“Fatmir Xhafaj u largua nga Edi Rama prej drejtimit të Ministrisë së Brendshme për shkak se ‘filloi të kafshojë’”, deklaroi Sali Berisha mbrëmjen e sotme.
I ftuar në emisionin “5 pyetje nga Babaramo” Berisha thekson se Xhafaj u largua për të shpëtuar zotin Gjushi.
Lideri historik i PD-së delaroi se dosja hetimore që çoi në operacionin policor “Vol-Vo 4”, nuk ka arrestuar ata që ish-kryeministri i quan “gjeneralë”.
“(Xhafaj) U largua për të shpëtuar zotin Gjushi. Se dosja 339 fakton si drita e diellit të lidhjes të Gjushit me Avdylajt, e dy ministrave me Avdylajve e të tjerë, Ardian Çelës së OSHEE-së kokë e këmbë të lidhur me krimit. Fakton se si qindra e qindra miliona shkuan në tendera nga Ardian Çela me urdhër të tyre. Ardian Çelala është njeri shumë i çmuar i familjes Rama.
Fakton se familja Ndoka, më i dashuri në të gjithë veriun e Edi Ramës ka marrë të gjithë tokat në bregdet, shumicën, nga Shëngjini ne Velipojë, i ka grabit, i ka plaçkit.
Kjo fakton se eksponentë të lartë të PS-së si Ditzi Bushati, janë të lidhur me një bandat kryesore të Shkodrës, me Safet Rustemin dhe Pëllumb Gjokën. Ditmiri më shumë flet me Pëllumb Gjokën se me Gramoz Ruçin për shembull”. “Këto i dinte Xhafa dhe tani filloi të kafshojë”, theksoi Berisha.
Pse e sulmonit?
“Për shkak se ai kishte lidhje me të vëllanë se ai përdori metoda të sigurimit të shtetit me Ardian Veliun, siç ishte rasti i Alizotit që nxori të gjitha të palarit të tyre. Përdori metoda të rrezikshme dhe për këto meriton të dergjet në burg për vite e dekada”, u përgjigj ish-kryeministri.
Berisha tha më tej: “Cila ishte dorëheqja e Xhafajt? Tipike mafioze, Asnjë deklaratë. Ai sikur të ishte mazhordom i sarajeve të Surrelit dhe jo ministër i brendshëm, mbylli gojën se s’fliste dot”.
Kush mund të kafshohej?
“Mund të kafshoheshin Damian Gjiknuri, Arben Ahmetaj, ishin disa, këta janë ku të kapësh më parë… ishin Klosi, ishin disa. Dosja 339 mbeti, nuk shkoi aty ku duhet, se në dosjen 339 këta ishin ushtarë, gjeneralë ishte Gjush Dako, Gjiknuri, Ardian Çela, Blendi Klosi, Arben Ahmetaj, këta ishin gjeneralë, është dosje e tmerrshme ajo, dhe si e ngjashme asaj pastaj”, tha Berisha.
“Prokurorët që përgatitën atë dosje për dy vite u asgjësuan. (Dosja) Nuk u ekzekutua se Gjushi ishte kryesor. Nëse themi të bëjmë operacione fasadë është tjetër punë. Mos harro se filluan lirimet e para, u liruan deputetët. Ata kanë qenë ushtarë. Çuko zbatonte çdo udhë të Avdyljave dhe bandave me radhë. U bë një veprim më shumë farsë. Se e panë ata. Cili ishte mesazhi i largimit të Xhafës? Ky iu arrestoi, por unë e largova”, u shpreh Sali Berisha.
Dosja 339 tregon se Edi Rama ka vrare votën e shqiptarëve, theksoi ish kreu i qeverisë.