Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Xhaçka i përgjigjet PD për tenderin e ushqimit

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Xhaçka i përgjigjet PD për tenderin e ushqimit

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, i është përgjigjur akuzave të opozitës, duke thënë se operacioni humanitar po ndihmon 600 mijë familje shqiptare dhe po punon pa reshtur.  Pasi PD paralajmëroi se do e kallëzojë për tenderin e ushqimeve, Xhaçka ka bërë një sqarim publik.

Ajo ka sqaruar procedurën për tenderin e ushqimeve, ndërsa ka shprehur habi lidhur me akuzat e njëpasnjëshme që vijnë nga opozita. Sipas saj, është mjaft e ulët që ka ende njerëz që merren me inskenime, e për hedhjen baltë ndaj një operacioni humanitar.

Xhaçka i konsideroi akuzat inskenime të ulëta, ndërsa sqaroi se tenderimi është bërë në përputhje me ligjin.

“Tani dy fjalë për procedurën. Në një rast tjetër, nuk do kisha harxhuar asnjë moment për t’ju dhënë një debati akuzash të pavërteta që na shfokuson nga puna që po bëjmë. Por në respekt të qytetarëve dhe në respekt të të gjithë atyre njerëzve që po punojnë në prapavijë për të bërë të mundur që kategorive në nevojë të mos u mungojnë ushqimet bazë gjatë këtyre ditëve të vështira, në një emergjencë mbarëbotërore, ndihem e detyruar të jap disa sqarime.

Si fillim, e inkurajoj opozitën të mos bëjë politikë, por ta referojë çështjen sa më shpejt tek organet e drejtësisë, që të sqarohet sa më shpejt duke dalë e vërteta siç ka dalë me çdo gjë të inskenuar nga regjizorët e “Babales”.

Procedura e prokurimit të ushqimeve të Rezervave të Shtetit është bërë në përputhje të plotë me përcaktimet ligjore dhe aktet nënligjore që krijojnë mundësinë e blerjes me afate të përshpejtuara, pikërisht për të përballuar situata ekstreme të shkaktuara nga gjendja e fatkeqësisë.

Në datë 24 mars u bë efektiv vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 236, dhe u ngrit mekanizmi për asistencën sociale ndaj shtresave në nevojë. Ndërkohë, po në 24 mars, në të njëjtën ditë u miratua me VKM vendosja e shpalljes së gjendjes së fatkeqësisë.

Në kushtet e fatkeqësisë së shpallur dhe me ngritjen e mekanizmit humanitar për ndihmat ushqimore për kategoritë në nevojë, Ministria e Mbrojtjes në mënyrë urgjente në datë 25 mars, pas 24 orësh, hapi sipas ligjit procedurën e blerjes së këtyre mallrave. Pra, brenda 24 orëve të shpalljes së gjendjes së fatkeqësisë.

Në vijim dhe në përputhje me të gjitha rregullat e prokurimit për situata të tilla, në datë 26 mars komisioni hapi ofertat dhe në datë 27 shpalli fituesin.

Në rast se e ka harruar, i kujtoj Lulzim Bashës se është procedurë krejt e ligjshme dhe e njohur, e detyrueshme në rrethana emergjence dhe e përdorur edhe nga ai vetë, dikur ministër në raste emergjencash shumë herë më të vogla dhe të lokalizuara se kjo siç ishte përmbytja e asaj kohe.

Pra, nuk është pritur as javë e as muaj, por është bërë të nesërmen e shpalljes së gjendjes së fakteqësisë siç e do edhe logjika e këtyre procedurave urgjente dhe ishte kjo punë pa orar. Dhe këto procedura në përputhje me ligjin pa humbur kohë të çmuar që bënë të mundur furnizimin pa ndërprerje të operacionit të ndihmës.

Këta që i bren meraku i madh për popullin, i ftoj të heqin pizhamet, të ngrihen nga divanët, të lënë telekomandat, telefonët e fejsbukun e të vijnë të na ndihmonjë në terren, atje ku nevoja është e madhe. I pajisim ne me maska e doreza, se për shkak të asaj punës urgjente brenda 24 orëve, jo me zvarritje javësh e muajsh, por brenda 24 orëve, si në shumë pak vende, ushtarakëve dhe vullnetarëve tanë nuk u munguan asnjë ditë masat mbrojtëse. Përfytyroni të kishte munguar qoftë edhe një ditë ushqimi për nevojtarët apo masat mbrojtëse për funksionarët e shtetit, ç’thagma do kishin nxjerrë nga goja “Babalet” e opozitës.

Nuk dua të zgjatem më, por u garantoj qytetarëve që jemi të gjithë në krye të detyrës dhe pavarësisht llafeve të 3-4 individëve që ju i dini, nuk do e ndërpresim për asnjë çast punën. Çdo ditë edhe më të organizuar dhe strukturuar do vazhdojmë të bëjmë gjithçka mundemi, që qytetarëve në nevojë mos u mungojnë ushqimet dhe gjithë trupës së atyre që u shërbejnë mos u mungojnë masat mbrojtëse duke zbatuar ligjin në mënyrën më të rreptë dhe rigoroze.

Ndërsa opozitën e ftoj të bashkëpunojë dhe pse jo të ndihmojë duke filluar nga kontrolli po deshën, numërimi, paketimi e deri tek shpërndarja në çdo familje në fshat a qytet, në çdo cep të Shqipërisë të ndihmave ushqimore.

Sepse, kur kjo situatë të ketë kaluar, siç do të kalojë, kur kjo luftë të jetë fituar, siç do ta fitojmë, njerëzit me të drejtë do të pyesin; ore po këta ç’bënë për të ndihmuar?

Dhe po të isha në vend të tyre, do ta kisha shumë të vështirë të gjeja një arsye që të më bënte të ndihesha krenare për veten apo partinë time politike”, tha Xhaçka.

Tags: olta xhackaPDtenderi i ushqimit

TË LIDHURA

Studimi për përmbytjet në Mesdhe, si rrezikohet Shqipëria
Shqipëria

Studimi për përmbytjet në Mesdhe, si rrezikohet Shqipëria

21:09 | 30/10/2025
“Ky qytet është i yni”/ Binaj takim në zonën e “Myslym Shyrit”: Qytetarët janë zëri i tij
Politikë

“Ky qytet është i yni”/ Binaj takim në zonën e “Myslym Shyrit”: Qytetarët janë zëri i tij

20:16 | 30/10/2025
Berisha vendos te karrigia e Ramës foton me ish-agjentin e FBI, Charles McGonigal
Politikë

Berisha vendos te karrigia e Ramës foton me ish-agjentin e FBI, Charles McGonigal

20:14 | 30/10/2025
Next Post
Ekspertiza zbulon të vërtetën e aksidentit që i mori jetën ish-yllit të Arsenalit

Ekspertiza zbulon të vërtetën e aksidentit që i mori jetën ish-yllit të Arsenalit

“Edi jam”, kryeministri nxjerr videon emocionuese

Rama njofton vendimin e ri: Ja cilët nuk do t’i paguajnë qiratë

Nëse rikthehet futbolli tërheq ekipin”, presidenti i klubit italian: UEFA me njerëz arrogantë…

Nëse rikthehet futbolli tërheq ekipin”, presidenti i klubit italian: UEFA me njerëz arrogantë…







JU REKOMANDOJMË

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

17:27 | 29/10/2025
Prej 3 vitesh zhurma çmend lagjen, Bashkia Kuçovë nuk reagon

Prej 3 vitesh zhurma çmend lagjen, Bashkia Kuçovë nuk reagon

21:53 | 27/10/2025
Prokuroria e Posaçme merr nën hetim Belinda Ballukun

Prokuroria e Posaçme merr nën hetim Belinda Ballukun

13:48 | 24/10/2025
Aksident i rëndë në Tepelenë, 25 vjeçari me motor përplaset me bordurën, gjen vdekjen

Aksident i rëndë në Tepelenë, 25 vjeçari me motor përplaset me bordurën, gjen vdekjen

22:16 | 28/10/2025




TË FUNDIT

Studimi për përmbytjet në Mesdhe, si rrezikohet Shqipëria
Shqipëria

Studimi për përmbytjet në Mesdhe, si rrezikohet Shqipëria

by mirseda
21:09 | 30/10/2025
0

Një studim i ri nga Qendra Euro-Mesdhetare për Ndryshimet Klimatike ka zbuluar mekanizmin që favorizon përmbytjet ekstreme...

Macron përballet me popullaritetin në rënie, Le Figaro: Vlerësimi i tij, vetëm 11%

Macron përballet me popullaritetin në rënie, Le Figaro: Vlerësimi i tij, vetëm 11%

21:08 | 30/10/2025
Elsa Lila rrëfen përballjen me policët gjatë arrestimit: Nuk i meritoj 20 vite burg

Elsa Lila rrëfen përballjen me policët gjatë arrestimit: Nuk i meritoj 20 vite burg

20:47 | 30/10/2025
Senati i Italisë miraton Reformën në Drejtësi, hap rrugën për referendumin vendimtar

Senati i Italisë miraton Reformën në Drejtësi, hap rrugën për referendumin vendimtar

20:45 | 30/10/2025
“Ky qytet është i yni”/ Binaj takim në zonën e “Myslym Shyrit”: Qytetarët janë zëri i tij

“Ky qytet është i yni”/ Binaj takim në zonën e “Myslym Shyrit”: Qytetarët janë zëri i tij

20:16 | 30/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com