet.

Dhe pikërisht në respekt të kolegëve të mi të nderuar dhe të Universitetit Bujqësor, si një nga universitetet më prestigjioze në vend, sot do të sjell disa dëshmi të tjera të abuzimeve të kastës universitare. Në shkrimin e parë u botua axhenda dhe lajmërimi për shtyrjen e provimeve. Sot do të botoj kopjen e kontratës së re të punës që profesorati duhet të nënshkruajë me rektorin në këtë universitet. Shkeljet në këtë kontratë janë edhe më të rënda se sa ato që kanë të bëjnë me “axhendën javore të punës”. Absurdi i kësaj kontrate qëndron, së pari, në faktin se kjo kontratë duhet të nënshkruhet jo vetëm nga të punësuarit e rinj, që mund të ishte normale, por edhe për profesorë që e kanë nënshkruar njëherë një kontratë në momentin që kanë fituar konkursin e punësimit në institucion dhe që kanë kaluar të gjitha kualifikimet akademike. Praktikisht, nënshkrimi i kësaj kontrate është një pushim masiv nga puna, pasi nuk e njeh kontratën e mëparshme. Ja shkeljet e tjera të kësaj kontrate:

1-Kontrata paraqitet për nënshkrim në qershor të vitit 2017, por zbatimi i saj fillon 6 muaj më parë, ndërkohë që sipas nenit 3 (shiko kopjen ) shkruhet se kontrata lidhet me 16.01.2017 dhe zbatimi i kontratës fillon me dt.01.01.2017.

2- Në nenin 8, profesori largohet nga puna për paaftësi profesionale. Si dhe kush e përkufizon paaftësinë profesionale? Rektori? Po sikur edhe ai të jetë i paaftë? Një komision? Me çfarë legjitimiteti, një komision mund të zhvlerësojë titujt dhe gradat shkencore dhe vendimin e disa komisioneve të më- parshme, që e kanë vlerësuar një pedagog si të aftë për t’u punë- suar si personel akademik, ashtu edhe vendimet e të gjitha komisioneve që e kanë shoqëruar një pedagog gjatë gjithë rrugëtimit profesional të tij në marrjen e gradave dhe titujve? etj.

3- Në të njëjtën logjikë thuhet se profesori largohet nga puna kur nuk respekton urdhrat dhe udhëzimet e përgjithshme dhe të veçanta të punëdhënësit (Rektorit ) dhe kur bën shkelje të lehta në mënyrë të përsëritur, një shkelje e pastër kjo e ligjit, pasi çdo pushim nga puna bëhet në respektim të Kodit të Punës e të gjitha ligjeve dhe akteve ligjore në fuqi.

Ja pra, nuk është thjesht një axhendë punësh javore, por një axhendë që sipas një urdhri duhet t’i bashkëngjitet borderosë së pagave, nuk janë thjesht denigrimet e pedagogëve me masa dhe linçime publike, nuk është thjesht përdorimi politik i studentëve, por një strategji e tërë që synon shndërrimin e profesoratit në një masë nëpunësish të nënshtruar, ajo që përbën thelbin e shqetësimit. Dhe shqetësimi është ky. Një kastë abuzuesish i kanë “uzurpuar” universitet shqiptare. Kjo kastë shfaqet në forma të ndryshme: si familje mafioze në UT, si familje nepotike në Universitetin Bujqësor apo në ndonjë universitet tjetër.

Meqë ra fjala. Në shkrimin e mëparshëm kisha shkruar se si një zv/rektor i këtij universiteti kishte punësuar aty edhe djalin, edhe nusen e djalit. Zv/rektori në replikën e tij nuk e mohoi faktin, por tha se njëri prej tyre aktualisht ishte me studime në Itali. Por nuk u përgjigj nëse ishte apo nuk ishte ende personel akademik i këtij universiteti, ashtu sikurse nuk u përgjigj nëse kishte punuar apo jo më parë aty. Në shkrimin në vazhdim do të botoj gjithë pemën nepotike në këtë universitet, ku rezulton se sëmundja e nepotizmit është edhe më e rëndë. Të dhënat që ende po i verifikoj janë të frikshme: drejtues që kanë punësuar 11 ose 12 të afërm të tyre në universitet, 4-5 familje nepotike që e kontrollojnë atë, ish-përgjegjës departamenti që ka punësuar në të njëjtin universitet edhe djalin, edhe vajzën edhe dhëndrin, duke e bërë dhëndrin pas daljes në pension edhe përgjegjës departamenti. Nga botimi i pemës nepotike, ende në verifikim, mund të dalin qartë familjet që drejtojnë Universitetin Bujqësor dhe arsyet pse ata janë aq të nënshtruar ndaj qeverisë.

Ps. Nga Shkodra vijnë informacione se Universitetit “Luigj Gurakuqi” i është ofruar nga qeveria si mundësi një bashkëpunim: një takim “entuziast” i studentëve të këtij universiteti me ndonjë zv/kryeministër, i cili natyrisht nuk është Niko Peleshi.

Tags: dokumentedrejtojnëmafiozetmarkumbytnepotizmiubtUTzbardhen

TË LIDHURA

Vdekja nga duart e policëve/ Apeli rikthen çështjen e Agon Zejnullahut në Gjykatën Themelore
Aktualitet

Vdekja nga duart e policëve/ Apeli rikthen çështjen e Agon Zejnullahut në Gjykatën Themelore

18:33 | 21/07/2025
Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit
Aktualitet

Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit

20:43 | 19/07/2025
Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin
Aktualitet

Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

19:49 | 19/07/2025
Next Post
SHBA-të rëndojnë sanksionet ekonomike ndaj Koresë së Veriut

SHBA-të rëndojnë sanksionet ekonomike ndaj Koresë së Veriut

Gafa/Aldo Bumçi sfidon Nard Ndokën, perla e rrallë e deputetit (Foto)

Gafa/Aldo Bumçi sfidon Nard Ndokën, perla e rrallë e deputetit (Foto)

Sadiku vendos maskën për të shpëtuar Levanten (Video)

Sadiku vendos maskën për të shpëtuar Levanten (Video)

JU REKOMANDOJMË

Çfarë po ndodh? Katër zyrtarë në pranga, kontrolle në Arkivin Shtetëror dhe Kadastrën

Çfarë po ndodh? Katër zyrtarë në pranga, kontrolle në Arkivin Shtetëror dhe Kadastrën

20:04 | 16/07/2025
“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

20:32 | 17/07/2025
”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

21:24 | 15/07/2025
Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

15:49 | 18/07/2025




TË FUNDIT

Vdekja nga duart e policëve/ Apeli rikthen çështjen e Agon Zejnullahut në Gjykatën Themelore
Aktualitet

Vdekja nga duart e policëve/ Apeli rikthen çështjen e Agon Zejnullahut në Gjykatën Themelore

by mirseda
18:33 | 21/07/2025
0

Gjykata e Apelit ka anuluar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë- Dega në Lipjan, e cila më...

Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

16:45 | 21/07/2025
Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit

Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit

20:43 | 19/07/2025
Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

19:49 | 19/07/2025
Shëngjin, Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset një 64-vjeçare

E rëndë në Shëngjin/ Ra në kontakt me rrymën elektrike dhe u rrëzua nga skela, humb jetën 32-vjeçari

18:44 | 19/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com