E shtunë, 31 Korrik, 2021
34.5 C
Tirana

UFC/Fillojnë bisedimet, ja kur do të ndodhë lufta mes rusit dhe McGregor

Kampioni i ri i botës për peshat e lehta të arteve marciale, Khabib Nurmagomedov është shprehur se është në bisedimi me stafin e ish-kampionit, Conor McGregor për të zhvilluar duelin. Ky do të jetë një duel për titull dhe që ka ngjallur një interes të madh nga mënyra se si rrodhën ngjarjet në Brooklyn, pak dit para UFC 223. Kjo sfidë, sipas kampionit rus, do të zhvillohet brenda këtij viti, në muajt e fundit, kur ai të jetë gati në 100% të formës, pas duelit të zhvilluar dy javë më parë.Kjo përballje do të nxirrte jashtë loje “kampionin e përkohshëm” të kësaj peshe Tony Ferguson, që u tërhoq nga eventi i UFC-223 një javë para sfidës, për shkak të dëmtimit. “Ndoshta, por nuk besoj se Tony do të jetë gati kaq shpejt. Sfida jonë është anulluar 4 herë, ndaj nuk do të ketë më një shans tjetër”, tha Khabib.Nurmagomedov shpreson që “The Notorius” të rikthehet në kafaz këtë vit. “Ne po bisedojmë, por nëse gjërat do të zgjaten, atëherë do të heq dorë nga kjo përballje me Conor”, u shpreh rusi në një intervistë për mediat e vendit të tij. “Unë ende nuk e di se cili do të jetë rivali im, por jam duke bërë bisedime me disa sportistë, për të mbrojtur titullin brenda këtij viti. Natyrisht që McGregor mbetet objektivi kryesor”, tha më tej Nurmagomedov, që nuk përjashtoi edhe mundësinë e duelit me Ferguson apo me Dustin Poirier.  “Unë do të përballem me cilindo rival që do të më propozojë UFC-ja, pasi kam dëshirë të mbroj titullin kampion”, tha Khabib Nurmagomedov.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

 Izmir Smajlaj nuk kualifikohet për në finale

Izmir Smajlaj nuk u kualifikua dot për në finale në kërcim së gjati. Një tjetër sportist shqiptar largohet nga Olimpiada e Tokios, teksa është...

Përfundon aventura e Erkand Qerimaj, i 9-ti në renditjen e përgjithshme

Erkand Qerimaj ka dalë i 9-ti në renditjen e përgjithshme të peshëngritjes në Lojërat Olimpike “TOKIO 2020”. Peshëngritësi shqiptar garoi në kategorinë deri në...

Shqipëria nuk ka as të majtë e as të djathtë!

Nga: Enio Civici Zgjedhjet përfunduan. Qeveria është surprizë. Opozita u konsolidua në pozicionin e saj. Pandemia vazhdon, vaksinimi po ashtu. SPAK-u fatmirësisht po dëgjohet. Temperaturat...

FOTO/ Amal Clooney shtatzënë? Ja çfarë thotë çifti

Më herët u pretendua se George dhe Amal Clooney ishin në pritje të binjakëve. Por duket se këto kanë qenë në kuadrin e thashethemeve,...

Teatri/ Veliaj nga Tokyo: Vendimi nuk bie ndesh me atë të Kushtetueses

Nga Tokyo, kryebashkiaku Veliaj ka komentuar vendimin e qeverisë, që i kalon në pronësi truallin e Teatrit Kombëtar. Në një intervistë për "News24", Veliaj...