Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Vula politike e “gjermanit të fundit”!

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Vula politike e “gjermanit të fundit”!

Nga: Ylli Pata

Gjermania është sot një shtet shumë i fuqishëm, një fuqi reale botërore. Fuqia potenciale pas SHBA dhe Kinës. Diferenca e Gjermanisë me SHBA dhe Kinën, është se Uashingtoni dhe Pekini janë prej shumë kohësh në deficit. Gjermania nuk mbahet mend prej kur është në sufiçit. Pra ka më shumë të ardhura se shpenzime. Është si disa vende të Gjirit Persik apo Arabik, por ndryshe nga ata nuk prodhon naftë, pasi Gjermania nuk ka burime natyrore në shumicë.

Prej shumë vitesh, Gjermania është forca e Bashkimit Europian, pasi mban buxhetin e tij, por dhe të vendeve anëtare. Mbahet mend kriza greke, ku ishte Gjermania që e shpëtoi fqinjin tonë jugor nga falimentimi. Siç ndodhi edhe me krizën e Covid 19 por edhe sot me rastin e luftës në Ukrainë.

Gjermania është vendi që çoi në burg Hashim Thaçin me shokë, sepse ai doli kundër publikisht, duke mbështetur planin e Grenell. Gjermania sot nuk është një faktor, është një motor politik, pasi ekonomik është prej vitesh. Të gjithë liderët e Evropës e dinë këtë. Boris Johnson duhet të dijë më shumë në këtë aspekt. Por Gjermania, Berlini, Republika Federale, sot në Tiranë ka dhënë një sinjal të madh, shumë të madh.

Shumë, mund të mos e pranojnë, por kjo s’ka lidhje, jemi në një rast ku ka ndodhur një përmbysje. Shqipëria sot është vizituar zyrtarisht nga Presidenti i Republikës Federale të Gjermanisë. i cili, ka bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve të Luftës së Dytë Botërore.

Një ditë më parë, kishim një diarre kundër ambasadores së SHBA dhe kolegëve të saj, sepse bënë homazhe ndaj të rënëve në luftë ndaj fashizmit. Çfarë si thanë. Sot këtë e bëri Presidenti i Gjermanisë. Pse? Sepse është një sinjal politik, që Gjermania e ka bërë me kohë, por ne kemi mbetur shumë por shumë larg e zihemi për gjermanin e fundit.

Dhe në mënyrë fantastike protokolli preçiz i Berlinit zgjodhi 30 nëntorin. Ja ky ishte mesazhi i fortë politik, i vizitës së parë të një presidenti të Gjermanisë në Tiranë. E nuk është president dosido por një ish-shef i shëbimeve sekrete, ish-ministër i jashëm dhe zv kryeministër dhe tani President. Këtë veprim e ka bërë me qëllim të tregojë se Berlini respekton dëshmorët antifashistë.

Është epokal si qëndrim, sepse bëhet me protokoll shteti. Tirana zyrtare dhe të gjithë qytetarët e Shqipërisë, duhet të ndihen të nderuar, të jenë mirënjohës ndaj Gjermanisë. Se kanë bërë shumë shtete të tjera që e kanë pushtuar Shqipërinë në të shkuarën, duke nisur nga Turqia, Greqia, Serbia, Bullgaria, Italia etj. Por Gjermania sot është liderja politike dhe shoqërore e Europës dhe tregoi edhe qëndrimin e saj politik për luftën ndaj fashizmit.

E në këtë rast politika shqiptare nuk duhet të ketë komplekse, por thjesht duhet të diskutojë dhe analizojë situatat historike. Edhe në Gjermani ka njerëz, apo edhe grupe që nuk ishin antifashistë, por sot e tregojnë qartësisht këtë qëndrim.

Nëse ballistët dikur u bënë me gjermanët për pragmatizëm, sot duhet të jenë antifashistë, si është për shembull Lea Ypi apo edhe shumë shqiptarë të tjerë që vijnë nga shtresa të së djathtës. Nuk po luftojmë me njëri-tjetrin por me veten. Se ç’do t’i tregojmë fëmijëve…

Tags: Gjermaniashqiperiaylli pata

TË LIDHURA

Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit
Editorial - Opinione

Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit

14:25 | 12/03/2026
Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin
Aktualitet

Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin

14:05 | 12/03/2026
Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Next Post
Grushte dhe sharje në Parlament/Deputeti godet kolegen me shuplakë, ajo ia kthen me karrige (VIDEO)

Grushte dhe sharje në Parlament/Deputeti godet kolegen me shuplakë, ajo ia kthen me karrige (VIDEO)

Jam Sali Berisha or ti, nuk zbres nga kali…

Jam Sali Berisha or ti, nuk zbres nga kali...

Adriana Kalaja nuk tërhiqet: Kullat pa leje do hidhen në erë me tr*tol

Adriana Kalaja nuk tërhiqet: Kullat pa leje do hidhen në erë me tr*tol







JU REKOMANDOJMË

Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

18:32 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos
Bota

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos

by mirseda
22:42 | 14/03/2026
0

Një hetim është duke u zhvilluar mbi rrethanat e vdekjes së dy të burgosurve në burgun e...

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

22:40 | 14/03/2026
Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

22:23 | 14/03/2026
Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

22:03 | 14/03/2026
Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

22:01 | 14/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com