Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

Zaev: Bullgaria nuk ishte fashiste, kemi histori të përbashkët

5 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha
Zaev: Bullgaria nuk ishte fashiste, kemi histori të përbashkët

Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev, ka deklaruar se Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria kanë histori të përbashkët.

Në një intervistë për agjencinë bullgare të lajmeve BGNES, të publikuar të mërkurën, kreu i qeverisë maqedonase, ka përdorur një retorikë krejt ndryshe nga ajo e ditëve të kaluara, kur autoritetet në Shkup akuzonin palën bullgare për mohim të gjuhës dhe identitetit maqedonas.

“Ne kemi një histori të përbashkët. Goce Dellçev (dy vendet pretendojnë përkatësinë e tij etnike) është revolucionar si për bullgarët ashtu edhe për maqedonasit, të cilët luftuan për lirinë e Maqedonisë dhe rajonin e Edrenesë. Jugosllavia na ka ndarë dhe nëse nuk i njohim dobësitë e historisë, nuk do të jemi në gjendje të ndërtojmë të ardhmen”, tha kryeministri Zoran Zaev.

Kryeministri maqedonas gjithashtu ka mohuar që Bullgaria të ketë vepruar në anën e fashizmit në periudhën e Luftës së Dytë Botërore. “Nëse dikush i lejon vetes të nxijë Bullgarinë me propagandë në të gjithë botën, ai do të mbajë përgjegjësi dhe shteti nuk merr pjesë në këtë”, ka deklaruar Zaev duke bërë të ditur se institucionet tashmë kanë larguar 20 mbishkrime me termin “Bullgaria Fashiste”.

Deklaratat e Zaevit kanë nxitur reagimin e VMRO DPMNE-së duke i quajtur skandaloze.

“Kush ju dha atë të drejtë për të mohuar dhe rishikuar, relativizuar luftën tonë më të madhe historike, viktimat dhe kujtimet e paraardhësve tanë, rezistencën e krijuar nga shteti maqedonas brenda Jugosllavisë, pas së cilës ne kodifikuam gjuhën tonë dhe i institucionalizuam të gjitha karakteristikat tona kombëtare, kulturore dhe zakonore”, ka deklaruar kreu i opozitës maqedonase, duke kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit, Zoran Zaev.

Tensionet mes Shkupit dhe Sofjes u ngritën pas bllokimit që i bëri Bullgaria nisjes së bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

Bullgaria thotë se njeh gjuhën maqedonase dhe kombin maqedonas, por autoritetet në Shkup duhet të pranojnë se ato kanë “rrënjë bullgare”. Sofja pretendon se gjuha maqedonase është krijuar nga një dialekt i gjuhës bullgare dhe serbe, pas vitit 1945 nga Titoja, udhëheqësi i Jugosllavisë së atëhershme.

Pohimet e tilla janë hedhur poshtë në Maqedoninë e Veriut e cila së fundi kishte nisur një retorikë të ashpër ndaj zyrtarëve bullgarë./REL/

Tags: BullgariMaqedoni e VeriutZoran zaev

TË LIDHURA

“Shpërthen” kufiri në Bllatë! Qytetarët vërshojnë drejt Maqedonisë për naftë më të lirë
Aktualitet

“Shpërthen” kufiri në Bllatë! Qytetarët vërshojnë drejt Maqedonisë për naftë më të lirë

13:18 | 11/04/2026
REL: SHBA kërkon në OKB zotim nga Kosova dhe Serbia për bashkëpunim
Bota

REL: SHBA kërkon në OKB zotim nga Kosova dhe Serbia për bashkëpunim

21:00 | 09/04/2026
Ishte në kërkim nga Maqedonia e Veriut për drogë, kapet në Morinë 35-vjeçari
Aktualitet

Ishte në kërkim nga Maqedonia e Veriut për drogë, kapet në Morinë 35-vjeçari

14:10 | 09/04/2026
Next Post
1 javë në klasë, 1 javë në shtëpi: VOA zbardh skenarin e shkollave për mësimin

1 javë në klasë, 1 javë në shtëpi: VOA zbardh skenarin e shkollave për mësimin

Champions League/ Monchengladbach ”shtyp” Shakhtarin, City merr kualifikimin

Champions League/ Monchengladbach ''shtyp'' Shakhtarin, City merr kualifikimin

“Integrimi është sot më larg së asnjëherë”, Vasili komenton kushtet e vendosura nga BE

Vasili: Janë 4-fishuar vdekjet nga Covid-19 dhe nuk tregohet







JU REKOMANDOJMË

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026




TË FUNDIT

Pashkët Ortodokse / Sali Berisha: Le të lutemi që Pashkët e ardhshme t’i festojmë më mirë.
Aktualitet

Pashkët Ortodokse / Sali Berisha: Le të lutemi që Pashkët e ardhshme t’i festojmë më mirë.

by mirseda
22:41 | 11/04/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, nëpërmjet një reagimi në Facebook, ka uruar besimtarët ortodoksë për Pashkët....

Analiza e BBC: SHBA-të dhe Irani ulen për bisedime pas gati gjysmë shekulli armiqësie

Analiza e BBC: SHBA-të dhe Irani ulen për bisedime pas gati gjysmë shekulli armiqësie

22:17 | 11/04/2026
Mbi 6 orë bisedime në Pakistan! Hormuzi përplas SHBA-Iran, Teherani kërkon kontroll të plotë.

Mbi 6 orë bisedime në Pakistan! Hormuzi përplas SHBA-Iran, Teherani kërkon kontroll të plotë.

22:08 | 11/04/2026
Tabaku: Çmimet rriten, të ardhurat s’ndryshojnë—koha për bilanc në Shqipëri

Tabaku: Çmimet rriten, të ardhurat s’ndryshojnë—koha për bilanc në Shqipëri

21:30 | 11/04/2026
Braçe: Rruga e Selitës me gropa, Bashkia e Tirana nuk reagon

Braçe: Rruga e Selitës me gropa, Bashkia e Tirana nuk reagon

21:05 | 11/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com