Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

“Xhafaj iku se filloi të kafshojë. Ja gjeneralët që i shpëtuan prangave”

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
“Xhafaj iku se filloi të kafshojë. Ja gjeneralët që i shpëtuan prangave”

“Fatmir Xhafaj u largua nga Edi Rama prej drejtimit të Ministrisë së Brendshme për shkak se ‘filloi të kafshojë’”, deklaroi Sali Berisha mbrëmjen e sotme.

I ftuar në emisionin “5 pyetje nga Babaramo” Berisha thekson se Xhafaj u largua për të shpëtuar zotin Gjushi.

Lideri historik i PD-së delaroi se dosja hetimore që çoi në operacionin policor “Vol-Vo 4”, nuk ka arrestuar ata që ish-kryeministri i quan “gjeneralë”.

“(Xhafaj) U largua për të shpëtuar zotin Gjushi. Se dosja 339 fakton si drita e diellit të lidhjes të Gjushit me Avdylajt, e dy ministrave me Avdylajve e të tjerë, Ardian Çelës së OSHEE-së kokë e këmbë të lidhur me krimit.    Fakton se si qindra e qindra miliona shkuan në tendera nga Ardian Çela me urdhër të tyre. Ardian Çelala është njeri shumë i çmuar i familjes Rama.

Fakton se familja Ndoka, më i dashuri në të gjithë veriun e Edi Ramës ka marrë të gjithë tokat në bregdet, shumicën, nga Shëngjini ne Velipojë, i ka grabit, i ka plaçkit.

Kjo fakton se eksponentë të lartë të PS-së si Ditzi Bushati, janë të lidhur me një bandat kryesore të Shkodrës, me Safet Rustemin dhe Pëllumb Gjokën. Ditmiri më shumë flet me Pëllumb Gjokën se me Gramoz Ruçin për shembull”. “Këto i dinte Xhafa dhe tani filloi të kafshojë”, theksoi Berisha.

Pse e sulmonit?

 “Për shkak se ai kishte lidhje me të vëllanë se ai përdori metoda të sigurimit të shtetit me Ardian Veliun, siç ishte rasti i Alizotit që nxori të gjitha të palarit të tyre. Përdori metoda të rrezikshme dhe për këto meriton të dergjet në burg për vite e dekada”, u përgjigj ish-kryeministri.

Berisha tha më tej: “Cila ishte dorëheqja e Xhafajt? Tipike mafioze, Asnjë deklaratë. Ai sikur të ishte mazhordom i sarajeve të Surrelit dhe jo ministër i brendshëm, mbylli gojën se s’fliste dot”.

Kush mund të kafshohej?

“Mund të kafshoheshin Damian Gjiknuri, Arben Ahmetaj, ishin disa, këta janë ku të kapësh më parë… ishin Klosi, ishin disa. Dosja 339 mbeti, nuk shkoi aty ku duhet, se në dosjen 339 këta ishin ushtarë, gjeneralë ishte Gjush Dako, Gjiknuri, Ardian Çela, Blendi Klosi, Arben Ahmetaj, këta ishin gjeneralë, është dosje e tmerrshme ajo, dhe si e ngjashme asaj pastaj”, tha Berisha.

“Prokurorët që përgatitën atë dosje për dy vite u asgjësuan. (Dosja) Nuk u ekzekutua se Gjushi ishte kryesor. Nëse themi të bëjmë operacione fasadë është tjetër punë. Mos harro se filluan lirimet e para, u liruan deputetët. Ata kanë qenë ushtarë. Çuko zbatonte çdo udhë të Avdyljave dhe bandave me radhë. U bë një veprim më shumë farsë. Se e panë ata. Cili ishte mesazhi i largimit të Xhafës? Ky iu arrestoi, por unë e largova”, u shpreh Sali Berisha.

Dosja 339 tregon se Edi Rama ka vrare votën e shqiptarëve, theksoi ish kreu i qeverisë.

Tags: filloigjeneralëti shpetuanikukafshojëprangaveXhafaj

TË LIDHURA

Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur
Aktualitet

Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur

22:33 | 07/03/2026
Zgjidhet kryetari i degës së PD-së për qytetin e Durrësit, Adrian Gashi mori 586 vota
Politikë

Zgjidhet kryetari i degës së PD-së për qytetin e Durrësit, Adrian Gashi mori 586 vota

21:57 | 07/03/2026
Braho: Do godasim krimin e organizuar dhe zyrtarët që e ndihmojnë
Aktualitet

Braho: Do godasim krimin e organizuar dhe zyrtarët që e ndihmojnë

18:29 | 07/03/2026
Next Post
Shijojeni! Enis Bardhi shënon eurogol për Maqedoninë (Video)

Shijojeni! Enis Bardhi shënon eurogol për Maqedoninë (Video)

Koalicion PD-LSI në zgjedhje, Berisha pranon formulën

Koalicion PD-LSI në zgjedhje, Berisha pranon formulën

Viktor Orban sfidon Brukselin duke mbrojtur një kriminel

Viktor Orban sfidon Brukselin duke mbrojtur një kriminel







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

12:00 | 02/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026




TË FUNDIT

Netanyahu: Izraeli është afër kontrollit të plotë të hapësirës ajrore të Iranit
Bota

Netanyahu: Izraeli është afër kontrollit të plotë të hapësirës ajrore të Iranit

by mirseda
22:46 | 07/03/2026
0

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha në një fjalim të shtunën në mbrëmje se Izraeli dhe Shtetet e...

Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur

Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur

22:33 | 07/03/2026
Meloni: Italia nuk është pjesë e luftës dhe nuk do të futet në konflikt

Meloni: Italia nuk është pjesë e luftës dhe nuk do të futet në konflikt

22:10 | 07/03/2026
Zgjidhet kryetari i degës së PD-së për qytetin e Durrësit, Adrian Gashi mori 586 vota

Zgjidhet kryetari i degës së PD-së për qytetin e Durrësit, Adrian Gashi mori 586 vota

21:57 | 07/03/2026
Irani sulmon me raketë ambasadën amerikane në Bagdad

Irani sulmon me raketë ambasadën amerikane në Bagdad

21:39 | 07/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com