Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Vuçiç sulmon keq shqiptarët: Frikacakë që s’duan të flasin për…

7 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha
Vuçiç sulmon keq shqiptarët: Frikacakë që s’duan të flasin për…

Presidenti i Serbisë mund të themi se ka sulmuar keq politikanët shqiptarë, pasi sipas tij ata nuk duan të flasin për çështje serioze dhe thelbësore të cilat do të çonin në arritjen e një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.

Aleksandër Vuçiç  të mërkurën është shprehur se përfaqësuesit e Prishtinës nuk duan të diskutojnë për çështje me rëndësi thelbësore.

“Shoh se zyrtarët shqiptarë nga Kosova nuk duan të  flasin as për Komunitetin e Komunave Serbe (ZSO), as për Veriun, as për Gazivodën. Ata nuk duket se duan të flasin për ndonjë gjë thelbësore,” tha Vuçiç, kur një gazetar i Tanjugut i kërkoi atij të komentonte mbi deklaratat e fundit të bëra nga Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj, të cilët po flasin për “çështje që nuk do diskutohen” në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë.

“Serbia nuk ka kohë për të humbur dhe dëshiron të diskutojë të gjitha çështjet që janë të rëndësishme për serbët dhe shqiptarët,” tha Vuçiç.

Ai gjithashtu vuri në dukje se është koha që Beogradi dhe Prishtina të marrin përgjegjësinë:

“Është koha që ne të vendosim për fatin tonë, në vend se dikush tjetër nga jashtë ta bëjë këtë,” tha Vuçiç.

Sipas tij, “politikanët nuk zgjidhen për të mashtruar veten dhe votuesit”, por për “zgjidhjen e problemeve më të mëdha të qytetarëve”.

Vuçiç foli dy ditë përpara takimit të tij të ndërmjetësuar nga BE në Bruksel me Thaçin dhe ndërsa zyrtarët e Prishtinës po bëjnë të ditur se nuk do të diskutojnë mbi ndonjë çështje thelbësore për normalizimin e marrëdhënieve dhe arritjen e një marrëveshjeje historike midis serbëve dhe shqiptarëve.

Në vend të kësaj, ata duan të diskutojnë “modalitetet për arritjen e një marrëveshje përfundimtare, ligjërisht detyruese”, pa shpjeguar se çfarë do të thotë termi “modalitetet për arritjen”./TIRANA TODAY/

 

Tags: keqshqiptaretsulmonVucic

TË LIDHURA

Bordi i Paqes ndan BE-në, vetëm Hungaria pranon
Bota

Bordi i Paqes ndan BE-në, vetëm Hungaria pranon

09:39 | 22/01/2026
Moti i keq në Greqinë/ Humb jetën një grua dhe roja bregdetare. Si ndodhën tragjeditë?
Rajoni

Moti i keq në Greqinë/ Humb jetën një grua dhe roja bregdetare. Si ndodhën tragjeditë?

09:29 | 22/01/2026
Nga Erdogan te Netanyahu: Misteri i pranimit të Putin-it në Bordin e Paqes së Trump
Analizë

Nga Erdogan te Netanyahu: Misteri i pranimit të Putin-it në Bordin e Paqes së Trump

09:16 | 22/01/2026
Next Post
Vetëvrasja e shqiptarit, kujdestarja gjermane: Erdhi në vendin e gabuar, i mori jetën!

Vetëvrasja e shqiptarit, kujdestarja gjermane: Erdhi në vendin e gabuar, i mori jetën!

Jonida Shehu rikthehet sërish në “Top Channel”

Jonida Shehu rikthehet sërish në "Top Channel"

Emrat+Video/Goditen fiset e forta në Shkodër, arrestohen personat e rrezikshëm

Emrat+Video/Goditen fiset e forta në Shkodër, arrestohen personat e rrezikshëm







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

16:57 | 16/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026




TË FUNDIT

Pezullimi i Ballukut, përfundon seanca në Kushtetuese! Juria tërhiqet për vendim
Aktualitet

Pezullimi i Ballukut, përfundon seanca në Kushtetuese! Juria tërhiqet për vendim

by mirseda
14:26 | 22/01/2026
0

Ka përfunduar këtë të enjte seanca në Gjykatën Kushtetuese lidhur me masën e sigurisë “pezullimi i ushtrimit...

Masa “detyrim paraqitje” e Sali Berishës kalon në seancë plenare të Kushtetueses

Masa “detyrim paraqitje” e Sali Berishës kalon në seancë plenare të Kushtetueses

14:21 | 22/01/2026
Ankimimi i Ramës për pezullimin e Ballukut, Prokurorja e SPAK në Kushtetuese

Ankimimi i Ramës për pezullimin e Ballukut, Prokurorja e SPAK në Kushtetuese

13:49 | 22/01/2026
Përdorim i gjuhës jo parlamentare, Peleshi i tërheq vëmendjen Gazment Bardhit, masë edhe për Palokën

Përdorim i gjuhës jo parlamentare, Peleshi i tërheq vëmendjen Gazment Bardhit, masë edhe për Palokën

12:52 | 22/01/2026
Presidenca: Kushtetuta ndalon pezullimin e anëtarit të Këshillit të Ministrave

Presidenca: Kushtetuta ndalon pezullimin e anëtarit të Këshillit të Ministrave

12:45 | 22/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com