Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Viktor Orban sfidon Brukselin duke mbrojtur një kriminel

8 vjet ago
in Editorial - Opinione, Kryesore, Të Gjitha

Nga Ted Stone/ Le ta fillojmë me lajmin e mirë:Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, i cili për shumë vite refuzoi të pranojë refugjatë në vendin e tij, tani ka bërë një lloj lëshimi. Ai lejoi hyrjen në Hungari të një “refugjati” të vetëm, por ndoshta mori pjesë personalisht në organizimin e këtij procesi – nga sigurimi i transportit, deri tek kalimi pa probleme i kufirit pa dokumentet e nevojshme.

Për më tepër, kryeministri hungarez ka shkelur ligjin e emigracionit, për të cilin ka kritikuar shpesh herë bashkësinë ndërkombëtare:lejimi i refugjatit për të paraqitur kërkesën për azil jo në qendrën e tranzitit në kufi, por në qendër të Budapestit.

Dhe tani vijmë tek lajmi i keq:po flasim për një “refugjat” të vetëm, i cili nuk ka ikur nga vendi i tij si pasojë e luftës apo varfërisë, sikurse kanë bërë mijëra njerëz të tjerë, që gjatë 3 viteve të fundit nuk janë lejuar të hyjnë në Hungari. Emri i këtij “refugjati” është Nikolla Gruevski.

Dhe ai i ka shpëtuar drejtësisë.

Ish kreu i partisë nacionaliste maqedonase VMRO-DPMNE, ka mbajtur më shumë se një dekadë postin e kreut të qeverisë së Maqedonisë. Gjatë kësaj kohe, ai arriti të rriste pasurinë e tij dhe të miklonte vendet perëndimore.

Miq me qëllime dhe plane të ngjashme

Në vendin e tij, ai u akuzua ndër të tjera për korrupsion, shpërdorim detyre dhe nxitje të akteve të dhunës. Javën e kaluar, Gruevski u dënua me 2 vjet burg, duke u shpallur fajtor për blerjen e paligjshme të një Mercedes Benz të blinduar në shumën 570 mijë euro.

Ish-kryeministri duhet të fillonte të vuante dënimin e tij këtë javë. Shumë maqedonas, të cilët kanë vuajtur nga regjimi i tij, po prisnin të kënaqeshin duke e parë Gruevskin pas hekurave. Por ai vetë kishte plane të tjera.

Ndërsa policia maqedonase po kërkonte ish-kreun e qeverisë, ai bëri me dije nga profili i tij në Facebook, se ndodhej në Budapest në pritje të marrjes së azil politik. Ndërkohë, në Maqedoni zhgënjimi është i madh. Të mërkurën në mbrëmje, para ndërtesës qeveritare pati protesta.

Gruevski, është simbol i një regjimi të korruptuar, që shkaktoi krizën më të madhe politike në historinë e shtetit të vogël ballkanik. Burgimi i tij, do të duhej të fillonte procesin e rimëkëmbjes së shoqërisë maqedonase, gjë që është e nevojshme për të rikthyer besimin në sistemin e drejtësisë dhe sundimin e ligjit.

Ka shumë mundësi që Gruevski ka ketë arritur një marrëveshje me qeverinë aktuale, siç sugjerohet nga disa. Por ndërkohë ka shumë të ngjarë, që arsyeja e largimit të suksesshëm nga vendi, të jetë paaftësia e strukturave shtetërore maqedonase.

Dilema për Viktor Orban

Viktor Orban, duhet të marrë një vendim të vështirë. Të marrë në sy rrezikun, dhe të përkeqësojë marrëdhëniet tashmë të vështira me BE-në, për shkak të besnikërisë ndaj një miku të korruptuar të Ballkanit? Apo të lejojë që Gruevski të kthehet mbrapsht në Maqedoni, dhe në këtë mënyrë të përmirësojë reputacionin e dëmtuar?

Shumëçka tani varet nga pozicioni i Komisionit Evropian, dhe i Partisë Popullore Evropiane (PPE) në Parlamentin Europian. Në PPE, përfshihet partitë e Orban dhe Gruevskit. Hungaria është anëtare e BE-së, Maqedonia – një kandidate për anëtarësim në BE.

Për dekada të tëra, Brukseli përsërit 3 kërkesat formale që vendet e Ballkanit të luftojnë korrupsionin, forcimin e sundimit të ligjit, dhe forcimin e institucioneve demokratike. Fakti

që Orban po mbron kriminelët e kalibrit të tillë si Gruevski, i cili është dënuar nga gjykata, vetëm sa i tregon botës karakterin e vërtetë të mbretërimit të tij.

Por shumë më e rëndësishme, është se duke hedhur këtë hap, ai po tallet me të gjitha vlerat dhe parimet e BE-së. Brukseli dhe Bashkimi Evropian, i kanë të gjitha arsyet për t’u alarmuar. Veprimet e fundit të Orban, tregojnë jo vetëm se ai arrin të promovojë me sukses autoritarizmin e tij, duke u bazuar në modelin e korrupsionit qeveritar, me të cilin ai u mbyll gojën mediave hungareze dhe dobëson institucionet demokratike atje.

Suksesi i tij shtrihet shumë më tej:ai ka eksportuar prej kohësh modelin e tij në vende të tjera në rajon, ku ai mbështet ata që ndjekin shembullin e tij. Por ka ende një rreze shprese:më në fund, bota ka mësuar më shumë se kush është realisht refugjati, që dëshiron të pranojë krahë-hapur Orbanin.

Përashtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: Brukselindukembrojtursfidonviktor orban

TË LIDHURA

Aktualitet

Aksident në Tiranë-Durrës, dy makina në kanal, plagoset një person

22:30 | 03/06/2026
Aktualitet

Vilat Qeveritare në Vlorë, qeveria autorizon sqarimin e pronave

22:21 | 03/06/2026
Aktualitet

Tragjedia në bregdetin e Shëngjinit/ Nufi: Jemi pranë familjeve të prekura dhe qytetarëve të Kosovës

21:50 | 03/06/2026
Next Post

Foto/Rrëqethëse kërkesa e 6-vjeçarit: Shes lodrat e mia, për të...

Gjermania bie në minutat e fundit, Holanda ‘heroike’ vazhdon në fazën finale (Video)

"Edhe Rama ka blerë makinë të blinduar si ajo që fundosi Gruevskin"







JU REKOMANDOJMË

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026

Alarmi i minutës së fundit/I ka shënuar dy herë Izraelit, por Shqipëria zbret sonte pa “armën” e saj

14:36 | 03/06/2026

Rikthehet në detyrë Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës, Alban Dokushi

09:16 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Bota

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

by mirseda
22:45 | 03/06/2026
0

Forcat e Armatosura Iraniane pretendojnë se kanë goditur një destrojer amerikan në Gjirin e Omanit, me pretekstin...

Aksident në Tiranë-Durrës, dy makina në kanal, plagoset një person

22:30 | 03/06/2026

Opozita në Serbi: Vuçiç ka dërguar një aeroplan plot me kriminelë në Mal të Zi

22:23 | 03/06/2026

Vilat Qeveritare në Vlorë, qeveria autorizon sqarimin e pronave

22:21 | 03/06/2026

Tensione në “Air Albania”, Hysaj reagon pas golit të Izraelit

22:10 | 03/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com