Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj bëri edhe një herë tjetër një rezyme të operacionit të rëndësishëm të kapjes së 6 personave, anëtarë të grupit kriminal “Bajri”.
I ftuar në Real Story në Vizion Plus, Xhafaj renditi tipologjinë e këtij grupi të cilin e konsideroi ndër 6-7 më të rrezikshmit në vend dhe shumë të dhunshëm e agresiv sidomos me rivalet e vet.
Kur flasim për grupe duhet të dimë që për policinë dhe prokurorinë që merren me hetimin e tyre nuk është punë e lehte, është proces i vështirë, gjurmimesh e ndjekjesh. Në rastin konkret, grupi “Bajri”, ka së paku që 6 muaj që është nën proces intesiv ndjekjeje nga task forca e policisë së shtetit sepse është një nga ato grupe që është të listuara tek forca e ligjit për shkak të rrezikshmërisë së lartë shoqërore. Konkretisht nga muaji shkurt nga nisur hetimet ndaj këtij grupi dhe mbledhjen e provave.
Është një ndër grupet që operojnë në Shkodër, një ndër 6-7 grupet më të rrezikshme në shkallë vendi dhe ndër më të fortët në veri.
Është një grup i mirestrukturuar kriminal me bazë lidhje të forta familjare e krahinore
Ka shtrirje ndër vite që nga 1996-1997, dhe vit pas viti anëtarët kanë ushtruar veoprimtari të rregullt krimiale në Shkodër dhe jashtë këtij qyteti.
Një karakteristike tjetër është lidhja me grupet e tjera kriminale që janë grupe të rëndësishme të cilat po hetohen nga task forca jonë në Elbasan dhe një qytet tjetër.
Shtrirja e aktivitetit të grupit ose kupola e saj në Holande dhe Belgjike.
Është një grup shumë I dhunshëm, përdor dhunën ekstreme ndaj rivaleve dhe viktimave.
Akuzohet për disa vepra penale, trafik droge, qeniesh njerëzore, vrasje, përdhunime dhe vënie eksplozivi.
Të gjitha këto e përcaktojnë këtë grup, me rrezikshmëri të lartë shoqërore.