Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Zaev: Jemi të gatshëm t’i japim garanci me shkrim Bullgarisë

5 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha
Zaev: Jemi të gatshëm t’i japim garanci me shkrim Bullgarisë

Maqedonia e Veriut është e gatshme që me shkrim t’i garantojë Bullgarisë se nuk ka asnjë pretendim territorial ndaj territorit të saj, se nuk përzihet në punët e brendshme të Sofjes dhe se është e përcaktuar të zbatojë deri në fund Marrëveshjen e Fqinjësisë së Mirë, të arritur mes dy vendeve në vitin 2017, tha kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

“Ne jemi të gatshëm – nëse Bullgaria dëshiron që të japim garanci në letër, memorandum, deklaratë, protokoll, çfarëdo që mund të konfirmohet nga qeveria dhe të miratohet në një konferencë ndërqeveritare – të tregojmë se nuk kemi pretendime territoriale ndaj Bullgarisë ose ndonjë vendi tjetër”, tha Zaev.

Ai theksoi gatishmërinë e Qeverisë së tij për të vazhduar bisedimet me Bullgarinë për kapërcimin e mosmarrëveshjeve.

Bullgaria, në muajin nëntor, e ka penguar hapjen e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, duke thënë se dallimet për gjuhën dhe identitetin nuk janë kaluar.

Që korniza negociuese të kalojë, duhet votë unanime nga të gjithë anëtarët e BE-së.

Zaev, në deklaratën që dha në Qeveri me rastin e 100 ditëve të punës së tij, nuk përmendi kontestin për gjuhën, identitetin dhe aspektet historike, që janë çështje kryesore e kontestit me Bullgarinë, por u ndal në çështje të tjera që po ashtu janë temë debati.

“Maqedonia e Veriut është emri i shkurtër i emrit Republika e Maqedonisë së Veriut. Ky emër paraqet identitetin politik të RMV-së, asgjë më shumë dhe asgjë më pak. Ne nuk kemi pretendime territoriale për asnjë territor të Bullgarisë ose ndonjë vendi tjetër fqinj. Për çështjen e pakicave, shqetësimet e Bullgarisë janë ngritur nga procedurat e Parlamentit Evropian, por ne, siç e kemi thënë qartë në Marrëveshjen e Fqinjësisë së Mirë dhe Miqësisë, nuk ndërhyjmë në punët e brendshme, nuk kemi ndërhyrë deri më tani”, tha Zaev.

Zëvendëskryeministri për çështjeve evropiane i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov, bëri të ditur edhe për një përpjekje për zhbllokimin e kontesteve mes dy vendeve, duke paralajmëruar për të mërkurën një takim të ri të ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së.

“Do të ketë një takim të tillë, por pa synuar të rrisë shpresa të mëdha”, tha Dimitrov.

Bullgaria dëshiron që Shkupi të pranojë se identiteti dhe gjuha maqedonase kanë rrënjë bullgare. Sofja, në mënyrë specifike, kërkon që gjuha e folur nga maqedonasit të quhet “gjuha zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”.

Shkupi këmbëngul se maqedonishtja është një gjuhë e veçantë sllavo-jugore.

Bullgaria gjithashtu kërkon që fqinji i saj të heqë dorë nga pretendimet se në Bullgari ekziston një pakicë e veçantë maqedonase.

Tags: BullgariMaqedoni e VeriutZoran zaev

TË LIDHURA

Protesta në Shkup pas tragjedisë së marsit ku humbën 63 persona; mijëra kërkojnë drejtësi
Rajoni

Protesta në Shkup pas tragjedisë së marsit ku humbën 63 persona; mijëra kërkojnë drejtësi

19:54 | 15/11/2025
Horror në Itali/ Nëna vret dalin 9-vjeçar, i pret fytin me thikë
Rajoni

Horror në Itali/ Nëna vret dalin 9-vjeçar, i pret fytin me thikë

13:25 | 13/11/2025
Italia vendos verifikimin e detyrueshëm të moshës për faqet pornografike
Rajoni

Italia vendos verifikimin e detyrueshëm të moshës për faqet pornografike

10:38 | 13/11/2025
Next Post
VIDEO/ Momenti kur efektivi i ”Shqiponjave” qëllon për vdekje Klodian Rashën

VIDEO/ Momenti kur efektivi i ''Shqiponjave'' qëllon për vdekje Klodian Rashën

‘Ti jeton në luks, shqiptarët s’kanë çfarë hanë’/ Abilekaj përplaset me Beqajn

‘Ti jeton në luks, shqiptarët s'kanë çfarë hanë’/ Abilekaj përplaset me Beqajn

Berisha: Infeksionet janë rritur 40 herë, Rama vjedh nga mëngjesi në darkë

Sali Berisha: Nuk e kam vizituar kurrë Enver Hoxhën







JU REKOMANDOJMË

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025
U hodh nga ballkoni në sy të fëmijëve dhe gruas, ndërron jetë 40-vjeçari në Korçë

U hodh nga ballkoni në sy të fëmijëve dhe gruas, ndërron jetë 40-vjeçari në Korçë

09:47 | 17/11/2025
Përplasi për vdekje të moshuarën dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 58-vjeçari nga Kavaja

LAJMI I FUNDIT/ Atentat pranë aeroportit të Rinasit, dyshohet për viktima

14:32 | 11/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025




TË FUNDIT

Atentati në Rinas – Kapri: Dështim i plotë, Proda të japë dorëheqjen
Aktualitet

Atentati në Rinas – Kapri: Dështim i plotë, Proda të japë dorëheqjen

by mirseda
18:02 | 17/11/2025
0

Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, në mbledhjen e sotme të Komisionit për Çështjet e Brendshme dhe...

Shembje masivi në rrugën drejt Thethit, 9 persona dhe 5 mjete mbeten të bllokuara

Shembje masivi në rrugën drejt Thethit, 9 persona dhe 5 mjete mbeten të bllokuara

17:57 | 17/11/2025
Aksident në aksin Fier-Seman, makina përplas karrocën dhe plagos drejtuesin e saj

Aksident në aksin Fier-Seman, makina përplas karrocën dhe plagos drejtuesin e saj

17:36 | 17/11/2025
“Kosova feston me ju”/ Vjosa Osmani uron Shqipërinë për hapin historik drejt BE-së

“Kosova feston me ju”/ Vjosa Osmani uron Shqipërinë për hapin historik drejt BE-së

17:34 | 17/11/2025
Meta kërkon lirinë, zbulohet data e gjyqit në Gjykatë e Lartë

Meta kërkon lirinë, zbulohet data e gjyqit në Gjykatë e Lartë

17:26 | 17/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com