E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

Ish kryeprokurori Hajdari ironizon Berishën: Padia çon në konflikt me SHBA!

Ish kryeprokurori i Apelit, Shkëlqim Hajdari  e ka cilësuar si deklaratë të pamenduar që mund të çojnë në konflikt SHBA dhe Shqipërinë padinë për shpifje të Berishës ndaj sekretarit amerikan të shtetit Antony Bliken. Në emisionin “Repolitix”, Hajdari thotë se habia në këtë padi është se Berisha beson vërtetë se Blinken do gjykohet dhe dënohet për vendimin për të futur familjen Berisha në listën e zezë të SHBA. Madje Hajdari duke komentuar edhe vendimin për dënimin e Adriatik Llalla , i shpallur dhe ai non grata nga SHBA, ironizoi se të së bashku Berisha dhe Llalla jo vetëm sekretarin Blinken, por edhe presidentin e SHBA e arrestojnë.

“Është në ngjarje historike pasi Berisha dhe të gjithë të tjetër  do i japin përgjigje popullit shqiptar pse Shqipëria është një nga vendet më të korruptuara në botë.  Disa çështje penale SPAK i ka në dorë që lidhen me familjarët e Berishës si çështja e boronicës, klubit partizani apo siç do bëhet së shpejti edhe çështja e Gërdecit. Berisha ka një karriere të gjatë politike, sot duhet mirëkuptuar për qëndrimin që ka mbajtur sepse mirë që nuk shkoi deri sa ti shpallte lufte SHBA. Berisha mirë që mendon se do të padisë sekretarin amerikan të shtetit , por beson se do të gjykohet dhe do të dënohet.  Berisha me Adriatik Llallën jo vetëm Blinken por dhe presidentin e SHBA shkon e arreston në zyrë. Berisha është në një pozitë të vështirë, por këtë duhet ta përdorë në mënyrë të dinjitetshme dhe të mos bëhet shkak që me deklarata e tij të pamenduara të bëhet shkak për konflikt mes SHBA dhe kombit shqiptar. SPAK është në të drejtën e vetë t’i kërkojë agjencive ligjzbatuese amerikane nëse disponojnë prova e fakte që implikojnë Berishën dhe zyrtarë të tjerë përqark tij si në arsyetimin e vendimit të DASH”, tha Hajdari./shqiptarja.com

Lexo edhe :   Me rikthimin e Berishës, “fitojnë të gjithë”
Lexo edhe :   Miliarderët amerikanë paguajnë pak ose aspak taksa

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Zgjedhje për kreun e ri/ Gjana: Komisionerët e kandidatëve vetëm nga degët e PD

Komiosionerët e çdo kandidati për kryetar në PD duhet të jenë anëtarë të degës përkatëse të PD-së ku do propozohen për këtë proces. Ka...

Asnjë viktimë nga koronavirusi, 12 raste të reja në 24 orët e fundit

Situata epidemiologjike në vendin tonë paraqitet e qëndrueshme. Në 24 orët e fundit, janë regjistruar 12 raste të reja me Covid-19, nga 2.916 testime...

”Shpresoj të mos jetë si Trump”/ Putin flet për Biden para takimit në Gjenevë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin shpreson se homologu i tij amerikan, Joe Biden, do të jetë më pak impulsiv se paraardhësi i tij, Donald...

Të shtëna me armë në SHBA, 13 të plagosur, autori ende i lirë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku një person ka shtënë me armë duke lënë të...

Përmbyset autoboti me naftë në Elbasan, bllokohet shoferi

Një autobot me karburant është përmbysur mesditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, pranë fshatit Xibrakë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se shoferin e ka zëne...