Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Vuçiç: As mos ëndërroni që Serbia do ta njohë Kosovën

4 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha
Vuçiç: As mos ëndërroni që Serbia do ta njohë Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha të mërkurën se autoritetet në Prishtinë as nuk duhet të ëndërrojnë që Serbia do ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Ai iu përgjigj kështu pretendimeve të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka thënë se prapa gjitha “non papers” të kohëve të fundit qëndron Serbia.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të martën se të gjitha dhe idetë e paraqitura në to, janë destabilizuese për rajonin.

“Më lejoni t’ju them menjëherë se ajo që është shkruar në të nuk do të ndodhë, njohja nuk është e pranueshme për Serbinë,” u tha Vuçiç gazetarëve në Novi Sad, ku ai inspektoi punimet në ndërtimin e një spitali të ri për trajtimin e sëmundjes COVID-19.

Janë dy qarkore të cilat janë publikuar nga mediat në Ballkan në periudhën e fundit, autenticitetin e të cilave Radio Evropa e Lirë nuk ka arritur ta vërtetojë. Ato kanë ngjallur debate të shumta në nivele të larta politike për shkak të përmbajtjes që pretendohet se ofron zgjidhje të çështjes mes Kosovës dh Serbisë, por edhe më gjerë midis vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Njëri dokument është publikuar nga mediat sllovene në të cilën pretendohej se kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha i ka dorëzuar Brukselit zyrtar, një dokument, në të cilën besohet të jetë thënë se procesi i dezintegrimit të ish-Jugosllavisë nuk është finalizuar, dhe tjetri nga gazeta “Koha Ditore” në Prishtinë, për të cilin është thënë të jetë hartuar nga Gjermania dhe Franca, si iniciativë për rinisjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, dhe përmbylljen e këtij procesi me një marrëveshje përfundimtare.

Në këtë dokument thuhej se Kosova e Serbia duhet të pajtohen që të themelohet një i ashtuquajtur “distrikt autonom i Kosovës Veriore”, me kompetenca vetëqeverisëse. Ai do të përfshinte komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës.

“Ky dokument nuk është i vërtetë dhe nuk reflekton në asnjë mënyrë pozicionet e Gjermanisë dhe Francës”, është thënë në një përgjigje të Ambasadës gjermane, dhënë Radios Evropa e Lirë.

Të martën, Shtetet e Bashkuara thanë se mbeten të angazhuara në mbështetje të vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre të integrimit evropian dhe antarësimit në institucione kyçe evropiane dhe auroatlantike. Kështu është thënë në një deklaratë të zëdhënësit të Departamentit të Shtetit, Ned Price, transmeton Zëri i Amerikës.

“Siç e kemi parë, spekulimet e panevojshme kohët e fundit për ndryshim kufijsh në Ballkan në bazë të linjave etnike kërcënojnë të sjellin destabilitet në rajon dhe zgjojnë jehonën e tensioneve të mëparshme. Një e ardhme e stabilizuar, e begatë për Ballkanin Perëndimor duhet të bazohet tek qeverisja e mirë, sundimi i ligjit, demokracia shumetnike dhe respekti për të drejtat e njeriut dhe liritë themelore,” thuhet në deklatën e zëdhënësit të Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price./REL/

Tags: Aleksandër VuçiçkosovaSerbia

TË LIDHURA

Tërmeti i fortë ‘shkund’ këtë vend, ja sa ishte magnituda
Rajoni

Tërmeti i fortë ‘shkund’ këtë vend, ja sa ishte magnituda

20:15 | 06/01/2025
I kërkuar nga Gjykata Italiane, policia e arreston në Kurbin
Aktualitet

I kërkuar nga Gjykata Italiane, policia e arreston në Kurbin

17:44 | 06/01/2025
Zbulohet plani i arratisjes së 2 shqiptarëve nga burgu grek
Rajoni

Zbulohet plani i arratisjes së 2 shqiptarëve nga burgu grek

16:25 | 04/01/2025
Next Post
Vasili denoncon: Votat e LSI po numërohen për kandidatët e PS (Foto)

Vasili denoncon: Votat e LSI po numërohen për kandidatët e PS (Foto)

Tërmeti trondit Indinë, lëkundjet 6 ballë shkaktojnë çarje të tokës

Tërmeti trondit Indinë, lëkundjet 6 ballë shkaktojnë çarje të tokës

SHBA: Zbulimi rus përhap dezinformime për vaksinat Pfizer dhe Moderna

Zgjedhjet/ DASH: Respektimi i rezultateve legjitime forcon demokracinë

JU REKOMANDOJMË

Aksident me vdekje në vend/ Shoferi humb kontrollin e automjetit dhe përplaset me dy makina të tjera

Aksident me vdekje në vend/ Shoferi humb kontrollin e automjetit dhe përplaset me dy makina të tjera

21:19 | 08/01/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Frika nga virusi HPMV, epidemiologu: E pamundur të mos ketë ardhur në Shqipëri, ja simptomat

Frika nga virusi HPMV, epidemiologu: E pamundur të mos ketë ardhur në Shqipëri, ja simptomat

17:25 | 08/01/2025
Maji do të jetë një muaj i vështirë për këtë shenjë horoskopi

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 7 Janar 2025

22:45 | 06/01/2025




TË FUNDIT

Shqipëria nuk do të lejojë regjistrimin e makinave nën standardin “Euro 5”
Aktualitet

Shqipëria nuk do të lejojë regjistrimin e makinave nën standardin “Euro 5”

by mirseda
16:10 | 13/01/2025
0

Nëse doni të blini nga jashtë dhe përdorni në Shqipëri një automjet të përdorur, të prodhuar para...

Hapet dogana në Kapshticë, rikthehet qarkullimi për kamionët dhe autobusët

Hapet dogana në Kapshticë, rikthehet qarkullimi për kamionët dhe autobusët

16:03 | 13/01/2025
G Bani lexon zarfin e zi, dënimi që i dha Vëllai i Madh

G Bani lexon zarfin e zi, dënimi që i dha Vëllai i Madh

23:32 | 11/01/2025
Valbona, Laerti dhe G Bani në një “trekëndësh” dashurie? Çfarë po ndodh mes banorëve

Valbona, Laerti dhe G Bani në një “trekëndësh” dashurie? Çfarë po ndodh mes banorëve

23:05 | 11/01/2025
Maji do të jetë një muaj i vështirë për këtë shenjë horoskopi

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 12 Janar 2025

22:59 | 11/01/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com