Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Wall Street Journal: Ja ku e kanë kapur rusët Merkelin

7 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha
Wall Street Journal: Ja ku e kanë kapur rusët Merkelin

Nga Andrea Thomas & William Boston, “Wall Street Journal”/Berlin-Udhëheqësit gjermanë, duan që administrata Trump të përjashtojë kompanitë e vendit  të tyre nga sanksionet e ashpra të Shteteve të Bashkuara mbi Rusinë.

Gjatë një vizite që do të zhvillojë këtë javë në Uashington, ministri gjerman i Financave do të këmbëngulë për një trajtim të veçantë të kompanive gjermane, ndërsa edhe kancelarja Angela Merkel planifikon ta ngrejë këtë çështje, gjatë takimit që do të zhvillojë brenda këtij muaji me presidentin Donald Trump, thanë zyrtarët gjermanë.

Përveç shprehjes së shqetësimeve, rreth sanksioneve që synojnë të ndëshkojnë Moskën, për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së, Merkel synon gjithashtu ta paralajmërojë Trumpin rreth pasojave të mundshme ekonomike nga politikat tregtare amerikane, tha një ndihmës i kancelares. “Kjo nuk do të jetë një vizitë e lehtë”- tha zyrtari.

Industria gjermane, ka lobuar tek qeveria e Merkelit, për t’i nxitur Shtetet e Bashkuara të zbusin qëndrimin e saj, ose të gjejnë një zgjidhje për të siguruar që kompanitë gjermane, shumë prej të cilave kanë një volum të madh biznesi me Rusinë, të mos bien viktimë e përkeqësimit të marrëdhënieve ndërmjet Uashingtonit dhe Moskës.

Sanksionet e reja të SHBA-së, të shpallura më herët gjatë këtij muaji, kanë shënjestruar më shumë se 30 rusë, duke përfshirë zyrtarë të qeverisë dhe biznesmenë, si dhe drejtues të kompanive që janë aktive në SHBA, të bëjnë biznes me këta njerëz ose bizneset që ata kontrollojnë.

Gjigantët gjermanë industrialë, duke përfshirë Siemens AG, Daimler AG dhe Volkswagen AG, bëjnë biznes me kompanitë e lidhura me njerëzit që u nënshtrohen sanksioneve.

Drejtuesit e tyre, thonë se masat ndëshkuese, mund të kërcënojnë sipërmarrjet e përbashkëta në një periudhë afat gjatë, të pengojnë bankat nga financimi i projekteve të reja në Rusi, dhe potencialisht t’i kushtojnë industrisë gjermane qindra miliona euro.

“Ne kemi një ndjenjë shumë të keqe për spiralen aktuale të sanksioneve”- thotë Leif Erichsen, zëdhënës i kompanisë gjermane Uniper SE, e cila është një partnere në gazsjellësin “Nord Stream 2’, që po ndërtohet për të lidhur Rusinë dhe Evropën.

“Ne shpresojmë që të gjithë ata që janë përfshirë në to, do ta kuptojnë shpejt se është gjithmonë më mirë të heqim dorë nga përshkallëzimi i situatës”.

Gjermania ka një volum të madh biznesi me Rusinë. Tregtia midis dy vendeve u rrit në 54.5 miliardë euro vitin e kaluar, nga 45 miliardë euro që ishte në vitin 2016, pavarësisht nga sanksionet gjithnjë e më të rrepta, në një kohë që kompanitë gjermane kanë investuar më shumë se 20 miliardë euro në Rusi gjatë viteve të fundit.

Ost-Ausschuss, një komision i vjetër disa dekadësh, që përfaqëson korporata të mëdha gjermane me punë në Rusi dhe në Evropën Lindore, kërkon që filialet e kompanive gjermane të mbrohen, nëse kompanitë e tyre mëmë bëjnë biznes në Rusi, çka autoritetet amerikane e konsiderojnë një shkelje të sanksioneve.

Ndërkohë, lobistët për grupin argumentojnë se SHBA-ja duhet të lejojë përjashtime për sipërmarrjet e përbashkëta dhe investimet ruse, të mbyllura para një date të caktuar.

Përjashtime të tilla, do të shkojnë përtej fleksibilitetit normal të treguar nga Thesari Amerikan, në zbatimin e sanksioneve të tij në të kaluarën.

Siemens, një nga kompanitë më të mëdha gjermane, mban lidhje të ngushta me presidentin rus Vladimir Putin dhe bizneset kryesore ruse, përfshirë disa që janë shënjestruar nga sanksionet e SHBA-së.

Siemens, i cila nuk bën transparente detaje mbi aktivitetin e saj në Rusi, u ndje jo pak në siklet vitin e kaluar, kur u zbulua se partneri rus TechnoPromExport, kishte instaluar 4 turbinave me gaz të Siemens në Krime, në kundërshtim me sanksionet.

Siemens ka bërë biznes me Russian Machines, një kompani me lidhje të ngushta me manjatin rus Oleg Deripaska, i cili është në listën e sanksioneve të reja të SHBA-së. Në vitin 2014, Siemens krijoi një ndërmarrje të përbashkët me Russian Machines, dhe premtoi të investojë 160 milionë euro për të fituar kontratën e modernizimit të trenave të metrosë së Moskës.

“Ne nuk lidhim marrëveshje me oligarkët, ne jemi partnerë me kompanitë”- tha një zëdhënës i Siemens, duke refuzuar të komentojë raundin e ri të sanksioneve. Daimler dhe Volkswagen, bashkëpunojnë me Gaz Group të zotit Deripaska. Daimler lidhi partneritet me Gaz Group në vitin 2013, për të nisur prodhimin e automjeteve të lehta komerciale “Mercedes Benz”, dhe motorët me naftë në dy fabrika në Rusi.

Grupi Daimler dhe Gaz, kanë investuar më shumë se 190 milionë euro në këtë projekt. As Daimler nuk bën publike shitjet, apo të ardhurat e saj në Rusi.

Ndërkohë Volkswagen, rinovoi  vitin e kaluar një marrëveshje me Gaz Group, për të prodhuar makina Volkswagen dhe Skoda në Rusi, dhe për ta furnizuar atë me motorë me naftë.

Drejtues ekzekutiv i Russian Machines dhe Gaz Group është Siegfried Wolf, një biznesmen austriak, i cili e ka ndihmuar zotin Deripaska të ndërtojë lidhjet e duhura në Perëndim.

PËRSHTATI TIRANA TODAY

Tags: duartlidhuraMerkelparatëruse

TË LIDHURA

Policia arreston katër persona, mes tyre një shqiptar! Sekuestrohen apartamente luksoze dhe llogari bankare
Aktualitet

Policia arreston katër persona, mes tyre një shqiptar! Sekuestrohen apartamente luksoze dhe llogari bankare

18:11 | 07/06/2025
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” i mbushur me tifozë kuqezi, mbërrijnë dhe forcat policore
Aktualitet

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” i mbushur me tifozë kuqezi, mbërrijnë dhe forcat policore

18:09 | 07/06/2025
Jep dorëheqjen shefi i Komisariatit të Himarës, Neritan Buzi
Aktualitet

Jep dorëheqjen shefi i Komisariatit të Himarës, Neritan Buzi

17:22 | 07/06/2025
Next Post
Zbardhet “plani i hekurt” i presidentit Erdogan

“Rrezikohemi nga terrorizmi”/Turqia në gjendje të jashtëzakonshme

UFC/Fillojnë bisedimet, ja kur do të ndodhë lufta mes rusit dhe McGregor

UFC/Fillojnë bisedimet, ja kur do të ndodhë lufta mes rusit dhe McGregor

‘Motra delenxhie…’ Nxehet situata mes Luanës dhe Marinës, ja komentet

'Motra delenxhie...' Nxehet situata mes Luanës dhe Marinës, ja komentet

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

I harruar nga Sylvinho, Muja “sms” lojtarëve: Paçi fat, ndeshja më e rëndësishme e historisë
Sport

I harruar nga Sylvinho, Muja “sms” lojtarëve: Paçi fat, ndeshja më e rëndësishme e historisë

by mirseda
18:12 | 07/06/2025
0

Arbnor Muja ishte një nga zbulimet e Sylvinho-s gjatë fushatës kualifikuese të “Euro2024”, por pasi prekën Evropianin...

Policia arreston katër persona, mes tyre një shqiptar! Sekuestrohen apartamente luksoze dhe llogari bankare

Policia arreston katër persona, mes tyre një shqiptar! Sekuestrohen apartamente luksoze dhe llogari bankare

18:11 | 07/06/2025
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” i mbushur me tifozë kuqezi, mbërrijnë dhe forcat policore

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” i mbushur me tifozë kuqezi, mbërrijnë dhe forcat policore

18:09 | 07/06/2025
“E kam peng humbjen me Serbinë”, Migjen Basha: Kam besim këtë herë, fiton Shqipëria

“E kam peng humbjen me Serbinë”, Migjen Basha: Kam besim këtë herë, fiton Shqipëria

17:31 | 07/06/2025
Jep dorëheqjen shefi i Komisariatit të Himarës, Neritan Buzi

Jep dorëheqjen shefi i Komisariatit të Himarës, Neritan Buzi

17:22 | 07/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com