E mërkurë, 2 Dhjetor, 2020
13 C
Tirana

Taulant Balla dënohet nga Gjykata, humb gjyqin ndaj gazetarit

Më të lexuarat

Nesër përfundon afati 3-javor për kufizimin e lëvizjes deri në orën 22:00

Ditën e nesërme do të marrë fund edhe kufizimi i lëvizjes deri në orën 22:00, i vendosur nga Komiteti Teknik i Ekspertëve 3 javë...

Brenda burgut ku po mbahen Thaçi dhe ish-komandantët e UÇK-së (FOTO)

Hashim Thaçi dhe ish komandantët e tjerë të UÇK-së ndodhen në Hagë, aty ku po presin që të nisin seancat e tjera të gjykimit....

“Kujdesu për engjëllin tim”/ Publikohet audio e fundit e Maradonës në Whatsapp

Disa orë më parë u shfaq audio e fundit në Whatsapp, e dërguar nga Diego Armando Maradona. Disa ditë para se të vdiste, “El...

Luftë për trashëgiminë/ Zbulohet pasuria marramendëse e Maradonës

Të shumta kanë qenë dyshimet e ngritura së fundmi, për vdekjen e legjendës së futbollit, Diego Armando Maradona, teksa në Argjentinë kanë nisur edhe...

“Maradona ishte përdhunues”, futbollistja: Ai ka dhunuar gratë (FOTO)

Në kohën kur e gjithë bota ka përkujtuar legjendën e futbollit Diego Armando Maradona, ka nga ato personazhe që kanë shprehur haptazi urrejtjen dhe...

Saudët, familja më e pasur në botë me 1.5 trilionë dollarë

Familja mbretërore e Arabisë Saudite, është sot më e madhja dhe më e pasura në botë. Ajo përbëhet rreth 15.000 anëtarë. Por shumica e...

Rusi/ Vetëvritet truproja e Putin, kolegu: Punonim në kushte të këqija

Truproja i presidentit rus, Vladimir Putin vrau veten sot në Kremlin. Sipas mediave ruse, Mikhail Zakharov, punonjësi i departamentit të 5-të, kreu vetëvrasjen gjatë...

“E mor Osman ç’na bëre, si është jeta”, i moshuari detyron Ramën të heq këpucët

Një i moshuar në fshatin Gjepalaj në Shijak, ka detyruar kryeministrin Rama që të heqë këpucët përpara se të hyjnë në shtëpinë e re,...

Ish-Presidenti Alfred Moisiu mbush 91 vjeç, ja disa fakte nga jeta e tij

Ish-Presidenti i Republikës, Alfred Mosisiu sot feston 91-vjetorin e lindjes. I lindur në Shkodër në vitin 1929, djali i Spiro Moisiut, në moshën 73-vjeçar...

Covid-19: Rritje e frikshme e rasteve të reja në vend

Kurba e Covid-19, ka shënuar sërish një rritje të frikshme në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit, 832 persona...

Taulant Balla, numri dy i Partisë Socialiste, dënohet nga Gjykata e Shkallës së parë Tiranë. Sekretari i përgjithshëm i partisë në pushtet, ka humbur përballjen ligjore me Shijak TV, pasi ishte paditur nga Drejtori i Informacionit Basir Çollaku. Deputeti socialist është dënuar me 2 milionë lekë, të paguajë dëm moral dhe njëherësh shpenzimet gjyqsore, duke bërë që të jetë në listën e personave të dënuar nga drejtësia. Palët janë ankuar në Gjykatën e Apelit.

Për Çollakun, ankimi ka të bëjë me pranimin e pjesshëm të padisë, në shkallën e parë dhe vlerësimin e dëmit të shkaktuar. Një proces që zgjati dy vite e një ditë, nga 11 tetori 2018, kur është bërë denoncimi, deri me 12 tetor 2020, në marrjen e vendimit. Pavarësisht kohës së gjatë, vendimi konfirmon të pavërtetat e politikanit, ndërkohë ne do të vijojmë të investigojmë shumë nga deklarimet e oficerit të policisë dhe jemi në një fazë të mbledhjes së provave, për t’i bërë më pas publike.

Paditësi, gazetari Basir Çollaku, ka kërkuar përgenjështrimin e deklarimeve të Ballës, të bëra në emisionin Opinion në 27 shtator 2018, si dhe dëmshpërblim jopasuror, por moral në masën 20 mijë euro.

Gjykata ka pranuar pjesërisht padinë, duke argumentuar se, në këtë pranim janë të përfshirë të gjithë pretendimet e paditësit.

Balla në një padi të bërë në prokurori, në deklarimet e tij publike është shprehur se “…këta persona unë i kam paditur, pasi sipas informacioneve që unë kam, kanë inskenuar këtë lloj historie, në këmbim të 10 mijë eurove, për të përfshirë dhe emrin e kryetarit të Grupit Parlamentar. Besoj dhe kam dyshime të qenësishme se, pjesë të deklarimeve të z.Nuhu, i ka shtypur z.Çollaku…” Kjo padi është pushuar nga prokuroria dhe me vendim gjykate, pretendimet e sekretarit socialist janë rrëzuar si të pavërteta dhe pabazuara në prova.

Në këtë padi të bërë nga Çollaku ndaj Ballës, në vendimin e marrë nga gjykata me 12 tetor të vitit 2020, dy vite e një ditë pas kallzimit, ndër të tjera thuhet se:

“Pala e paditur, edhe pse ka deklaruar që ka informacione, në këtë gjykim nuk paraqiti të tilla mbi të cilat mund të gjykohej, mbi deklarimin e bërë prej tij…”

Pala paditëse paraqiti në gjykim vendimin penal  nr 3152/18.09.2019, të Gjykatës së rrethit gjyqsor Tiranë, në të cilin Prokuroria i ka bërë kërkesë gjykatës të pushojë procedimin penal për veprat penale, kallzim i rremë dhe shpërdorim detyre dhe kjo e fundit ka vendosur pushimin e çështjes për këtë procedim penal.

Lexo edhe :   Falsifikoi dokumentet, GJKKO dënon me 6 muaj burg ish-gjyqtarin Daci

Më tej në vendim, në faqen nr 13 të tij, Gjykata shprehet se:

Lexo edhe :   Falsifikoi dokumentet, GJKKO dënon me 6 muaj burg ish-gjyqtarin Daci

”Në mungesë të provave të palës së paditur dhe ndodhur para provave të palës paditëse, që vërtetojnë se ai nuk është përfshirë në inskenim në këmbim të parave, rezulton e provuar, se informacioni, fakti i publikuar, i përçuar te publiku nëpërmjet deklarimeve të palës së paditur, në emisionin e datës 27 shtator 2018, nuk është i vërtetë. Për sa më sipër, provohet se jemi para veprimeve të paligjshme të palës së paditur, në ushtrimin e lirisë së shprehjes të materializuara në përçuarjen pranë publikut të gjerë, të informacioneve/fakteve të pavërteta, që si të tilla cënojnë të drejtat absolute të personalitetit të paditësit.”

Në arsyetimin e saj Gjykata çmon se, “Ndodhur përpara ekzistencës së dëmit moral, si një prezumim ligjor, faktit të paligjshëm, lidhjes shkaksore mes tij dhe dëmit moral të shkaktuar paditësit, sipas parimit të rregullsisë shkaksore, gjykata çmon se kërkimi i paditësit mbi shpërblimin e këtij dëmi, është tërësisht i mbështetur në ligj e në prova dhe si i tillë duhet të pranohet…”

Në përfundim Gjykata ka vendosur; Pranimin e kërkesëpadisë si më poshtë:

“Detyrimin e palës së paditur, Taulant Balla, të dënmshpërblejë palën paditëse Basir Çollaku, me vlerën 200 mijë lekë të reja, për dëmin jopasuror, dëm moral, shkaktuar tij, nga deklarimi i datës 27 shtator 2018, në emisionin Opinion në Tv Klan.

Rrëzimin e kërkesëpadisë për pjesën tjetër.

Vendimi i zbatueshëm nga përmbaruesi gjyqsor. Shpenzimet gjyqsore të padisë, i ngarkohen palës së paditur në masaën e padisë së pranuar nga Gjykata. Kundër vendimit bëhet ankimim brenda 15 ditëve. ..”

Përballja që solli këtë proces gjyqsor, ka në themel intervistën e ish-oficerit të policisë Emiljano Nuhu. Në këtë intervistë deklarohej se Taulant Balla ka qenë i pranishëm në postën e policisë në Fushë-Krujë, bashkë me kryebashkiakun e Krujës Artur Bushi, kur oficerit Emiljano Nuhu, në zyrën e tij i është vënë pistoleta në kokë nga vëllai i deputetit, Rrahman Rrahja, që gjendej edhe vet prezent, sipas deklarimeve të agjentit të policisë.

Kjo çështje sigurisht do të vijojë dhe në shkallë të tjera të gjyqësorit, brenda dhe jashtë vendit, deri në një vendim të formës së prerë. Ky vendim, ka një rëndësi pasi përballja e medias me pishtetin politik, me gjithë trysninë në sfond të procesit, nuk bën fitues pushtetarët që rendin pas të pavërtetës./Shijak TV/

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Do mbyllemi në fundjavë? Zv.ministrja Rakacolli zbulon vendimin

Zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Racakolli, tha në një deklaratë për mediat se vendi ynë do të vijojë të njëjtat masa, ndalimi i ceremonive festive,...

LAJM I FUNDIT/ Veton Surroit i rikthehet titulli “Qytetar Nderi”

I rikthehet titulli “Qytetar Nderi” Veton Surroit, pasi prefekti i Kukësit refuzon vendimin e Këshillit të Qarkut Kukës. Publicistit dhe politikanit nga Kosova, Veton...

Zyrtare/ Vijon ora policore, Komiteti i Ekspertëve nuk bën asnjë ndryshim

Komiteti i Ekspertëve vendosi ditën e sotme që të mos ketë masa të reja. Komiteti Teknik i Ekspertëve tha se aktualisht do të vijojmë...

Britania do nisë vaksinimin javën e ardhshme, Interpoli lëshon alarmin global

Britania u bë vendi i parë në botë që zyrtarizoi vaksinën kundër koronavirusit, që pritet të nisë të mërkurën e javës që vjen. Zyrtarët...

Hetimet e SPAK/ Ish-drejtori i burgut 313 akuzohet për korrupsion

SPAK ka përfunduar hetimet për procedimin penal të Eduard Strugaj, ish drejtor i burgut 313-të dhe të pandehurve të tjerë. I pandehuri Eduard Strugaj,...