Sikundër ishte paralajmëruar, në nisje të këtij sesioni të ri parlamentar, ambasadorja Yuri Kim ka zhvilluar një takim me kryetaren e Parlamentit, Lindita Nikolla. Pas takimit ka mbajtur një prononcim për mediat, ku ka folur edhe për vendimin e qeverisë shqiptare, pas sulmit kibernetik nga Irani.
“Më lejoni ta përdor edhe këtë rast për ta theksuar rëndësinë e veprimit që është ndërmarrë kundër sulmit kibernetik ndaj Shqipërisë.
Kemi parë deklaratën e kryeministrit Rama sot në mesditë. Shtëpia e Bardhë është përgjigjur menjëherë dhe me forcë. Duhet të jetë absolutisht e qartë që kur miku dhe aleati ynë Shqipëria është nën sulm, SHBA do të ndërmarrin veprime”, tha ajo.
Rama njoftoi sot vendimin ekstrem të qeverisë shqiptare, duke ndërprerë marrëdhëniet me Iranin, vendim që pason sulmin kibernetik ndaj institucioneve qeveritare.