Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Xhaferaj: Berisha të mos heshtë për PD-në. Me Bashën u përplas për reformën në drejtësi

8 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Xhaferaj: Berisha të mos heshtë për PD-në. Me Bashën u përplas për reformën në drejtësi

Larg skenës politike, por jo i pavëmendshëm mbi cfarë po ndodh me zhvillimet e fundit, ish-eksponenti i PD-së, Ferdinad Xhaferaj  ngre krye e zë, për gjendjen në të cilën ndodhet kjo parti nën drejtimin e Lulzim Bashës.    

Me reagimin e tij Xhaferaj renditet në krah të opozitarëve të liderit aktual të PD-së, qëndrim të cilin nuk e ka rishtas, pasi kujtojmë se në 2001 ai ishte pjesë e grupit fraksionist që i ktheu krahët liderit të atëhershëm, Berisha, kur bashkë me Genc Pollon formuan Partinë e Re Demokratike. Por, i rikthyer katër vite më vonë në gjirin e partisë mëmë, ai u shqua për përkrahje të pakushtëzur ndaj Berishës, për të cilin thotë se nuk duhet të heshtë në këto momente, duke argumentuar edhe arsyet për këtë.        

Më zë të qartë kritik, në një analizë në GSH, Xhaferaj  thotë se “Partia Demokratike në këtë fushatë nuk po arrin të prekë qytetarët, situatë kjo që nuk është hasur asnjëherë më parë. Arsyeja është sepse politikat dhe listat demokrate nuk janë motivuese, ndonëse qeveria e Edi Ramës ka mbjellë një pesimizëm të pamasë në ekonomi e më gjerë”

 Më poshtë  ai hedh dritë mbi arsyet që e çojnë të bëjë këtë analizë.

Arsyeja e parë: Partia Demokratike nisi të bëjë një analizë mbas humbjes së zgjedhjeve të 2013-ës, por nuk nxori mësime nga analiza e kryer. Analiza u konceptua dhe u materializua vetëm për t’u thënë qytetarëve se ‘bëmë analizë’, dhe jo për t’i thënë vetvetes se ‘ku gabuam dhe ku duam të shkojmë’. Për rrjedhojë analiza nuk shërbeu për të rimëkëmbur Partinë Demokratike.

Arsyeja e dytë: Në katër vite opozitë, strukturat e partisë janë tërhequr zvarrë në kushtet e një vendimmarrjeje shumë herë të munguar, pak herë të gabuar dhe shpeshherë të vonuar. Si pasojë, edhe në harkun e katër viteve nuk ishim në gjendje të strukturonim partinë në të gjithë gjeografinë e Shqipërisë.

Arsyeja e tretë: PD-ja qëndron e paqartë dhe e ftohtë në raport me partnerët ndërkombëtarë. Ka një konsensus të gjerë për faktin se kur Basha shërbente si ministër i Jashtëm, ishte i pëlqyer ndërkombëtarisht. Por, nëse do të komentonim raportet aktuale të Partisë Demokratike me partnerët, fatkeqësisht do të thoshim se mjaftojnë retorikat e ndërsjella për reformën në drejtësi për të kuptuar hendekun që është krijuar midis Partisë Demokratike dhe partnerëve. Për më tej, deklaratat në adresë të PD-së kur ishim futur në çadër na bëjnë të kuptojmë se në raportet me Perëndimin kemi prekur nivelin e ngricave politike që nuk janë parë as në vitin 1997.

Arsyeja e katërt: Lidhet me alternativën e PD-së, e cila nuk ka një bosht ideologjik dhe flet shumë për subvencione, duke e lënë të djathtën të papërfaqësuar. Në të vërtetë, platforma e Partisë Demokratike duhej të garantonte jo kush do të subvencionohet me çfarë, por se si Shqipëria do të ndryshonte nga një alternativë e qendrës së djathtë, që ka si gur themeli shpërblimin maksimal të atij që punon shumë. Por, është tejet e trishtueshme, sepse aktualisht Partia Demokratike e sheh rrugën drejt qeverisjes jo si produkt i alternatives, por si një gjysmë dhuratë që do vijë nga Edi Rama. Për më keq, vizioni i ‘republikës së re’ hapi çadrën për të rrëzuar Edi Ramën dhe e mbylli atë në bashkëdakordësi me Edi Ramën.

Arsyeja e pestë: Ka të bëjë me raportin midis Bashës dhe Berishës. Me gjithë kujdesin e Bashës dhe Berishës për të kapsuluar mosrakordimet mes tyre, duket se mosfunksionimi si apo sa duhet i marrëdhënies nuk ka ndihmuar në shëndoshjen e PD-së. Reforma në drejtësi ishte një test i rëndësishëm, ku sjellja politike e individëve më të rëndësishëm në partinë kryesore opozitare dëshmoi, jo rastësisht, mungesë kohezioni. Për më tej, Berisha kishte dëshirë të bënte me dije se ishte duarjashtë në hartimin e listës së PD-së. Por, procesi i hartimit të listave të Partisë Demokratike konsiderohet problematik jo për faktin se kush u përfshi në listë dhe kush mbeti jashtë liste. Përgjithësisht duket se Basha ka konkretizuar një ide pozitive për t’i prirë listat me individë të spikatur nga bota e akademisë, dhe kjo është një gjë e mirë. Por, procesi duhej të ishte edhe më shumë transparent, edhe më shumë institucional. Pra, kemi një listë që po has vështirësi në ndërtimin e kohezionit me strukturën e Partisë Demokratike. Kjo po prodhon dhe do vazhdojë të prodhojë një fushatë ku kandidatët e PD-së do të përcillen te qytetari kryesisht vetëm nga ekranet mediatike. Kjo është shumë pak për ta çuar PD-në edhe drejt objektivave minimalistë të saj.

Së fundmi, z. Basha adresoi qejfmbetjet në listë me përcaktimin gjithëpërfshirës se karriget nuk janë të përhershme. Më herët Fatos Nano dhe më pas Sali Berisha kanë dhënë dorëheqje mbas fushatave zgjedhore që nuk kanë prodhuar rezultatin e dëshiruar, duke krijuar vërtet precedentin se karriget nuk janë të përhershme. Nuk do të kishim dëshirë që ky përcaktim i Bashës të përdorej edhe mbas zgjedhjeve. Bie dakord se karrigia nuk është e përhershme, por Partia Demokratike medoemos duhet të jetë. Për këtë z. Berisha, që ka një ndikim mbi bazën e partisë, duhet detyrimisht të flasë. Ai nuk mund të vazhdojë të jetë i tërhequr me postime, në respekt dhe në përputhje me renditjen e tij në listën e Tiranës. Ai duhet të flasë për hir të rolit e influencës që mbart në PD. Mbas 25 qershorit mund të jetë shumë vonë për të ringritur Partinë Demokratike.

Pavarësisht sa shprehëm më lart, shpreh bindjen se Lulzim Basha do të ishte një kryeministër më i mirë se Edi Rama edhe për faktin madhor që nuk është as i lidhur dhe as i kapur nga krimi. Nuk duhet të harrojmë në asnjë moment se Edi Rama do mbahet mend si kryeministri që çdrogoi Lazaratin dhe drogoi të gjithë Shqipërinë. Mbijetesa e PD-së duhet të jetë qëllimi i vetëm i demokratëve në këto ditë tejet të vështira për Partinë Demokratike, shkruan Ferdinand Xhaferaj.

Tags: AnalizePDsituateXhaferaj

TË LIDHURA

Raporti i BE: Bujqësia shqiptare larg standardeve evropiane
Aktualitet

Raporti i BE: Bujqësia shqiptare larg standardeve evropiane

22:32 | 30/08/2025
Shembet asfalti pranë tunelit të Ujit të Ftohtë, hapet gropë e madhe sa mund të bjerë një makinë brenda
Aktualitet

Shembet asfalti pranë tunelit të Ujit të Ftohtë, hapet gropë e madhe sa mund të bjerë një makinë brenda

20:46 | 30/08/2025
Maqedoni e Veriut/ Erërat e forta dhe moti i keq shkaktojnë dëme në Shkup
Aktualitet

Maqedoni e Veriut/ Erërat e forta dhe moti i keq shkaktojnë dëme në Shkup

19:43 | 30/08/2025
Next Post
Rama: Në këmbim të votës po ofrohet teza e maturës, ju garantoj se kjo nuk do ndodhë

Rama: Në këmbim të votës po ofrohet teza e maturës, ju garantoj se kjo nuk do ndodhë

Vlahutin nën hetim për vilën 1.6 milionëshe

Vlahutin nën hetim për vilën 1.6 milionëshe

Habit Cristiano Ronaldo, ndryshon pamjen pas fitores së Champions League

Habit Cristiano Ronaldo, ndryshon pamjen pas fitores së Champions League

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

19:43 | 27/08/2025
Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

16:17 | 29/08/2025
Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

14:28 | 28/08/2025




TË FUNDIT

Mes pasigurive për dialogun me Rusinë, Zelensky liston pesë vende ku mund të zhvillohen bisedimet me homologun rus
Bota

Mes pasigurive për dialogun me Rusinë, Zelensky liston pesë vende ku mund të zhvillohen bisedimet me homologun rus

by mirseda
22:56 | 30/08/2025
0

Presidenti amerikan Donald Trump thuhej se po vinte në dyshim nëse një takim Ukrainë-Rusi do të zhvillohej...

Probleme edhe në Kosovë/ Ulja e avionit nga Gjeneva në aeroportin e Prishtinës dështon për shkak të stuhisë

Probleme edhe në Kosovë/ Ulja e avionit nga Gjeneva në aeroportin e Prishtinës dështon për shkak të stuhisë

22:50 | 30/08/2025
Raporti i BE: Bujqësia shqiptare larg standardeve evropiane

Raporti i BE: Bujqësia shqiptare larg standardeve evropiane

22:32 | 30/08/2025
SHBA i refuzon hyrjen presidentit palestinez Mahmud Abas

SHBA i refuzon hyrjen presidentit palestinez Mahmud Abas

22:16 | 30/08/2025
Dua Lipa dhe Calum Turner nisin një sipërmarrje së bashku, çifti i famshëm themelojnë TwentyTwo Films

Dua Lipa dhe Calum Turner nisin një sipërmarrje së bashku, çifti i famshëm themelojnë TwentyTwo Films

21:54 | 30/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com