Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Kavajë, teksa një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër i plagosur.
Nga informacionet e para dyshohet se krimi ka ndodhur pas një sherri që u bë në shtëpinë e një gruaje.
Ndërkohë, dyshohet se personi i plagosur të jetë një polic burgu. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.