Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Vuçiç: Dëshiroj ta ruaj Serbinë nga konfliktet, l*ftërat dhe problemet e mëdha

4 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Vuçiç në hall: Dua të kem ushtri të fuqishme, por…

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se Serbia tashmë ka marrë një vendim lidhur me sanksionet ndaj Rusisë dhe se ai vendim i është paraqitur opinionit.

Këtë deklaratë, Vuçiç e ka bërë më 7 mars duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me qëndrimin që ka Beogradi ndaj ngjarjeve në Ukrainë.

Pas pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt, Serbia mbështeti integritetin territorial të atij vendi dhe në të njëjtën kohë vendosi të mos u bashkohet sanksioneve, të cilat Bashkimit Evropian i vendosi ndaj Moskës zyrtare.

“Të udhëheqësh vendin në kushte të këtilla, nuk është gjë e lehtë. Do të dëshiroja ta ruajmë Serbinë nga konfliktet, luftërat dhe problemet e mëdha”, tha Vuçiç, më 7 mars në Leskovc, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve për vendosjen e mundshme të sanksioneve kundër Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë.

Më 2 mars, Beogradi zyrtar votoi për të miratuar rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, me të cilën dënohet sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës.

Presidenti i Serbisë tha më 7 mars se për shkak të konfliktit në Ukrainë, në situatën aktuale globale ekzistojnë shumë aktorë që duan pranim të përshpejtuar të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

“Në qoftë se do të pranoheshin në ndonjë organizatë ndërkombëtare, kjo do të thoshte se ata thyen Marrëveshjen e Uashingtonit. Ne do t’i befasonim ata me një përgjigje efektive. Atë ditë do të mësojnë emrat e disa shteteve që e tërhoqën njohjen e pavarësisë së Kosovës”, tha Vuçiç.

Presidenti i Serbisë tha në Leskovc se Serbia ka hequr dorë nga dërgimi i një note proteste Turqisë në lidhje me qëndrimin e deklaruar për hyrjen e Kosovës në NATO.

“Ne morëm vendimin që të mos dërgojmë notë proteste në Turqi, sepse kam pasur një bisedë me (presidentin turk) Recep Tayyip Erdoganin dhe më sqaroi se çfarë ka thënë ai, çfarë u transmetua dhe morëm vendim që të mos dërgojmë një notë të tillë”, tha Vuçiç.

Sipas mediave turke, Ergodan ka thënë më 1 mars se Turqia e ka njohur menjëherë Kosovën si shtet dhe se, sipas tyre, kështu do të veprojë edhe kur Kosova të bëjë kërkesë për anëtarësim në NATO.

Vuçiç përsëriti se rezervat e mallrave dhe ato energjetike të Serbisë janë të siguruara dhe se nuk ka nevojë që qytetarët të krijojnë rezerva të ushqimit dhe derivateve të naftës.

Vuçiç tha se vendimi për ndalimin e eksportit të grurit nga Serbia, i cili ishte paralajmëruar dy ditë më parë, do të merret nesër ose pasnesër.

“Mullisëve do t’u lejohet të eksportojnë miell edhe për disa kohë. Do të ketë mjaft grurë për qytetarët e Serbisë, por edhe për rrethin tonë”, ka deklaruar Vuçiç, ndërkaq si një prej problemeve me importin e lëndëve të para, ai ka përmendur mungesën e hekurit dhe koksit për fabrikën e hekurit në Smederevë.

Ministri i Financave i Serbisë, Sinisha Malli, më 7 mars, deklaroi se rezervat e mallrave të Serbisë janë plot me stoqe dhe se në arkën e shtetit ka para për të blerë gjithçka që është e nevojshme.

“Kursi është i qëndrueshëm. Nëse do të jetë e nevojshme, shteti do të reagojë dhe do të pranojë mbi vete barrën e çdo krize të mëtejshme”, tha Malli.

Ai ka theksuar që Serbia ka mjaftueshëm miell, grurë, misër, karburant, oriz, krip dhe sheqer. Sulmi i Moskës ndaj Ukrainës ka nisur në orët e para të 24 shkurtit. Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në shumë vende të botës. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës. /evropaelire

Tags: Aleksandar VuçiçPresidenti i SerbisërusiUkrainë

TË LIDHURA

Festa kthehet në mort/ I moshuari pëson infarkt në zemër, rrëzohet në tokë teksa kërcente
Rajoni

Festa kthehet në mort/ I moshuari pëson infarkt në zemër, rrëzohet në tokë teksa kërcente

09:31 | 02/02/2026
Shenjë proteste kundër pasojave të sistemit të ri digjital të BE, shoferët e kamionëve në Ballkan
Aktualitet

Shenjë proteste kundër pasojave të sistemit të ri digjital të BE, shoferët e kamionëve në Ballkan

09:20 | 29/01/2026
Bllokimi i pikave kufitare nga kamionistët e Ballkanit, Serbia llogarit dëme prej 100 milionë euro
Rajoni

Bllokimi i pikave kufitare nga kamionistët e Ballkanit, Serbia llogarit dëme prej 100 milionë euro

15:19 | 27/01/2026
Next Post
Rama: Po prekemi nga kërcënimi ekonomik, s’ka ndodhur as në krizat më të mëdha

Rama: Po prekemi nga kërcënimi ekonomik, s’ka ndodhur as në krizat më të mëdha

Çuçi: Policia e Shtetit e fokusuar te parandalimi i dhunës në familje

Çuçi: Policia e Shtetit e fokusuar te parandalimi i dhunës në familje

Tensionet Rusi-Ukrainë, Rama zbulon qëndrimin që do mbajë Shqipëria

A do hiqet taksa e naftës? Rama: Po e mbajmë me “dhëmbë” çmimin e energjisë







JU REKOMANDOJMË

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

21:45 | 31/01/2026
Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

10:41 | 28/01/2026
Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

13:27 | 30/01/2026
Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026




TË FUNDIT

E papritur në Sanremo! Can Yaman bashkëprezanton, sytë nga Eurovision 2026
Showbizz

E papritur në Sanremo! Can Yaman bashkëprezanton, sytë nga Eurovision 2026

by mirseda
22:45 | 03/02/2026
0

Can Yaman është njoftuar si bashkëprezantues në Festivalin Sanremo 2026, ku do të zgjidhet përfaqësuesi i Italisë...

Sistemi i ri i hyrje-daljeve në Shengen, Koçiu diskuton me përfaqësues të KE

Sistemi i ri i hyrje-daljeve në Shengen, Koçiu diskuton me përfaqësues të KE

22:27 | 03/02/2026
Shoqata e Gjyqtarëve: Sulmet e Ramës për pagat janë populiste, pa presion ndaj Kushtetueses

Shoqata e Gjyqtarëve: Sulmet e Ramës për pagat janë populiste, pa presion ndaj Kushtetueses

21:47 | 03/02/2026
Kuvend, PS tërheq nismën për ndryshimet në Komisionin e Reformës Territoriale

Kuvend, PS tërheq nismën për ndryshimet në Komisionin e Reformës Territoriale

21:16 | 03/02/2026
Punimet e ujësjellësit lënë 300 abonentë pa energji në Vlorë

Punimet e ujësjellësit lënë 300 abonentë pa energji në Vlorë

21:13 | 03/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com