Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Zaganjori: Për ‘Detin’ duhet t’i drejtohemi Hagës

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Zaganjori: Për ‘Detin’ duhet t’i drejtohemi Hagës

“Nëse bisedimet ngecin apo nuk ka perspektivë negocimi, atëherë natyrshëm palët duhet t’i drejtohen një mjeti paqësor për zgjidhjen e konflikteve”

Pedagogu i Universitetit Europian të Tiranës, profesori i së Drejtës Ndërkombëtare dhe njohës i së Drejtës së Detit, Xhezair Zaganjori shprehet në një intervistë për “Liberale” se Shqipëria dhe Greqia për të ndarë kufirin detar mes tyre duhet t’i drejtohen Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.

“Por duhet shtuar se në çdo rast do të duhej një marrëveshje kompromisi mes Shqipërisë e Greqisë, të cilat bashkërisht, krahas dakordësisë në parim, duhet të hartojnë edhe pyetjet konkrete që do të duhej të merrnin përgjigje nga gjykata respektive”, thotë ai.

Zoti Zaganjori, para dy ditës, kryeministri Rama vuri në dukje në një konferencë ndërkombëtare që u zhvillua në Athinë, se pala shqiptare do të ishte e gatshme që çështjen e ndarjes së hapësirave detare me Greqinë, përfshi këtu edhe Zonën Ekonomike Ekskluzive, ta dërgojmë së bashku në një Gjykatë Ndërkombëtare apo ta zgjidhim me ndihmën apo ndërmjetësimin e një pale të tretë. Cili është mendimi juaj?

Ashtu siç theksuat edhe ju, më duket me të vërtetë një zhvillim i rëndësishëm, madje i vonuar. Shumë i vonuar. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është dhënë gati 11 vjet më parë dhe ne ende nuk kemi një ide tonën të hedhur qartësisht në hartë, për të thënë se sipas nesh kufiri i jashtëm apo sovraniteti dhe të drejtat tona sovrane në hapësirat respektive detare (ujëra territoriale, shelf kontinental dhe Zonë Ekonomike Ekskluzive) shtrihen deri në këtë apo atë pikë të vijës imagjinare që projektohet në përputhje me normat e së drejtës ndërkombëtare. Kjo është gjëja më elementare, që duhet të bëjë çdo shtet. E në rast se palët nuk bien dakord, e drejta ndërkombëtare serish afron mjetet e saj paqësore për zgjidhjen e konflikteve apo mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, të cilat janë përpunuar me shumë kujdes ndër shekuj.

Po ne e kemi tashmë këtë mosmarrëveshje me Greqinë…

Sigurisht që e kemi. Nuk ka absolutisht aspak vend për të diskutuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Marrëveshja e vitit 2009 është nul. Ajo nuk ka hyrë në fuqi asnjëherë, sepse nuk është ratifikuar nga Parlamenti Shqiptar. Në përputhje me dispozitat kushtetuese, Gjykata Kushtetuese ka bërë një kontroll paraprak mbi pajtueshmërinë me Kushtetutën, të kësaj marrëveshjeje ndërkombëtare të nënshkruar, por të paratifikuar dhe rezultati tashmë dihet. Një kontroll i tillë kushtetues ndodh thuajse në të gjitha vendet e botës edhe për marrëveshjet ndërkombëtare para ratifikimit të tyre. Sepse ky mjet është në fund të fundit një valvul sigurie, është një garanci më shumë dhe një mjet efektiv për të kontrolluar apo orientuar zbatimin e detyrimeve kushtetuese dhe ndërkombëtare edhe nga ana e ligjvënësit. Mjafton të përmend këtu kontrollet e shumta që u bëhen nga ana e gjykatave kushtetuese të vendeve anëtare, projekteve madhore te Bashkimit Europian për thellimin e integrimit të brendshëm në këtë mekanizëm të rëndësishëm ndërkombëtar. Dallohet në këtë drejtim veçanërisht Gjermania. Vendimet me qindra faqe të Gjykatës Kushtetuese gjermane për Traktatin e Mastrihtit, Traktatin e Lisbonës, Urdhrin e Arrestit Europian, Mekanizmin a Stabilitetit Europian për zgjidhjen e krizave financiare e të tjerë, janë dëshmia më e qartë e rëndësisë dhe autoritetit absolut që kanë këto vendime për sistemin e brendshëm ligjor të çdo vendi respektiv. A mund ta imagjinoni se mund të vazhdohej me ratifikimin e një marrëveshjeje ndërkombëtare e aq më keq me njohjen apo zbatimin e saj megjithëse Gjykata Kushtetuese e një prej vendeve anëtare në BE do ta deklaronte atë si në kundërshtim me Kushtetutën? Do te ishte absurde edhe të mendohet diçka e tillë. Prandaj thirrjet që zëra të veçantë bëjnë ende edhe sot në Athinë për marrëveshjen e vitit 2009 janë jo vetëm të tepërta e kundërshtim me normat më elementare të së drejtës ndërkombëtare e kushtetuese, por edhe aspak etike. Për më tepër, me sa është raportuar në bisedimet e zhvilluara me palën greke mbi këtë çështje 3-4 vite më parë në Athinë dhe Korçë, flitet që është reflektuar dukshëm përsa i përket vijës kufitare në zonën e Kanalit të Korfuzit, por ndërkaq, me sa duket, është toleruar në pjesën veriore të këtij Kanali kur bëhet fjalë për Shelfin dhe Zonën Ekonomike Ekskluzive.

Mund të jeni më të qartë mbi këtë problem?

Unë u referohem gjërave të transmetuara nga shtypi. Megjithatë mund të kisha, por mendoj se nuk është rasti. Le t’i kthehemi më konkretisht zhvillimeve të djeshme. Përsëris se ideja është shumë e mirë e racionale. Mosmarrëveshjet duhen zgjidhur në mënyrë që secila palë të ketë mundësinë reale të shfrytëzimit të hapësirave detare që i takojnë. Ritheksoj se e drejta ndërkombëtare ofron mundësi të shumta. Kemi mjetet diplomatiket tradicionale, si: Bisedimet direkte mes palëve; Shërbimi me qëllim të Mirë, ku një pale e tretë i afron palët për bisedime, pa marre vetë pjesë aktive në to; Ndërmjetësimi, ku pala e tretë jo vetëm i afron palët për bisedime, por edhe propozon zgjidhjet e mundshme; Komisionet mikste (komisionet e hetimit dhe të pajtimit) e të tjerë. Kemi gjithashtu edhe mjetet gjyqësore, ku rolin kryesor e kanë gjykatat e arbitrazhit si dhe gjykatat ndërkombëtare. Për të mos u zgjatur mendoj se në rastin konkret nuk ka më vend për mjete diplomatike, pasi, me sa duket, pozicionet dhe interesat e palëve ndryshojnë dukshëm. Nga ana tjetër, pozicioni gjeografik dhe prania e ishujve të shumte e ndërlikojnë shumë çështjen. Këtyre problemeve duhet t’i shtohet politizimi i tejskajshëm i ndarjes së hapësirave detare me Greqinë dhe notat apo ngarkesat e shumta me natyre patriotike e nacionaliste. Prodhohen tradhtarë e armiq imagjinare, në një kohë që problemi është shume i thjeshtë për nga natyra e tij juridiko–ndërkombëtare. Edhe shtetet e tjera kanë pasur dhe kanë çështje të tilla, e nëse nuk i zgjidhin me marrëveshje, shumë mirë u drejtohen mekanizmave ndërkombëtare.

Në këto kushte, cili do të ishte mjeti më i përshtatshëm?

Të shfrytëzohet një nga mjetet gjyqësore, por jo krijimi i një gjykate arbitrazhi. E kam theksuar edhe herë të tjera se kjo mund të ishte disi më e shpejtë, por nuk ofron profesionalizmin dhe sigurinë e duhur. Eksperienca që kanë në këtë drejtim Kroacia dhe Sllovenia për ndarjen e hapësirave detare mes tyre në Gjirin e Triestes (apo Gjirin e Piranit) është shumë e hidhur. Ne duhet t’i drejtohemi bashkërisht një gjykate ndërkombëtare. Vetë Konventa e Montego Bay-t ofron dy të tilla, Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë me seli në Hagë të Holandës dhe Gjykatën Ndërkombëtare për të Drejtën e Detit me seli në Hamburg të Gjermanisë. Për një sërë arsyesh, mendoj se ne duhet t’i drejtohemi Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë. Por duhet shtuar se në çdo rast do të duhej një marrëveshje kompromisi mes Shqipërisë e Greqisë, të cilat bashkërisht, krahas dakordësisë në parim, duhet të hartojnë edhe pyetjet konkrete që do të duhej të merrnin përgjigje nga gjykata respektive.

Por pala greke nuk pranon të shkohet në një Gjykatë Ndërkombëtare?

Unë di që dje ka pasur një propozim publik e konkret, por jo edhe një përgjigje zyrtare. Nëse bisedimet ngecin apo nuk ka perspektivë negocimi, atëherë natyrshëm palët duhet t’i drejtohen një mjeti paqësor për zgjidhjen e konflikteve. Për më tepër, dy ditë më parë, mediat raportuan se Kryeministri grek i kërkoi Turqisë që konfliktin mes tyre në Detin Egje ta zgjidhin përmes bisedimeve e, nëse nuk bëhet kjo ose nuk japin rezultat, t’i drejtohen bashkërisht një gjykate ndërkombëtare. Ai shtoi gjithashtu se asnjë shtet nuk duhet të ketë frikë nga e drejta ndërkombëtare. Personalisht e vlerësova shumë një deklarim të tille edhe mendoj se tashmë ka një perspektivë të qartë për zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve detare mes këtyre dy shteteve. E njëjta zgjidhje apo mundësi mund të shfrytëzohet edhe në rastin tonë, pavarësisht faktit që në dukje, problemet mes nesh e Greqisë në detin Jon janë më të thjeshta nga ato të detit Egje. Duhet shtuar këtu edhe vullneti i mirë për t’i zgjidhur bashkërisht çështjet. Edhe Danimarka me Gjermaninë e Holandën kanë pasur e kanë marrëdhënie shumë të mira mes tyre, por kur ishte e nevojshme ato iu drejtuan Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për ndarjen e Shelfit Kontinental në Detin e Veriut. Po kështu edhe Britania me Francën në rastin e ndarjes se hapësira detare mes tyre në Kanalin Britanik e të tjera. Le të shpresojmë se edhe mosmarrëveshjet mes nesh për ndarjen e hapësirave detare në detin Jon do të kenë një perspektivë konkrete. E rëndësishme është të tregohet gatishmëri e të fillohet me procedurat pa humbur kohe, pasi çdo gjykatë, përfshi këtu edhe Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, do t’i duhet të paktën 4–5 vjet për shqyrtimin e çështjes. /Gazeta Liberale

Tags: DetiGjykata KushtetueseGreqiaXhezair Zaganjori

TË LIDHURA

Zjarr në një pallat në qendër të Tiranës, tymi mbulon zonën
Aktualitet

Zjarr në një pallat në qendër të Tiranës, tymi mbulon zonën

17:22 | 05/04/2026
Gjendet i pajetë në banesë 67-vjeçari në Korçë, çfarë dyshohet
Aktualitet

Gjendet i pajetë në banesë 67-vjeçari në Korçë, çfarë dyshohet

17:01 | 05/04/2026
Hoxha: Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist
Aktualitet

Hoxha: Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist

20:51 | 04/04/2026
Next Post
Universitetet përballë rrezikut të pandemisë

Universitetet përballë rrezikut të pandemisë

Negociatat me BE-në, Rama për lobim në Gjermani

Negociatat me BE-në, Rama për lobim në Gjermani

“S’kam hasmëri, nuk mbaj përgjegjësi për veprimet e vëllait”, Preng Gjini rrëfen traumën pas shpërthimit me tritol

"S’kam hasmëri, nuk mbaj përgjegjësi për veprimet e vëllait”, Preng Gjini rrëfen traumën pas shpërthimit me tritol







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026




TË FUNDIT

Zjarr në një pallat në qendër të Tiranës, tymi mbulon zonën
Aktualitet

Zjarr në një pallat në qendër të Tiranës, tymi mbulon zonën

by mirseda
17:22 | 05/04/2026
0

Një zjarr ka rënë në një pallati në qendër të Tiranës, pasditen e kësaj të diele. Mësohet...

U kap me 7 kg kokainë në çantën e shpinës/ Arrestohet në Itali 40-vjeçari shqiptar

U kap me 7 kg kokainë në çantën e shpinës/ Arrestohet në Itali 40-vjeçari shqiptar

17:03 | 05/04/2026
Gjendet i pajetë në banesë 67-vjeçari në Korçë, çfarë dyshohet

Gjendet i pajetë në banesë 67-vjeçari në Korçë, çfarë dyshohet

17:01 | 05/04/2026
Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin

23:18 | 04/04/2026
Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:15 | 04/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com