E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

SHBA, agjencitë e zbulimit pa një shpjegim të prerë për origjinën e Covid-it

Komuniteti i inteligjencës amerikane tha të enjten se agjencitë e zbulimit të SHBA kanë dy teori për origjinën e COVID-19.

Dy agjenci të inteligjencës besojnë se virusi doli natyrshëm nga kontakti njerëzor me kafshë të infektuara dhe një e tretë thotë se burim i pandemisë globale mund të ketë qenë një aksident laboratorik.

“Komuniteti i inteligjencës së SHBA nuk e di saktësisht se ku, kur, apo si u transmetua fillimisht virusi COVID-19, por bashkohet rreth dy skenarëve të mundshëm,” tha Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare (ODNI), duke shtuar se shumica beson se nuk ekziston “informacion i mjaftueshëm për të vlerësuar se njëri skenar ka më shumë të ngjarë se tjetri”.

Deklarata e ODNI nuk identifikon se cilat nga 17 agjencitë që përbëjnë komunitetin e inteligjencës amerikane besojnë se virusi e ka origjinën te kafshët e infektuara dhe cilat besojnë se e ka origjinën te një aksident laboratorik.

Sidoqoftë, në të dyja rastet, ODNI tha se agjencitë të cilat anojnë në njërin ose në tjetrin shpjegim e bëjnë këtë me “një shkallë të ulët ose të moderuar besimi”, që në gjuhën e inteligjencës nënkupton se ata besojnë se provat, të cilat mbështesin pikëpamjen e tyre, nuk janë përfundimtare.

Zyrtarët nuk pranuan të diskutojnë se cilat agjenci kishin shprehur pikëpamje mbi origjinën e virusit, por theksuan se një shumicë e madhe e agjencive amerikane besojnë se informacioni është i pamjaftueshëm për të përcaktuar se njëri skenar për origjinën e virusit ka qenë më i mundshëm se tjetri.

Biden, thirrje për hetime të mëtejshme

Presidenti Joe Biden tha të mërkurën se ai ka bërë thirrje për hetime të mëtejshme mbi origjinën e pandemisë.

“I kam kërkuar komunitetit të zbulimit që të dyfishojë përpjekjet për të mbledhur dhe analizuar informacione që mund të na sjellin më pranë një përfundimi dhe të më raportojnë mbi këtë çështje brenda 90 ditësh”, tha ai.

Lexo edhe :   Përse vetëm disa ndjejnë efekte anësore nga vaksina
Lexo edhe :   Presidenti Biden mbërrin në Evropë; takime me aleatët dhe Putinin

Si pjesë e këtij raporti, kam kërkuar hetime të mëtejshme, duke përfshirë pyetje specifike për Kinën“, tha Presidenti Biden./VOA/

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Të shtëna me armë në SHBA, 13 të plagosur, autori ende i lirë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku një person ka shtënë me armë duke lënë të...

Përmbyset autoboti me naftë në Elbasan, bllokohet shoferi

Një autobot me karburant është përmbysur mesditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, pranë fshatit Xibrakë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se shoferin e ka zëne...

Shpërthimi i kontrolluar i ‘gjobës’ Becchetti

Nga: Agim Baçi Dikur qarkullonte në internet një letër që një vajzë i dërgonte së ëmës, e cila në thelbin e saj lidhej me gjetjen...

Uells-Zvicër/ Pjesa e parë pa gola, portierët vendimtarë me pritjet e tyre

Ka përfunduar me rrjeta të paprekura, pjesa e parë e ndjeshjes midis Zvicrës dhe Uellsit. Një 45 minutësh ku spektakël dhuruan portierët e skuadrave...

Vrasja e 20-vjeçares në Greqi, zbulohet makina me të cilën janë larguar autorët

Zbardhen detaje të reja në lidhje me vrasjen e 20-vjeçare britanike Caroline, e ndodhur pak javë më parë në Greqi. Në emisionin e gazetarit grek...