Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Ylli Shehu rrëfen prapaskenat: Më quajnë tradhtar, mes nesh ka spiunë

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Ylli Shehu rrëfen prapaskenat: Më quajnë tradhtar, mes nesh ka spiunë

Deputeti më i ri Ylli Shehu ka ardhur në një intervistë ndryshe për Gazeta Shqiptare. Duke folur për kolegët e LSI që ka humbur, ata të cilët i ka ende miq, djaloshi rrëfen edhe arsyen pse u rikthye në Parlament. Ndryshe nga sa jemi mësuar ta shikojmë, deputeti flet edhe për familjen e tij, duke thënë se pengu më i madh është koha e munguar me djalin e tij, Bekimin.

Rikthehet në Kuvend Ylli Shehu, si e përjetuat këtë rikthim, duke qenë se këtë herë u shoqëruar edhe me polemika?

Ishte një rikthim më i zhurmshëm, por ishte i ligjshëm dhe një përpjekje individuale për të zbutur sa të jetë e mundur këtë krizë institucionale dhe të mospërfaqësimit që u krijua. Ndryshe nga hera e parë që kishte emocionin e një sfide të re, kësaj here kisha mbi gjithçka vendimin e arsyeshëm për të përfaqësuar zgjedhësit e mi e për të mos i tradhtuar ata që më votuan mua, apo që prej meje votuan subjektin politik për të cilin kandidova.

Në aspektin personal si e përjetuat të gjitha akuzat dhe deklaratat e bëra ndaj jush, po familjarët tuaj si e përjetuan?

Nuk kam pse e mohoj që ishte një barrë jo e lehtë. Unë nuk kam punuar asnjëherë për vëmendje mediatike apo për polemika. Gjithë angazhimi në komunitet, i imi dhe i familjes sime, ka qenë i fokusuar tek shërbimi e komunikimi me njerëzit, tek besimi në Zot dhe tek ndarja e vlerave të përbashkëta. Kjo ishte një situatë e re, të cilën unë e mirëkuptoj, dhe e prisja që të bëhesha tabelë qitjeje për partinë me të cilën kandidova, por kjo nuk ishte aq e thjeshtë për familjen time, e cila siç e thashë, nuk ka debatuar me askënd, e nuk e ka të zakonshme të përbaltet.

Duket sikur deputetët e rinj kanë një lloj “frike” nga foltorja, apo edhe “turpi”, ju personalisht keni të tilla komplekse?

Nuk besoj që ka vend turpi, e aq më pak frika në këtë rast. Së pari, forma kryesore e shprehjes në parlament, është vota, dhe unë e kam ushtruar këtë të drejtë në oponencë me qeverinë sa herë ka qenë e arsyeshme. Në shumicën e rasteve unë kam votuar kundër. Sigurisht që foltorja është një instrument që do të shfrytëzoj në kohën e duhur dhe për argumentet e duhura. Nuk besoj që të flasësh shumë është shenjë zotësie. Në kaq vite në parlament kam dëgjuar fjalime boshe të cilat mund tu ishin kursyer shqiptarëve, nga njerëz që s’thonë asgjë dhe pse flasin pafund.

Si i keni marrëdhëniet me kolegët dhe ish-kolegët, por mbi të gjitha me ish-kolegët e LSI?

Me kolegët ne përpiqemi të organizohemi dhe diskutojmë para çdo seance për të qenë të unifikuar e të qartë, e për të rrahur bashkë mendimet mbi aktualitetin. Me ish kolegët nuk mund të them se kam ndonjë raport të veçantë, pasi shumica e tyre i kanë mbyllur sytë me shallin e errët të kryetares së partisë, dhe nuk flasin “me tradhtarët” siç më quajnë mua. Ka ndonjë që e mban një sy hapur për të bërë “lajmësin” mes nesh që jemi në parlament dhe atyre që janë jashtë tij, por nuk besoj që ju ka funksionuar.

Ka nga ata që kanë frikë të të flasin tanimë?

Nuk është çështje frike besoj, por koncepti që kanë për veten si qenie politike. Shumica e atyre që kanë ngelur janë mitingashë, që i ndajnë njerëzit në armiq klasash. Ky nuk është rasti im dhe unë nuk funksionoj kështu. Megjithëkëtë, në LSI kam ende disa miq të mirë që dalim mbi këtë ndasi mendjengushtë dhe vijojnë të kenë të njëjtin raport me mua, apo me kolegët e tjerë që pranuan mandatet.

Përpara se pranonit mandatin keni patur biseda me drejtuesit e LSI, apo pse jo edhe kërcënime?

Nëse do të ishin kërcënime do të kishin përfunduar në organet kompetente. Biseda po. Më kanë kërkuar të dorëzoj mandatin, pra të mos e pranoj qysh në fillim, ç’ka i quaj të natyrshme. Por për mua është e papranueshme që këto kërkesa u bënë pasi LSI e kishte bërë fakt të kryer djegien e mandatit dhe nuk u konsultua me ne që ishim në listë. Edhe kur na kërkuan të dorëhiqeshim, kjo nuk u shoqërua me ndonjë sqarim bindës dhe argumentues, por vetëm urdhërues. Mendoj që pati shumë probleme komunikimi dhe imponimi.

Si janë marrëdhëniet me elektoratin, kanë nisur nga kërkesat?

Unë nuk i kam konsideruar asnjëherë si elektorat, por si miq e bashkëpunëtorë të mitë dhe familjes sime. Kjo marrëdhënie nuk fillon që në 2013 që kandidova për deputet, por është një linjë e hershme e familjes sime e cila bashkëpunon me njerëzit në mënyrë intensive, duke i ndihmuar dhe duke ndihmuar prej tyre. Kështu që kërkesat kanë qenë përherë, edhe këto dy vjet që nuk isha deputet, dhe unë e familja ime kemi bërë gjithçka për të bërë ato mundemi për këdo që ka pasur nevojë.

Ylli Shehu si një djalë i ri, përse i hyre politikës?

Për të ndihmuar në rrugë institucionale të gjithë ata miq e dashamirës të familjes sime të cilëve ju përplasje dera në fytyrë nga çdo qeveri. Hyra për të bërë sa mundem të përmirësoj jetën e atyre që më votuan.

A jeni i pasur, a keni qenë i pasur përpara se të hyni në politikë?

Pasuria ime më e madhe është im bir, Bekimi. Të tjerat kurrë nuk kanë pasur e as do të kenë ndonjë vlerë për mua. Pasuria ime dhe e familjes sime nuk ka pësuar ndonjë ndryshim para apo pas hyrjes në politikë.

Jeni një personazh shumë mediatik, por pak dihet për jetën tuaj private. Si po shkon martesa?

Produkti më i çmuar është im bir, i cili po rritet me një ritëm marramendës dhe më befason disa ditës.

A ndryshon martesa me kalimin e viteve, po dashuria?

Martesa e bën çdo njeri më të mirë dhe dashuria i mban gjallë shpirtrat tanë. Ato ndryshojnë sikundërse ne, por janë të paçmueshme.

Tashmë që jeni përsëri deputet a bëhet xheloze bashkëshortja mos femrat të afrohen më shpejt?

Nuk është ky rasti im.

Ka diçka për të cilën je penduar në jetë?

Për kohën që humbas me gjera të tjera dhe nuk ja kushtoj tim biri. Uroj që të mos më gjykojë për këtë. Gjithçka tjetër e kam bërë me zemër dhe besimin në Zot se kam qenë në rrugën e duhur./Gazeta Shqiptare

 

Tags: kuvendmandatiYlli Shehu

TË LIDHURA

Votat preferenciale në Dibër, merr mandat kandidati i PS-së, Agron Malaj
Aktualitet

Votat preferenciale në Dibër, merr mandat kandidati i PS-së, Agron Malaj

22:22 | 13/05/2025
“Plenković uron Ramën dhe konfirmon pjesëmarrjen në samit”
Aktualitet

“Plenković uron Ramën dhe konfirmon pjesëmarrjen në samit”

21:48 | 13/05/2025
Celibashi: Procesi i numërimit po zhvillohet normalisht, rezultatet përfundimtare priten brenda javës
Aktualitet

Celibashi: Procesi i numërimit po zhvillohet normalisht, rezultatet përfundimtare priten brenda javës

21:37 | 13/05/2025
Next Post
Edhe nesër priten reshje shiu, mos harroni çadrat

Edhe nesër priten reshje shiu, mos harroni çadrat

“Ndihen të pashpresë, të pa përkrahur”/Kryemadhi: Duhet rimëkëmbur bujqësia

"Ndihen të pashpresë, të pa përkrahur"/Kryemadhi: Duhet rimëkëmbur bujqësia

Protesta kundër qirave të larta, gjermanët: Të shtetëzohen apartamentet

Protesta kundër qirave të larta, gjermanët: Të shtetëzohen apartamentet

JU REKOMANDOJMË

Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

20:00 | 13/05/2025
Alba Pollozhani largohet nga Ferma VIP: Duhej të dilja me patjetër

Alba Pollozhani largohet nga Ferma VIP: Duhej të dilja me patjetër

21:51 | 13/05/2025
PS del përtej parashikimeve, drejt mandatit të 12/ Fitorja erdhi nga Fieri, prodhon 18 mandate

PS del përtej parashikimeve, drejt mandatit të 12/ Fitorja erdhi nga Fieri, prodhon 18 mandate

19:23 | 12/05/2025
PS humbet “bastin” për 5 me 0, demokratët fitojnë bindshëm Kavajën

PS humbet “bastin” për 5 me 0, demokratët fitojnë bindshëm Kavajën

09:38 | 13/05/2025




TË FUNDIT

A janë ndarë Fero dhe Nita? Zbulohet e vërteta për çiftin
Showbizz

A janë ndarë Fero dhe Nita? Zbulohet e vërteta për çiftin

by mirseda
22:49 | 13/05/2025
0

Pas një pauze prej më shumë se dy vitesh, reperi Fero ka bërë një rikthim surprizë në...

Votat preferenciale në Dibër, merr mandat kandidati i PS-së, Agron Malaj

Votat preferenciale në Dibër, merr mandat kandidati i PS-së, Agron Malaj

22:22 | 13/05/2025
Protagonist absolut me Basel, Shaqiri lojtari i javës në elitën e Zvicrës

Protagonist absolut me Basel, Shaqiri lojtari i javës në elitën e Zvicrës

22:00 | 13/05/2025
Alba Pollozhani largohet nga Ferma VIP: Duhej të dilja me patjetër

Alba Pollozhani largohet nga Ferma VIP: Duhej të dilja me patjetër

21:51 | 13/05/2025
Askush si Balaj në dy sezonet e fundit, FSHF shpërblen kapitenin e Vllaznisë

Askush si Balaj në dy sezonet e fundit, FSHF shpërblen kapitenin e Vllaznisë

21:49 | 13/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com