Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Vret veten 20-vjeçari/ Historia: Ra në burg pas sherrit me burrin xheloz

8 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Vret veten 20-vjeçari/ Historia: Ra në burg pas sherrit me burrin xheloz

Një 20-vjeçar, i cili vuante dënimin në burgun e Shën Kollit, i ka dhënë fund jetës. Ai është gjetur i varur në godinën 4 në dushet e burgut, ndërsa mësohet se i riu i ka dhënë fund jetës me çarçaf.

I riu që është vetëflijuar quhet Florian Kodra dhe është nga Shkodra, ndërsa trupi i tij ka mbërritur në morg në pritje të ekspertizës përkatëse.

Historia e arrestimit të Kodrës, ra në burg pas sherrit me burrin xheloz 

Florian Kodra ka plagosur me armë Nazmi Topuzin pas një konflikti mes tyre. Por, si lindi sherri që coi në arrestimin e 20-vjeçarit?

Topuzi prej 2-3 vitesh jetonte në Theth te shtëpia e gruas së tij dhe familjarët e saj i kishin dhënë për të menaxhuar një biznes familjar të tyre. Topuzi dyshonte se 19-vjeçari i ngacmonte atij gruan 48- vjeçare.

Florian Kodra kishte shkuar në shtëpinë e të plagosurit për të mjekuar kërthizën nga vjehrra e tij (mjekim popullor), por Nazmi Topuzi, pasi ka mbaruar punën në biznesin familjar që menaxhon në Theth, është kthyer në shtëpi dhe aty ka gjetur të riun. 19-vjeçari është munduar që t’i shpjegojë arsyet se përse kishte shkuar në shtëpinë e tij, por aty ka nisur debati.

I riu i ka mohuar akuzat që i ka bërë Nazmi Topuzi për gruan e tij, por ai nuk është bindur dhe i irrituar ka debatuar duke shkuar gati në përleshje mes tyre. Pak ditë pas këtij debati të pasqaruar mes tyre, 19- vjeçari në orët e mëngjesit të 21 prillit e ka ruajtur 49- vjeçarin dhe sapo ka dalë në oborrin e shtëpisë së vjehrrit të tij, shtetasit Gjovalin Djerri, e ka qëlluar me katër plumba me armë zjarri automatik.

Topuzi ka marrë dy plumba, duke u plagosur rëndë, ndërsa gruaja e tij ka dëshmuar për debatin.

Kodra e ka pranuar krimin, por nuk ka dhënë arsye për ngjarjen e ndodhur.

Njoftimi i policisë:

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në fshatin Theth Shkodër me datë 21.04.2016 rreth orës 06:45, ku është plagosur me armë zjarri shtetasi me iniciale N.T 49 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhej në fshatin Theth pasi jetonte në shtëpinë e bashkejetueses së tij shtetases me iniciale D.D, 48 vjeçe ju informojme se:

Nga veprimet e kryera nga grupi hetimor rezultoi se ne trupin e të dëmtuarit u konstatohen dy dëmtime të shkaktuara me armë zjarri , ku si pasoje edhe pas ndihmës së marrë mjekesore vazhdon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore ne spital. 

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 4 (katër) gëzhoja , model 56 kalibri 7.62 mm. Si rezultat i veprimeve të shpejta operative e hetimore u bë e mundur identifikimi dhe kapja në flagrancë e autorit të ngjarjes, shtetasit Florian Kodra , 19 vjeç banues në Thethë Shkodër. 

Këtij shtetasit iu sekuestrua arma e krimit automatiku kallshnikov. Shkaku i plagosjes per motive te dobeta”, sqaron policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale “Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake e municionit” , Neni 78-22 , e 278 i Kodit Penal. TIRANA TODAY

Tags: 20 vjecariburghistoriaShen KollShkodervret veten

TË LIDHURA

Kastrati Group do të ndërtojë shtëpinë e re të nënë Luljetës
Aktualitet

Kastrati Group do të ndërtojë shtëpinë e re të nënë Luljetës

22:43 | 07/02/2026
Shkëmbi i Kavajës/ Pajisje argëtuese përcjell rrymë, prindi alarmon: “Ma hodhi fëmijën në ajër”
Aktualitet

Shkëmbi i Kavajës/ Pajisje argëtuese përcjell rrymë, prindi alarmon: “Ma hodhi fëmijën në ajër”

21:03 | 07/02/2026
Vlorë/ Aksident në Lungomare, makina përplas motorin, drejtuesi në spital
Aktualitet

Vlorë/ Aksident në Lungomare, makina përplas motorin, drejtuesi në spital

20:56 | 07/02/2026
Next Post
Nigeri, 50 të vdekur nga shpërthimi në xhami

Nigeri, 50 të vdekur nga shpërthimi në xhami

Kosovarët braktisin Shqipërinë, ulje drastike të hyrjeve në 10 muajt e parë të vitit

Kosovarët braktisin Shqipërinë, ulje drastike të hyrjeve në 10 muajt e parë të vitit

Kryeprokurori i përkohshëm/ Si do të zgjidhet pas largimit të Adriatik Llallës

Kryeprokurori i përkohshëm/ Si do të zgjidhet pas largimit të Adriatik Llallës







JU REKOMANDOJMË

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

09:25 | 05/02/2026
Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

16:27 | 06/02/2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

11:25 | 05/02/2026
Dashnor Sula u emërua Kryeinspektor i Përgjithshëm, vjen reagimi i parë nga PD

Dashnor Sula u emërua Kryeinspektor i Përgjithshëm, vjen reagimi i parë nga PD

18:21 | 06/02/2026




TË FUNDIT

Raporti i Selin me Gimbon ‘thyen’ lojën e saj me Mirin? Banorja: Shpjegim i detyrohesha vetëm…
Showbizz

Raporti i Selin me Gimbon ‘thyen’ lojën e saj me Mirin? Banorja: Shpjegim i detyrohesha vetëm…

by mirseda
22:57 | 07/02/2026
0

Një zinxhir shpëtimi ku Selin shpëton Gimbon pasi tha se lojën e ka me Mirin dhe është...

Kastrati Group do të ndërtojë shtëpinë e re të nënë Luljetës

Kastrati Group do të ndërtojë shtëpinë e re të nënë Luljetës

22:43 | 07/02/2026
Tragjedi në Japoni: 45 të vdekur, mbi 500 të lënduar nga pastrimi i borës

Tragjedi në Japoni: 45 të vdekur, mbi 500 të lënduar nga pastrimi i borës

21:54 | 07/02/2026
Shkëmbi i Kavajës/ Pajisje argëtuese përcjell rrymë, prindi alarmon: “Ma hodhi fëmijën në ajër”

Shkëmbi i Kavajës/ Pajisje argëtuese përcjell rrymë, prindi alarmon: “Ma hodhi fëmijën në ajër”

21:03 | 07/02/2026
Vlorë/ Aksident në Lungomare, makina përplas motorin, drejtuesi në spital

Vlorë/ Aksident në Lungomare, makina përplas motorin, drejtuesi në spital

20:56 | 07/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com