Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Xhixho: Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur në Komisionin e Ekonomisë…

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Ish-deputetja e LSI-së Erisa Xhixho përgjatë një konference shtypi ka deklaruar se një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur në Komisionin e Ekonomisë të Parlamentit monist të rilindjes.

Ja deklarata e plotë e Erisa Xhixhos: “Të nderuar qytetarë. Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur në Komisionin e Ekonomisë të Parlamentit monist të rilindjes. Fjala është për Pr/ligjin e “Korporatës së Investimeve Shqiptare” që kaloi në Komisionin e Ekonomisë para disa ditësh e cila është legjitimim i hapur i vjedhjes së pronës private dhe publike.

Korporata është një mekanizëm grabitqar i kryeministrit Rama për të tjetërsuar pronën publike dhe private. Ku konsiston kjo vjedhje shtetërore: 1. Ky pr/ligj shkel Kushtetutën e vendit pasi cenon sigurinë juridike dhe fizike të pronës private e publike. Sipas këtij pr/ligji qeveria krijon Korporatën dhe me VKM i kalon asaj truall e prona të caktuara në kapitalin e saj të cilat do shërbejnë më pas si kapital fillestar në treg. Ky është një abuzivitet skandaloz. Pasi ende nuk ka një listë të saktë për pronat që mund të përdoren nga korporata. Ndërkohë mënyra dhe kriteret e vlerësimit të pronës publike mbeten abuzive, duke krijuar premisë që ajo të zhvleftësohet dhe të tjetërsohet me një të rënë të lapsit nga qeveria Rama tek çdo oligark i saj.

2. Në këtë pr/ligj të cilin nuk e shpëtojnë dot as kozmetikat e gjoja të ndryshuar për nenin e prokurimit publik, pasi përsëri ka vakum ligjor, mungesë transparence dhe paqartësi të rrezikshme për mënyrën si do të zbatohet.

3. Koorporata gjithashtu i jep të drejtë vetes për të marrë kredi duke përdorur si garanci pronat publike. Kjo skemë mafioze pa dyshim është në filozofinë e PPP të cilave i ka ardhur fundi duke rrezikuar të risi dhe të fshehë borxhin publik që sot është në kuotat 70%. Por çfarë ndodh nëse falimenton projekti? Fare thjeshtë prona publike do i kalojë bankës.

4. Gjithashtu ky ligj dhunon e shkel në mënyrë flagrante “Ligjin për Qeverisjen Vendore”, autonominë vendore që ashtu si në rastin e ligjit special për teatrin që u dhunua totalisht vendimmarrja e Këshillit Bashkiak edhe pse një detyrim ligjor , tashmë ky precedent kthehet në normë duke qenë se çdo pronë publike me justifikimin e një projekti investimi strategjik vetëm me VKM mund t’i transferohen të drejtat e përdorimit, të pronësisë nga pushteti lokal apo qendror tek fondi i Korporatës.

5. Ky projektligj vjedh pronën private me VKM me justifikimin e interesit publik, ku më të rrezikuara padyshim janë së pari pronat në bregdet të cilat mund t’i dhurohen oligarkëve pranë qeverisë për të ndarë së bashku fitimet. Ky është një ligj totalisht klientelist që grabit pronën private dhe publike e në këtë mënyrë padyshim cenon procesin e integrimit evropian të Shqipërisë, ku një nga kushtet që së fundmi Bundestagu Gjerman i ka vendosur Shqipërisë për hapjen e negociatave është pikërisht garantimi i plotë i të drejtës së pronës.

Ligji i jep të drejtën e pronësisë mbi publiken dhe privaten vetëm një njeriu, kryeministrit Rama për të administruar për interesat e tij dhe oligarkëve të tij pronat e shqiptarëve. Pra kryegrabitqari ligjërohet të jetë Edi Rama dhe klientët e tij oligarkë. I bëjmë thirrje qeverisë që të heqë dorë menjëherë nga ky ligj i cili është një atentat dhe grabitje e hapur masive e pronës publike dhe private. Në rast se qeveria e kapur këmbëngul në miratimin e tij e garantojmë që ky ligj do të jetë jetë shkurtër dhe si ligji ashtu edhe pasojat e tij do të anulohen menjëherë në momentin që opozita do të marri qeverisjen e vendit në duart e saj”.

Tags: komisionKomisioni i Ekonomisengjarjexhixho

TË LIDHURA

Aktualitet

POPULLI VENDOS/ “Rama të japë dorëheqjen?”, protestuesit aprovojnë me kartonë jeshilë

22:53 | 09/06/2026
Aktualitet

Interesi i mediave të huaja për protestën në Shqipëri, flet eksperti i ekonomisë

22:23 | 09/06/2026
Aktualitet

Tubim 4 orë/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Edi Rama dorëhiqu, gënjeshtrave iu erdhi fundi!

22:17 | 09/06/2026
Next Post

Skandali/ Tender me fondet publike për banderola në greqisht, aktivitet për Kacifas?!

Berisha: ‘Shengeni Ballkanik’ si pakti Tito-Enver

“Leksionet” e zgjedhjeve nga Kosova, i kemi grisur vetë







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

POPULLI VENDOS/ “Rama të japë dorëheqjen?”, protestuesit aprovojnë me kartonë jeshilë

by mirseda
22:53 | 09/06/2026
0

Vijon qendra e protestuesve para Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Me thirrjen ‘populli vendos!’ dhe thirrjet për dorëheqje...

Interesi i mediave të huaja për protestën në Shqipëri, flet eksperti i ekonomisë

22:23 | 09/06/2026

Tubim 4 orë/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Edi Rama dorëhiqu, gënjeshtrave iu erdhi fundi!

22:17 | 09/06/2026

Tensione në Hormuz,Irani paralajmëron forcat e huaja të largohen pas kërcënimeve të SHBAsë për sulme

21:46 | 09/06/2026

Sheshi ‘vlon’ nga ovacionet: Arresto Belindën, pa dhënë dorëheqje nuk ndalojmë

21:26 | 09/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com