Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Vuçiç: Kërkesat për njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë, të pakuptimta

5 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha
Vuçiç: Kërkesat për njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë, të pakuptimta

Kërkesat për njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë janë të pakuptimta, ka deklaruar presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pas takimit të Qeverisë së re në Beograd.

Pas seancës së 2 nëntorit, ku mori pjesë si kryetar i shtetit, ai tha se njohja e ndërsjellë nuk është një çështje që Serbia do ta diskutojë ndonjëherë dhe përsëriti se Prishtina është e obliguar të përmbushë detyrimet e saj nga Marrëveshja e Brukselit, e cila së pari përfshin formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Na duhet një zgjidhje kompromisi midis Prishtinës dhe Beogradit,” ka thënë Vuçiç.
Sipas tij, në kontekstin e Kosovës, për Serbinë janë të rëndësishme zgjedhjet e ardhshme në Shtetet e Bashkuara.

“Joe Biden është i preferuari i tyre, nuk është sekret. Unë personalisht kam marrëdhënie korrekte me të, por ajo politikë nuk ishte në favor të Serbisë. Sa i përket fitores eventuale të zotit Donald Trump, e cila është e vështirë por jo e pamundur, atëherë do të ishte diçka më e lehtë për Serbinë ”, ka thënë mes tjerash ai.

Kandidati demokrat për president, Joe Biden gjatë një konference për shtyp ka përmendur faktin që djali i tij ka shërbyer në Kosovë në kuadër të trupave amerikane të NATO-s.

Përndryshe, si senator, Biden ka qenë aktiv në Ballkanin Perëndimor dhe ka vizituar këtë rajon në disa raste. Hera e fundit që Biden ka vizituar Kosovën dhe Serbinë, si Zëvendës-president i Shteteve të Bashkuara, ka qenë në gusht të vitit 2016.

Ndërkohë, si rezultat i marrëveshjes në Uashington më 4 shtator, zyra e Korporatës Ndërkombëtare Amerikane të Financave të Zhvillimit (DFC) u hap në Beograd më 22 shtator.

I dërguari special i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, tha në të njëjtën ditë se në vitet e mëparshme ishin bërë shumë premtime, dhe u bëri thirrje qytetarëve në rajon që këtë herë të besojnë për fjalën e dhënë. Ai vuri në dukje se qëllimi është që “t’i kthejë premtimet në punë të vërteta”.

“Na duhet një vit për t’iu treguar njerëzve në Kosovë dhe Serbi përmirësimin në ekonomi,” ka thënë mes tjerash Grenell.

Zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara do të mbahen më 3 nëntor. Gara do të zhvillohet mes presidentit aktual, Donald Trump dhe kandidatit demokrat për këtë pozitë, Joe Biden./REL/

 

Tags: Aleksandër VuçiçKosovë-Serbinjohje reciproke

TË LIDHURA

Protesta në Shkup pas tragjedisë së marsit ku humbën 63 persona; mijëra kërkojnë drejtësi
Rajoni

Protesta në Shkup pas tragjedisë së marsit ku humbën 63 persona; mijëra kërkojnë drejtësi

19:54 | 15/11/2025
Horror në Itali/ Nëna vret dalin 9-vjeçar, i pret fytin me thikë
Rajoni

Horror në Itali/ Nëna vret dalin 9-vjeçar, i pret fytin me thikë

13:25 | 13/11/2025
Italia vendos verifikimin e detyrueshëm të moshës për faqet pornografike
Rajoni

Italia vendos verifikimin e detyrueshëm të moshës për faqet pornografike

10:38 | 13/11/2025
Next Post
Nuk zbriti në fushë në ndeshjen e Kupës, Luftëtari humbet 3-0 në tavolinë

Nuk zbriti në fushë në ndeshjen e Kupës, Luftëtari humbet 3-0 në tavolinë

Taulant Balla dënohet nga Gjykata, humb gjyqin ndaj gazetarit

Taulant Balla dënohet nga Gjykata, humb gjyqin ndaj gazetarit

Izolimi 2.0: Evropa po hyn në një dimër të gjatë dhe të pasigurt

Izolimi 2.0: Evropa po hyn në një dimër të gjatë dhe të pasigurt







JU REKOMANDOJMË

U hodh nga ballkoni në sy të fëmijëve dhe gruas, ndërron jetë 40-vjeçari në Korçë

U hodh nga ballkoni në sy të fëmijëve dhe gruas, ndërron jetë 40-vjeçari në Korçë

09:47 | 17/11/2025
Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
Kosovë: Përfundon numërimi i votave; Vetëvendosja fiton në Prishtinë, Viti dhe Mitrovicën e Jugut

Kosovë: Përfundon numërimi i votave; Vetëvendosja fiton në Prishtinë, Viti dhe Mitrovicën e Jugut

16:49 | 15/11/2025




TË FUNDIT

Akuzohen për korrupsion, SPAK dërgon për gjykim dy inspektorët e ISHTI dhe një administrator biznesi
Politikë

Akuzohen për korrupsion, SPAK dërgon për gjykim dy inspektorët e ISHTI dhe një administrator biznesi

by mirseda
17:09 | 18/11/2025
0

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për...

Shqipëria në shifra, historinë drejt play-off të Botërorit e bëri mbrojtja

Shqipëria në shifra, historinë drejt play-off të Botërorit e bëri mbrojtja

17:07 | 18/11/2025
Interneti në “paralizë”/ Sistemi mbrojtës Cloudflare goditi “website”-t kryesore, ja çfarë ndodhi

Interneti në “paralizë”/ Sistemi mbrojtës Cloudflare goditi “website”-t kryesore, ja çfarë ndodhi

17:02 | 18/11/2025
Moti i keq ‘pushton’ vendin, paralajmërohet përkeqësim në basenin e Drinit”

Moti i keq ‘pushton’ vendin, paralajmërohet përkeqësim në basenin e Drinit”

16:42 | 18/11/2025
Gruaja e viktimës: Rrëfim për kërcënimet dhe telefonatën e fundit

Gruaja e viktimës: Rrëfim për kërcënimet dhe telefonatën e fundit

16:22 | 18/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com