Zbardhen të tjera detaje nga ekzekutimi i 40-vjeçarit në Vlorë mbrëmjen e djeshme. Ngjarja e rëndë ku mbeti i vrarë Fatjon Sinani ndodhi rreth orës 22:50 në lagjen ‘Partizani, shumë pranë spitalit të qytetit. Vrasja e Sinanit, i cili u qëllua me 4 plumba nga dy persona, ndodhi në sy të bashkëshortes së tij.
40-vjeçari prej 4 vitesh jetonte me qira në qytetin bregdetar, bashkë me të shoqen. Banorët e zonës e përshkruajnë si një njeri të qetë.
Bashkëshortja e tij punonte si rrobaqepëse, ndërsa Sinani si punëtor krahu. Burime të policisë thanë se Sinani nuk kishte precedentë penalë. Dyshimet për ekzekutimin bien mbi ndonjë konflikt ose ngjarje të kaluar në Tropojë. Makina që dyshohet se përdorën vrasësit e Fation Sinanaj u gjet e braktisur nga policia e Vlorës. Kur ende nuk dihet lidhja mes vrasjes dhe shpërthimit të mjetit, policia ka ngritur postblloqe në të gjithë qytetin.