Prokuroria e Tiranës ka vendosur të rihapë hetimin për vrasjen e Aleks Nikës, më 21 janar të vitit 2011. Në lidhje me këtë çështje, ka folur xhaxhai i viktimës, Mark Nika.
I ftuar në emisionin ”Open”, ai u shpreh se marrë propozime për të mbyllur çështjen ligjore në këmbim të parave. Sipas Nikës, fajtorë për ngjarjen e 21 janarit ishin ish-kryeministri Sali Berisoha, Lulzim Basha, Ndrea Prendi dhe Adriatik Llalla.
Ndër të tjera, Mark Nika tha se shpreson te SPAK për vënien e drejtësisë.
“Ky propzim për zgjidhjen e çështjeve me të holla na është bërë dy here nga Strasburgu, e kemi refuzuar si akt i shëmtuar për ne, vrasje nuk zgjidhet me para, i bie të shisnim gjakun e Aleksit. E kemi kërkuar që kjo të refuzohet nga avokatura shqiptare. Kam një dyshim që Strasburgu ja faturon prokurorisë së Tiranës dhe pastaj ta mbyllë, se do penalistë dhe juristë të mirë, që prokuroria si ka prandaj duam të çohet në SPAK, se na ka thënë që si plotëson kushtet. Unë akuzoj Berishën, Bashën, Prendin, prokurori i përgjithshëm që ka manipuluar hetimin, Llalla. Ndryshe kjo çështje është e destinuar të varroset sërish. Plumbi i Aleksit sipas prokurorisë së Stambollit është dëmtuar në kokë, kurse në këtë të Tiranës thonë është i shtypur, se nuk ka laboratorë. Tani këta duhet të hetojnë kush e prishi plumbin se kështu gjejnë fajtorin. Për të rifilluar hetimet SPAK do prova këto i ka prokuroria e Tiranës.” tha xhaxhai.