Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Vrau me duart e saj vajzën 9-muajshe në vitin 1995, arrestohet 46-vjeçarja

5 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Vrau me duart e saj vajzën 9-muajshe në vitin 1995, arrestohet 46-vjeçarja

Uniformat blu kanë vënë në pranga një 46-vjeçare të dënuar në Greqi me 20 vite burg, për veprën penale “Vrasja me paramendim”. Në sajë të operacionit të koduar “Arratia”, është arrestuar shtetasja Irena Kostaki (Zeria), 46 vjeçe, banuese në fshatin Miras, Devoll. Për të cilën është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me paramendim”.

Gjykata e Lamias në Greqi, me vendim penal të formës së prerë, e ka dënuar këtë shtetase me 20 vite burg, për veprën “Vrasja me qëllim”, sipas legjislacionit grek. Irena Kostaki (Zeria), në vitin 1995, në Diles, Greqi, ka vrarë duke e mbytur me duar vajzën e saj 9-muajshe. Sakaq, në vitin 1997 është arratisur nga Qendra e Paraburgimit të Femrave në Koridalo, Greqi, ku ka qenë me masë sigurie.

Njoftimi

Korçë

Finalizohet operacioni policor “Arratia”.

Operacioni i zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe Komisariatin e Policisë Devoll, për kapjen e një shtetaseje me rrezikshmëri të lartë shoqërore, e shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Vihet në pranga 46-vjeçarja e dënuar në Greqi, me 20 vite burg, për veprën penale “Vrasja me paramendim”.

Strukturat për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, falë shkëmbimit të informacionit me Zyrën e Interpol Tirana dhe në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Devoll, finalizuan operacionin e koduar “Arratia”, si rezultat i të cilit u bë ekzekutimi i vendimit penal të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për ndalimin e shtetases në kërkim ndërkombëtar:

Irena Kostaki (Zeria), 46 vjeçe, banuese në fshatin Miras, Devoll, për të cilën është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me paramendim”.

Gjykata e Lamias në Greqi, me vendim penal të formës së prerë, e ka dënuar këtë shtetase me 20 vite burg, për veprën “Vrasja me qëllim”, sipas legjislacionit grek, e cila korrespondon me veprën penale “Vrasja me paramendim” të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Kjo shtetase, më datë 28.08.1995, në Diles, Greqi, ka vrarë duke e mbytur me duar, vajzën e saj 9-muajshe dhe më datë 05.03.1997 është arratisur nga Qendra e Paraburgimit të Femrave në Koridalo, Greqi, ku ka qenë me masë sigurie.

Masa e sigurisë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë është caktuar për efekt të njohjes së vendimit të Gjykatës së Lamias, Greqi.

Tags: Gjykata e Rrethit Gjyqësor KorçëGreqiIrena Kostaki (Zeria)

TË LIDHURA

Grabitja e armatosur në qendrën tregtare tek ‘5 maji’, arrestohet autori
Aktualitet

Grabitja e armatosur në qendrën tregtare tek ‘5 maji’, arrestohet autori

16:41 | 05/03/2026
Telefonatat mashtruese, Shoqata e Bankave: Mos ndani të dhëna personale apo bankare
Aktualitet

Telefonatat mashtruese, Shoqata e Bankave: Mos ndani të dhëna personale apo bankare

16:31 | 05/03/2026
Akuzohet se përfitoi 330 mijë lekë nga pagesat që kryen në postë përmes kredencialeve të koleges
Aktualitet

Akuzohet se përfitoi 330 mijë lekë nga pagesat që kryen në postë përmes kredencialeve të koleges

15:03 | 05/03/2026
Next Post
A do të rikandidojë Donald Trump për president në vitin 2024?

A do të rikandidojë Donald Trump për president në vitin 2024?

Një nga konkurrentët e ‘Përputhen’ merr vendimin e papritur

Një nga konkurrentët e 'Përputhen' merr vendimin e papritur

Ndryshimi i politikave amerikane të emigracionit, çfarë pritet të ndodhë

Ndryshimi i politikave amerikane të emigracionit, çfarë pritet të ndodhë







JU REKOMANDOJMË

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

14:02 | 27/02/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

Valbona Zeneli në Kongresin Amerikan: Bashkëpunimi euroatlantik kyç ndaj ndikimit të Kinës
Kosovo

Valbona Zeneli në Kongresin Amerikan: Bashkëpunimi euroatlantik kyç ndaj ndikimit të Kinës

by mirseda
16:53 | 05/03/2026
0

Dr. Valbona Zeneli, eksperte e lartë në Atlantic Council, ka dëshmuar përpara Kongresit amerikan mbi ndikimin në...

Grabitja e armatosur në qendrën tregtare tek ‘5 maji’, arrestohet autori

Grabitja e armatosur në qendrën tregtare tek ‘5 maji’, arrestohet autori

16:41 | 05/03/2026
Telefonatat mashtruese, Shoqata e Bankave: Mos ndani të dhëna personale apo bankare

Telefonatat mashtruese, Shoqata e Bankave: Mos ndani të dhëna personale apo bankare

16:31 | 05/03/2026
Përgatitet ndërhyrja në Iran, forcat kurde pro-amerikane mobilizohen në veri të Irakut

Përgatitet ndërhyrja në Iran, forcat kurde pro-amerikane mobilizohen në veri të Irakut

16:26 | 05/03/2026
Raketa e lëshuar nga Irani në Turqi, NATO mbledh sot Këshillin e Atlantikut të Veriut

Raketa e lëshuar nga Irani në Turqi, NATO mbledh sot Këshillin e Atlantikut të Veriut

15:16 | 05/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com