pusulabetcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişcratosroyalbet kesintisiz giriştaraftarium24betasusjustin tvultrabettaraftarium24justin tvdeneme bonusujustin tvtaraftarium24taraftarium24extrabetmatadorbetcasibomsafirbetgrandpashabetmatbet girişsaltbahiscasibomsaltbahissaltbahiscasibomkulisbetpusulabetjojobet canlıholiganbet1win giriş1wintambet girişholiganbetromabet girişesbetholiganbet1winjojobetgrandpashabetamgbahis girişbetsalvador1win girişamgbahisholiganbet giriş1winmarsbahis girişmatbet girişsafirbetbettiltmatadorbetsekabet girişpusulabet girişbetplaycasinomilyoncasinoroyalbetsalvadorpalacebetteosbetbahiscasinobetgitromabetgrandpashabetimajbet girişpusulabetholiganbetkulisbetonwincasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusucasinowonjojobetibizabetpusulabetholiganbetjojobethititbetbahiscomcasibomjojobetsuperbetincasibomgrandpashabetromabetjojobet girişHoliganbetPusulabetGrandpashabetgrandpashabet girişmarsbahiscasibomcasibom girişholiganbet girişholiganbet girişgrandpashabet girişcasibomJojobet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Yuri Kim mesazh Berishës: Askush nuk mund të jetë mbi ligjin!

5 vjet ago
in Politikë

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, ka reaguar sërish pas shpalljes “non grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe familjes së tij. Yuri Kim i ka përcjellë indirekt një mesazh Berishës, se Shqipëria po ndryshon, dhe se askush nuk mund të jetë mbi ligjin. Ambasadorja amerikane në Tiranë, i mëshoi fort faktit se gjatë dy ditëve të fundit ka parë zhvillime domethënëse, duke iu referuar vendimit për shpalljen “non grata” të ish-kryeministri Sali Berisha dhe dënimit me burg të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla. Ajo e mbylli me një mesazh domethënës, se Shqipëria po ndryshon, dhe se shteti ligjor duhet të mbizotërojë.

“Mendoj si ambasadore e SHBA-së do të doja të shikoja më shumë mundësi, zhvillim ekonomik për vendin, sepse Shqipëria është vend i shkëlqyer. Kjo është diçka për të cilën duhet të punojmë së bashku. Unë kam pjesën time, ju keni rolin tuaj. Shumë prej kësaj lidhet me demokracinë dhe me shtetin ligjor. Keni parë zhvillime domethënëse dje dhe një ditë më parë, të cilat duhet të vazhdojnë. Këto janë zhvillime pozitive të cilat duhet të vazhdojnë.

Nuk kam asgjë për të shtuar përveç asaj që ka thënë sekretari Blinken. Mesazhi është ky, Shqipëria po ndryshon, Shqipëria është anëtare e NATO-s. Shqipëria do të jetë anëtare e BE-së. Shqipëria është një aleate dhe mike e SHBA-së. Duhet të jetë një vend i pasur. Për të arritur atje, askush nuk mund të jetë mbi ligjin. Ditët e pandëshkueshmërisë duhet të vijnë në një fund. Ky nuk është një projekt i SHBA-së, është projekt që së bashku mund ta bëjmë. Le të vazhdojmë të bëjmë progres”, tha ambasadorja.

Berisha i shpall ‘luftë’ SHBA-së, hedh në gjyq sekretarin Blinken

Departamenti Amerikan i Shtetit e shpalli ish-kryeministrin “non grata”, por ky i fundit doli dje në një deklaratë për shtyp duke u shprehur se ka pajtuar një avokat francez, për të paditur kreun e DASH. Ish-kryeministri Sali Berisha ka vendosur të sfidojë Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, duke e paditur për shpifje ndaj tij. “Jam këtu për t’ju informuar për një vendim të pazakontë por të rëndësishëm. Dje Sekretari i Shtetit në mënyrën më shpifëse ka bërë vlerësime të gënjeshtërta për personalitetin tim. Dua të theksoj se që kur kam filluar jetën politike, që kur kam prekur rrogën e parë në borderotë e shtetit, dhe gjeri ditën e djeshme nuk ka njeri në Shqipëri apo në botë që mund të thotë që unë kam qenë i implikuar në një afere të zakonshme korruptive. Kam udhëzuar avokatin tim që të ngrejë ndaj z. Blinken padi direkte për shpifje publike”, tha Berisha.

Nis lufta ndaj korrupsionit të lartë shtetëror, Adriatik Llalla dënohet me 2 vite burg dhe i konfiskohen pronat

Një ditë më parë, ish-kryeprokurori Adriatik Llalla u dënua me dy vite burg nga Gjykata e Posaçme. Prej më shumë se dy vitesh beteje me prokurorinë dhe gjykatat, dje Llalla është dënuar nga Shkalla e Parë me 2 vite burg. SPAK kërkoi dënimin e tij me 2 vite burgim dhe përjashtimin për 5 vite nga postet publike. Kërkesa e tij u pranua nga trupa gjykuese, duke shënuar në këtë mënyrë rastin e parë të dënimit të një zyrtari nga organet e reja të drejtësisë. Vendimi nuk ka formë të prerë dhe pritet që Llalla ta ankimojë në Apel. Por nëse dhe aty merret i njëjti vendim, atëherë ish-kryeprokurori do të futet në qeli. Ndërkohë avokati i tij në seancë ka hedhur poshtë pretendimet e prokurorisë, duke kërkuar pafajësi.

Tags: Adriatik LlallaBerishaYuri Kim

TË LIDHURA

Politikë

Berisha: Heqja e sanksionimit të SHBA-së ndaj meje, korrigjim i një vendimi të padrejtë

13:54 | 13/06/2026
Politikë

Begaj në 27-vjetorin e Çlirimit të Kosovës: Liria nuk falet, Kosova është dëshmi e gjallë e saj

21:14 | 12/06/2026
Politikë

Rama protestuesve: “Cili është djalli që po tenton të hyjë mes nesh?”

19:46 | 12/06/2026
Next Post

Ish kryeprokurori Hajdari ironizon Berishën: Padia çon në konflikt me SHBA!

Manjani: "Të zezat" e Berishës s’janë gjë krahasuar me ç'po i bëhet këtij vendi

Ishte me prindërit për pelegrinazh, 14-vjeçarja bie në humnerë







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Maliq! Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari

14:51 | 12/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Protesta, thirrje për Altin Dumanin: Rikthehu në SPAK dhe nis arrestimet

by mirseda
22:48 | 13/06/2026
0

Tashmë ka përfunduar protesta e 14-të përpara Kryeministrisë, ky qytetarët mblidhen çdo ditë në orën 18:00. Qytetarët...

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj, i dënuar me 15 vite burg

22:43 | 13/06/2026

Shembull qytetarie në protestë, turma hap rrugën për ambulancën te “Brryli”

22:39 | 13/06/2026

2 javë protestë para Kryeministrisë/ Protestuesit sërish ndezin flakadanë në mes të turmës

22:31 | 13/06/2026

Tetë të arrestuar gjatë protestës kundër emigracionit në Liverpool

22:12 | 13/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com