E shtunë, 21 Nëntor, 2020
13 C
Tirana

Izolimi 2.0: Evropa po hyn në një dimër të gjatë dhe të pasigurt

Më të lexuarat

Ky është qyteti që nuk do e shohë dritën e diellit për 2 muaj

Një qytet në Alaska, i ka thënë ''lamtumirë'' dritës së diellit për dy muajt e ardhshëm. Dielli u ngrit dhe perëndoi në Utqiagvik, Alaska, i...

KUJDES/ Pamje të rënda: Morgu përtej kapacitetit, trupat lihen përtokë

KUJDES! PAMJE TË RËNDA! Syri.net ka publikuar foto ekskluzive të siguruara nga brenda Morgu i Tiranës, ku trupat e viktimave nga Covid-19 janë vendosur në...

Vdekja e Sokol Olldashit/Dyshimet që mbeten edhe 7 vite më pas

Sokol Olldashi, një nga ministrat kryesorë të Partisë Demokratike, vdiq mbrëmjen e 20 nëntorit 2013 në një aksident rrugor në aksin Tiranë-Elbasan. Prokuroria e Tiranës...

Basha publikon dokumentin: Në morg, 923 të vdekur nga Covid por u raportuan 509

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka thënë se vdekjet e shkaktuara nga Covid-19 në Shqipëri nuk janë raportuar me vërtetësi. Basha tha se në...

Drejt kaosit: Mbi 800 raste të reja me Covid, 15 viktima

Shqipëria regjistron një tjetër rekord sa i takon të rasteve të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë informon se 836...

Avokatit të Trump-it i del boja e flokëve gjatë fjalimit (FOTO)

Dje presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden sulmoi Donald Trump, për mos pranimin e humbjes së zgjedhjeve të 3 nëntorit, dhe për bllokimin e...

Një tjetër lajm i hidhur/ Aktori i njohur shqiptar humb betejën me virusin

Koronavirusi nuk kursen askënd! Një tjetër humbje e madhe për artin shqiptar, pasi nuk e ka fituar dot betejën me koronavirusin aktori fierak Fatmir...

Shqiptarit i zënë pritë në Spanjë, ekzekutohet me 6 plumba (Emri)

Një shtetas shqiptar ka mbetur i vrarë pasi ra pre e një atentati. Shqiptari i njohur si Trisas mbeti i vdekur pasi ndaj tij u...

‘Janë fshehur gjysma e viktimave nga COVID-i’, paralajmërimi i Ramës për nesër

Kryeministri Rama ka reaguar sot në lidhje me akuzat e parashtruara një ditë më parë nga kryedemokrati Basha, se janë fshehur gjysma e viktimave...

7 vjet nga humbja e Sokol Olldashit, ja çfarë bën Astrit Patozi (VIDEO)

Ish-numri dy i Partisë Demokratike, tashmë kryetari i partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi, ka rikujtuar kolegun e mikun e tij të ndjerë Sokol Olldashi....

Nga Ferdinando Giugliano “Gulf News”

Pas një vere plot shpresë, Evropa duket se po shkon drejt një dimri me pasoja tragjike. Ëndrra e mbajtjes nën kontroll të pandemisë vetëm përmes disa sakrificave të kufizuara është zhdukur. Qeveritë po përgatiten për një raund të ri masash të ashpra kufizuese.

Anglia po përballet që nga e enjtja me 1muaj bllokim kombëtar, teksa kryeministri Boris Xhonson, shpalosi në detaje planet e reja në një përpjekje për të luftuar përhapjen e koronavirusit të ri. Pabet, restorantet, palestrat dhe dyqanet jo të domosdosshme do të mbyllen, ndërsa shkollat fillore, gjimnazet dhe universitetet mund të qëndrojnë të hapura.

Irlanda hodhi të njëjtin hap një javë e gjysmë më parë, duke vendosur një bllokim kombëtar, ndërsa po mban hapur vetëm shkollat dhe dyqanet e domosdoshme.

Edhe Franca ka njoftuar nisjen e një bllokimit të ngjashëm kombëtar, vetëm disa muaj pasi presidenti Emanuel Makron e përjashtoi kategorikisht një gjë të tillë. Në Gjermani, kancelarja Angela Merkel ka njoftuar vendosjen e një bllokimi të pjesshëm për nëntorin, që do të sjellë ndalimin e aktiviteteve që kryhen gjatë kohës së lirë.

Italia ka përcaktuar orën 18:00 të pasdites si kohën e mbylljes së bareve dhe restoranteve, por në vijim mund të zgjedhë të vërë në zbatim masa kufizuese edhe më të ashpra. Ndërsa po rishfaqen kufizimet e reja ndaj lirisë personale, ia vlen të pyetet:A do t’i pranojnë ato evropianët, ashtu siç bënë gjatë valës së parë të koronavirusit?

Nga Italia në Spanjë, shumë qytetarë po dalin në rrugë për të protestuar ndaj ndikimit të kufizimeve në sigurinë e tyre financiare. Politikanët duhet të gjejnë mënyra për të adresuar shqetësimet e tyre, ose do të rrezikojnë një kolaps të kohezionit shoqëror.

Siç e kam argumentuar në disa shkrime në muajin gusht, më shumë bllokime kombëtare nuk kishin qenë në asnjë rast në diskutim nga qeveritë. Edhe pse udhëheqësit u zotuan që ta trajtojnë valën e dytë goditëse të Covid-19, përmes testimit, gjurmimit të kontakteve dhe  bllokimeve të “zgjuara” të lokalizuara, numri në rritje i të vdekurve dhe shtrimeve në spitale, nuk u jep atyre asnjë zgjidhje tjetër përveç vendosjes së masave më të rrepta.

Edhe Suedia, që zgjodhi një strategji relativisht liberale gjatë valës së parë, tani po zbaton më shumë masa kufizuese, të paktën në disa zona. Megjithatë, qasja aktuale në të gjithë Evropën ndryshon nga ajo e pranverës së këtij viti.

Qeveritë duken të dëshpëruara t’i mbajnë vendet e tyre të hapura sa më shumë që të jetë e mundur, pasi kanë frikë nga një rritje e falimentimeve, papunësisë dhe deficitet buxhetore gjithnjë e më të mëdha. Spanja dhe Italia, po i rezistojnë ndalimeve të aktiviteteve jo thelbësore që kishin miratuar më parë.

Lexo edhe :   Shqiptarët shpenzojnë miliona euro për kurimin e Covid në Turqi
Lexo edhe :   SHBA, mbi 250 mijë vdekje nga koronavirusi

Politikanët duan gjithashtu t’i mbajnë të hapura shkollat, edhe pse kjo ka të ngjarë të ndihmojë në përhapjen e virusit. Italia i është rikthyer mësimit në distancë për nxënësit e shkollave të mesme, por gjetkë në kontinent nuk po shohim të njëjtat mbyllje të përhapura të shkollave që pamë në gjysmën e parë të këtij viti.

Për më tepër, çdo bllokim i ri do të kërkojë bashkëpunimin e popullatës. Shumica e vendeve evropiane, përfituan nga nivelet e jashtëzakonshme të dakordësisë me porositë e qëndrimit në shtëpi në pranverë. Tani, siç e tregojnë protestat në qytete të tilla si Roma dhe Barcelona, zhgënjimi dhe zemërimi i njerëzve po rritet.

Në një farë mase, kjo është një pasojë e natyrshme e politikave të mëparshme. Bllokimet e përgjithësuara, ishin gjithnjë një strategji e papërsosur e kontrollit të përhapjes së virusit në terma afatgjatë, pasi kriza ekonomike po i godet shumë qytetarët. Gjithashtu, ajo po godet kryesisht të njëjtët njerëz, nga kamerierët te balerinët.

Por qeveritë evropiane e kanë fajin vetë për këtë valë pakënaqësie. Gjatë pranverës, ato mund të justifikoheshin pse u kapën gafil. Sot kjo alibi nuk mban më. Ndërsa evropianët vazhdojnë të përballen me mungesën e tamponëve dhe shtretërve spitalorë, shumëkush po pyet se çfarë bënë saktësisht politikanët për t’u përgatitur për sezonin e dimrit.

Ndërkaq, ekziston zemërimi pse bizneset u detyruan të investojnë në pajisjet dezinfektuese  dhe masa të tjera mbrojtëse, dhe ndërkohë tani po mbyllen sërish. Politikë-bërësit, duhet të kishin qenë më të sinqertë në lidhje me pasigurinë afatgjatë mbi pandeminë, sesa të rrisnin pritshmëritë e qytetarëve për një kthim të shpejtë të normalitetit.

Tani, udhëheqësit duhet të bëjnë një punë më të mirë për të bindur qytetarët t’i respektojnë kufizimet e reja. Ata duhet të sigurojnë që masat kufizuese të jenë proporcionale dhe të bazuara tek këshillat e ekspertëve që kanë një bazë shkencore, dhe që sektori publik të bëjë pjesën e tij për të kufizuar përhapjen e infektimit, si për shembull duke zvogëluar turmat në transportin publik.

Ata duhet të jenë më të qartë edhe në komunikimin e arsyeve që qëndrojnë pas vendimeve të tyre. Së fundmi, ata duhet të garantojnë mbështetjen e duhur financiare, dhe ta ofrojnë atë me shpejtësi për ata që kanë nevojë.

Gjatë valës së parë, vende të tilla si Gjermania e menaxhuan situatën shumë më me efikasitet se të tjerët. Evropa po shkon drejt dimrit me një popullsi të frikësuar. Sfidë do të jetë gjetja e një mënyre për ta luftuar pandeminë.

Burimi i lajmit: https://gulfnews.com/opinion/op-eds/lockdown-20-europe-enters-a-long-uncertain-winter-1.74931362

Përshtatur nga TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Kur ka pasur tradhti…”, Vin Veli flet për ndarjen me Bora Zemanin

Vin Veli prej kohësh ka dëshmuar se ka marrëdhënie mjaft të mira me ish-partneren e tij Bora Zemani, me të cilën ka edhe një...

Braçe zbardh pasurinë ‘e çmendur’ të Lulzim Bashës

Sikundër Rama, bluzat e bardha, edhe zv/kryeministri Erion Braçe, ka reaguar ashpër ndaj kreut demokrat Lulzim Basha, lidhur me deklaratat për fshehjen e numrit...

Pas Greqisë, një tjetër shtet shtrëngon masat për Shqipërinë

Pas Greqisë, edhe Mali i Zi ka kufizuar lëvizjet e qytetarëve shqiptarë. Për shkak të rëndimit të situatës si pasojë e koronavirusit, Mali i...

Horoskopi, 21 nëntor 2020

Dashi Mundohuni të shmangni stresin e udhëtimeve në distanca të gjata. Natyra gazmore e anëtarëve të familjes do të lehtësojë atmosferën në shtëpi. Ndërhyrja e...

Mediat serbe: Më 26 dhe 27 nëntor, Kosovës mund t’i liberalizohen vizat

“Delegacionet teknike kosovaro-franceze më 26 dhe 27 nëntor për liberalizimin e vizave”, është shkrimi i sapo publikuar nga mediat serbe. Një takim virtual i delegacioneve...