Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Vuçiç për Kosovën: Zgjidhje përmes dialogut ose konflikt i mundshëm

5 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha
Vuçiç për Kosovën: Zgjidhje përmes dialogut ose konflikt i mundshëm

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka thënë para gazetarëve se në mëngjesin e të enjtes (12 nëntor) ka pasur takim me ambasadorët e vendeve të Kuintit, dhe ka thënë që konflikti në Nagorno-Karabak ka treguar shembull se si është një konflikt i ngrirë dhe që kur dikush e shkrin atë, mund të përshkallëzojë një katastrofë të vërtetë.

Grupi i Kuintit përbëhet nga: Franca, Gjermania, Italia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara

Ai theksoi që Beogradi duhet të punojë për arritjen e zgjidhjes përmes kompromisit me Kosovën. Siç ka porositur ai, Serbia edhe më tej duhet të forcohet ekonomikisht dhe ushtarakisht që të mund të ruajë vendin e saj në çdo moment nga agresorët potencialë.

“Por, porosia më e rëndësishme është porosia e paqes, dialogut dhe dëshirës që të vazhdojmë bisedimet me Prishtinën dhe ta kuptojmë që zgjidhja më e mirë e mundshme është përmes dialogut. Është më mirë që ta arrijmë më herët sesa vonë. Në të kundërtën mund të na ndodhë ndonjë konflikt”, ka theksuar Vuçiç.

Presidenti i Serbisë ka thënë që ambasadori amerikan në Beograd, Anthony Godfrey, ka deklaruar që Shtetet e Bashkuara mbesin të përkushtuara për zbatimin e Marrëveshjes së Uashingtonit.

“Pavarësisht se si do të përfundojë kjo telenovelë që po e shikojmë”, theksoi Vuçiç.

Presidenti Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, më 4 shtator në Uashington, në praninë e presidentit amerikan Donald Trump, kanë nënshkruar Marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike.

Si rezultat i asaj marrëveshjeje, zyra e Korporatës Financiare të Zhvillimit Ndërkombëtar (DFC) u hap në Beograd.

Thirrje për shumë pjesëtarë të pakicave në administratën shtetërore

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ka dërguar Qeverisë së Serbisë një “kërkesë apo lutje” që të ketë më shumë pjesëtarë të pakicave kombëtare në administratën shtetërore.

“Të mos jenë vetëm partnerët tradicionalë, partia e Ishtvan Pastorit, por edhe pjesëtarët e tjerë të pakicave kombëtare – romët, kroatët, boshnjakët. Ka mjaft përfaqësues të shqiptarëve, me të cilët mund të bisedojmë dhe do t’i lutesha ministres (Gordnana) Qomiq (ministre për të Drejtat e Njeriut, të Pakicave dhe Dialogut shoqëror) që të ndikojë në përmirësim edhe më të fuqishëm të pozitës së pjesëtarëve të pakicave kombëtare”, ka deklaruar mes tjerash ai./REL/

Tags: Aleksandër Vuçiçdialogu Kosove-Serbikonflikt

TË LIDHURA

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…
Politikë

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Mali i Zi/ Autoritetet: Ish-presidenti Gjukanoviç nuk ka deklaruar orat me vlerë rreth 200 mijë euro
Rajoni

Mali i Zi/ Autoritetet: Ish-presidenti Gjukanoviç nuk ka deklaruar orat me vlerë rreth 200 mijë euro

22:35 | 25/11/2025
Vuçiç: Edhe katër ditë deri në ndërprerjen e punës në rafinerinë e NIS-it
Rajoni

Vuçiç: Edhe katër ditë deri në ndërprerjen e punës në rafinerinë e NIS-it

13:37 | 25/11/2025
Next Post
Kreu i Task-Forcës: Mos u trembni nga Covid-19, kontaktoni mjekun e familjes

Kreu i Task-Forcës: Mos u trembni nga Covid-19, kontaktoni mjekun e familjes

Lajme të mira nga Kosova, asnjë viktimë nga Covid në 24 orët e fundit

Koronavirusi, rekord të infektuarish në Kosovë

Drejtori i OBSH-së tregon shtresat që do ta marrin të parët vaksinën

Drejtori i OBSH-së tregon shtresat që do ta marrin të parët vaksinën







JU REKOMANDOJMË

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

11:39 | 25/11/2025
Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

08:29 | 27/11/2025
Akuzohen për korrupsion, SPAK dërgon për gjykim dy inspektorët e ISHTI dhe një administrator biznesi

Paraqitet në SPAK bashkëshortja e biznesmenit

09:28 | 21/11/2025
Rrezikon 30 vite burg/ Arrestohet në Spanjë shqiptari i kërkuar nga SPAK, në pritje të ekstradimit

LAJMI I FUNDIT/ SPAK regjistron procedim penal ndaj Belinda Ballukut dhe Ceno Klosit

11:38 | 24/11/2025




TË FUNDIT

U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni
Aktualitet

U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni

by mirseda
21:28 | 30/11/2025
0

Të shtëna me armë zjarri u raportuan mbrëmjen e sotme në Elbasan. është ekzekutuar me armë zjarri...

Përmbytjet shkaktojnë katastrofë në Azinë Jugore, rreth 600 viktima përgjatë javës së fundit

Përmbytjet shkaktojnë katastrofë në Azinë Jugore, rreth 600 viktima përgjatë javës së fundit

22:49 | 29/11/2025
Tirana feston “Natën e Bardhë”

Tirana feston “Natën e Bardhë”

21:38 | 29/11/2025
Gazetari që investigoi skandalin e Vuçiç: Ishte organizator i snajperave

Gazetari që investigoi skandalin e Vuçiç: Ishte organizator i snajperave

21:22 | 29/11/2025
U arrestua në Serbi, gjykata e Beogradit lë në paraburgim ish-pjesëtarin e UÇK-së

U arrestua në Serbi, gjykata e Beogradit lë në paraburgim ish-pjesëtarin e UÇK-së

20:53 | 29/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com