Në nëntor do bënte 19 vjeçe, por ëndrrat e saj u prenë në mes nga një njeri që mendonte se e donte. Xhuljeta Çuni u ekzekutua dje me dy plumba na ish-i dashuri i saj Xhafer Mata, pasi kishte refuzuar që të vijonte lidhjen me të. Por Xhuljeta mund të ishte gjallë. Gazetari Spartak Koka ka zbuluar në emisionin ‘Kjo javë’ në ‘News24’ të moderatores Nisida Tufa, fakte tronditëse të përmasave të një skandali.
Koka deklaroi se një muaj më parë vajza kishte denoncuar në komisariatin nr.3 Xhafer Matën për përndjekje, shkruan ‘BalkanWeb’. Ndërkohë që 31-vjeçari nuk ishte mbajtur për 10 orë i shoqëruar në polici, siç ndodh në raste të tilla. Ngjarja në fjalë, që mori përmasat e tragjedisë, të kujton raste të tjera që kanë tronditur opinionin publik shqiptar. Koka pohon se nëse Mata do të ishte arrestuar, tragjedia mund të ishte shmangur.Po ashtu gazetari tha se më datën 21 maj të këtij viti, dy javë pas kallëzimit të Xhuljeta Çunit, Xhafer Mata i është drejtuar komisariatit nr.3, ku pretendonte se: “Me anë të mashtrimit ish/bashkëshortja e tij Xhuljeta Çuni i ka marrë një sasi lekësh (paund)”, përcjell ‘BalkanWeb’.
INTERVISTA
Referuar dinamikës së ngjarjes, se ka ndodhur krimi?
Ju shpreh ngushëllime familjarëve të të dy viktimave. Është një ngjarje e rëndë, pasi ka shkaktuar dhimbje. Ngjarja ndodhi ditën e djeshme rreth orës 8:25 minuta, ku shtetasi Xhafer Mata i ka dalë para Xhuljeta Çunit. Si fillim ata dyshohet se kanë debatuar me njëri-tjetrin dhe më pas Xhafer Mata ta ketë ekzekutuar me pistoletë të renë. Më pas Xhafer Mata, në kushte të rënduara psikologjike, veshur me një bluzë të kuqe ka lëvizur nga ai pozicion dhe është spostuar 5 metra. Ka ulur si fillim pistoletën dhe më pas e ka marrë prapë. Më pas është spostuar nga ana tjetër e rrugës. Qytetarët i kanë thënë të dorëzohet dhe një punonjëse policie është lajmëruar. Por Xhafer Mata ka qëlluar veten e tij me një plumb. Ngjarja është përsëritje në të gjithë kronologjinë e saj me atë të 21 janarit të 2018, ku para disa muajsh tek fakulteti i Mjekësisë u ekzekutua 21-vjeçarja Ariela Murati nga Aldison Beluli. Xhafer Mata ndërroi jetë disa minuta më vonë.
Ka pasur një debat mes tyre?
Sipas të dhënave paraprake, se kjo është ajo çka kanë deklaruar dëshmitarët, ajo është një rrugë që frekuentohet nga qytetarët. Të dy personat jetojnë në këtë zonë. Mata ka banesën e prindërve në rrugën ‘Jordan Misja’ aty ky kishte edhe një servis, ndërsa Xhuljeta Çuni jetonte në pallatet e arabit.
Ata kishin pasur një lidhje intime sëbashku dhe ishin ndarë?
Sipas të dhënave ata janë ndarë prej pak kohësh. Nga të dhënat që kemi arritur të sigurojmë, Xhuljeta Çuni ishte gjimnaziste në gjimnazin “Qemal Stafa”, ndërsa Xhaferri kishte mbaruar shkollën e larte dhe punonte në një servis të vetin. Xhafer Mata është divorcuar nga bashkëshortja e tij në dhjetor të 2017-ës, martesë nga e cila kishte një djalë që e mban familja e tij. Ai kishte krijuar një lidhje intime me Xhuljetën.
Ishte lidhje para se Xhaferi të divorcohej?
Kjo duhet provuar. Familjarët e Xhafer Matës pohojnë se kanë qenë të lidhur para se të ndahej ai. Familja Mata është familje e cila ka zbritur pas demokracisë nga Kukësi, në Tiranë. Ndërkohë familja e Xhuljetës është me origjinë nga Burreli.
Si njiheshin të ata dy?
Familja Mata është e njohur në rrugën ‘Jordan Misja’. Nuk është se ka pasur raportime këto kohët e fundit për ngjarjen. Më rezulton se në 2012, në 23 shtator, ne kishim raportuar për një përplasje të ashpër të dhunshme, mes familjes së Xhafer Matës me dy punonjës të policisë së komisariat nr.3. Në atë kohë kemi filmuar dhe një automjet të policisë që ishte prishur. Ndërkohë kryefamiljari i familjes Mata pretendonte se bashkëshortja e tij dhe djali i tij ishin dhunuar nga policia në kohën kur vëllai i Xhafer Matës, i kishte ikur punonjësve të policisë me një motor pa letra dhe ishte futur në oborrin e banesës. Ata ishin zënë me lopata, dhe sende të forta. Për këtë pati kallëzime të ndërsjellët. Xhafer Mata në atë kohë u la i lirë për mungesë provash për dhunë ndaj policisë. Ndërsa i ati e ka ndjekur çështjen deri në Gjykatën e Apelit me pretendimin se ndaj tij ishte ushtruar dhunë nga policia. Është familje me evidencë policore. Si Xhaferi dhe familja e tij. Xhafer Mata ka pasur vet dy denoncime në polici. Një në vitin 2008 për tentativë grabitje nga ana e 5 personave, një në 2011 që është kanosur nga një person me inicialet F.Sh. Është shoqëruar për një aksident rrugor në 2009-ën. Ndërsa ka pasur dhe një raport shoqërimi për vjedhje të energjisë elektrike në 2017. Nuk figuronte që të kishte denoncime për ushtrim dhune ose kallëzime ndaj tij nga ana e Xhuljeta Çunit apo ndonjë personi tjetër. Çka e bën këtë panoramë sikur kjo ngjarje ndodhi beftas dhe nuk ishte e paralajmëruar. Por ne kemi investiguar dhe i kemi shkuar përtej kësaj historie. Megjithëse kemi kërkuar një konfirmim zyrat nga policia në rast se Xhuljeta Çuni kishte bërë kallëzim ndaj Xhafer Matës. Policia ka mohuar ose ska dhënën informacion të saktë duke devijuar tematikën, pse duke mos u përgjigjur për pyetjen që i bëhet. A kishte apo jo kallëzim nga Xhuljeta, apo kallëzim të ndërsjellët nga Xhaferri. Në një hulumtim që kam bërë, të paktën për këto 24 orë, rezulton e provuar se shtetasja Xhuljeta Çuni është paraqitur në komisariatin nr. 3 në datë 7 maj të vitit 2018.
Pra fiks një muaj më parë….
Po një muaj më parë. Është paraqitur dhe për këtë version e sfidoj edhe policinë e Tiranës. Policia të publikoj pamjet e kamerave të sigurisë ku Xhuljeta Çuni futet në komisariatin nr.3 të Tiranës në lot, e tronditur, dhe del po ashtu e tronditur.
vijon….