E shtunë, 21 Nëntor, 2020
5 C
Tirana

A do të rikandidojë Donald Trump për president në vitin 2024?

Më të lexuarat

Ky është qyteti që nuk do e shohë dritën e diellit për 2 muaj

Një qytet në Alaska, i ka thënë ''lamtumirë'' dritës së diellit për dy muajt e ardhshëm. Dielli u ngrit dhe perëndoi në Utqiagvik, Alaska, i...

KUJDES/ Pamje të rënda: Morgu përtej kapacitetit, trupat lihen përtokë

KUJDES! PAMJE TË RËNDA! Syri.net ka publikuar foto ekskluzive të siguruara nga brenda Morgu i Tiranës, ku trupat e viktimave nga Covid-19 janë vendosur në...

Vdekja e Sokol Olldashit/Dyshimet që mbeten edhe 7 vite më pas

Sokol Olldashi, një nga ministrat kryesorë të Partisë Demokratike, vdiq mbrëmjen e 20 nëntorit 2013 në një aksident rrugor në aksin Tiranë-Elbasan. Prokuroria e Tiranës...

Basha publikon dokumentin: Në morg, 923 të vdekur nga Covid por u raportuan 509

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka thënë se vdekjet e shkaktuara nga Covid-19 në Shqipëri nuk janë raportuar me vërtetësi. Basha tha se në...

Drejt kaosit: Mbi 800 raste të reja me Covid, 15 viktima

Shqipëria regjistron një tjetër rekord sa i takon të rasteve të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë informon se 836...

Avokatit të Trump-it i del boja e flokëve gjatë fjalimit (FOTO)

Dje presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden sulmoi Donald Trump, për mos pranimin e humbjes së zgjedhjeve të 3 nëntorit, dhe për bllokimin e...

Një tjetër lajm i hidhur/ Aktori i njohur shqiptar humb betejën me virusin

Koronavirusi nuk kursen askënd! Një tjetër humbje e madhe për artin shqiptar, pasi nuk e ka fituar dot betejën me koronavirusin aktori fierak Fatmir...

Shqiptarit i zënë pritë në Spanjë, ekzekutohet me 6 plumba (Emri)

Një shtetas shqiptar ka mbetur i vrarë pasi ra pre e një atentati. Shqiptari i njohur si Trisas mbeti i vdekur pasi ndaj tij u...

‘Janë fshehur gjysma e viktimave nga COVID-i’, paralajmërimi i Ramës për nesër

Kryeministri Rama ka reaguar sot në lidhje me akuzat e parashtruara një ditë më parë nga kryedemokrati Basha, se janë fshehur gjysma e viktimave...

7 vjet nga humbja e Sokol Olldashit, ja çfarë bën Astrit Patozi (VIDEO)

Ish-numri dy i Partisë Demokratike, tashmë kryetari i partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi, ka rikujtuar kolegun e mikun e tij të ndjerë Sokol Olldashi....

Nga: Rachel Bucchino “National Interest”

Presidenti Donald Trump, thuhet se ka filluar bisedimet në lidhje me një ri-kandidim të mundshëm presidencial për republikanët në zgjedhjet e vitit 2024, dhe kjo ndërsa po refuzon të pranojë rezultatin e zgjedhjeve të këtij viti, që kanë shpallur fitues rivalin Xho Bajden.

Megjithëse ai ka ndërmarrë një seri padish ligjore në shtetet kyçe, edhe pse aty votuesit favorizuan një presidencë të Bajden, Trump u ka thënë tashmë këshilltarëve se ai po mendon të rikandidojë pas 4 vitesh, për të hyrë dhe njëherë në Shtëpinë e Bardhë, thanë burimet për Axios.

Presidentët janë të kufizuar në shërbimin e vetëm 2 mandateve, por që nuk kërkohet që të jenë radhazi. “Pasi ke humbur është e vështirë të fitosh vrullin që të duhet për të fituar nominimin, dhe më pas zgjedhjet e përgjithshme. Kjo është veçanërisht e vërtetë pasi shumica e presidentëve rizgjidhen në detyrë”, thotë Xhonatan Krasno, profesor i shkencave politike në Universitetin Bingemton.

Krasno vuri në dukje se është “shumë e pazakontë që një president të kandidojë për 2 mandate jo të njëpasnjëshme”. Presidentin Grover Klivlend, ishte i vetmi president në histori që e la Shtëpinë e Bardhë, dhe u rikthye për të shërbyer në një mandat të dytë, katër vjet më vonë .

Presidentët që nuk janë rizgjedhur, siç ndodhi së fundmi me Trumpin“zakonisht konsiderohen shumë të dëmtuar politikisht” nga humbja e mëparshme e zgjedhjeve, thotë Krasno.

Raporti për një kandidaturë të Trump në presidencialet e vitit 2024, është treguesi më i fortë se presidenti e ka pranuar privatisht se i humbi zgjedhjet  fundit, dhe pse ekipi i tij i fushatës vazhdon të angazhohet në disa procese gjyqësore, që burojnë nga rritja e votimit me postë dhe votimit në mungesë, të përshpejtuar nga pandemia e koronavirusit.

Shtimi i këtij lloj votimi, pretendon presidenti, ka shkaktuar manipulime masive të votës, dhe për këtë arsye ka sjellë edhe një proces zgjedhor të deformuar. Edhe kandidatët republikanë për në Kongres po i bëjnë tani jehonë të njëjtës retorikë, duke theksuar nevojën për një nxitje ligjore për të hetuar.

“Duke pasur parasysh numrin e madh të votave që mori Trump, nuk është për t’u habitur pse ai është i interesuar të kandidojë sërish. Por për shkak të mungesës së provave e të problemeve sistematike me sistemin zgjedhor, është për t’u habitur se si kaq shumë zyrtarë të zgjedhur republikanë, përfshirë ata që shërbyen në Senat me Xho Bajdenin, nuk kanë arritur t`a njohin këtë të fundit si president të zgjedhur”- thotë Majkëll Hanmer, profesor i qeverisjes dhe politikës, dhe drejtor i kërkimeve në Qendrën për Demokraci dhe Angazhim Qytetar në Universitetin e Merilendit.

Lexo edhe :   Diplomacia e vaksinave dhe rivaliteti i ri midis SHBA dhe Kinës
Lexo edhe :   Lleshaj: Do asgjësojmë kanabisin para zgjedhjeve të 25 prillit

Burime pranë ligjvënësve republikanë – të cilët po mendojnë të kandidojnë në 2024 – nuk po e presin me padurim një tjetër kandidim të Trumpit në të ardhmen. Por fuqia e tij bindëse brenda partisë, mund t’i garantojë atij nominimin pas 4 vitesh, veçanërisht nëse do të mbetet në qendër të vëmendjes, gjatë gjithë mandatit të Bajdenit në Shtëpinë e Bardhë.

“Trump është padyshim i ndryshëm, për shkak të mbështetjes së madhe që ka në bazën republikane, dhe sepse ai me sa duket, ka arritur të bindë një shumicë të madhe republikanësh,që ai në fakt i fitoi zgjedhjet, me gjithë faktet kundër tij”-thotë Krasno.

“Nëse do të ishte më i ri në moshë, do të ishte e vështirë të vihej bast se ai do të rikandidonte prapë dhe të fitonte nominimin. Për hidhërimin e republikanëve të tjerë ambiciozë, askush për momentin nuk ka një shans për të fituar, dhe nuk do të guxonte të garonte kundër tij”- shton ai.

“Ka disa dilema interesante tek ata që mund të dëshirojnë nominimin republikan në vitin 2024. Ata nuk duan ta zemërojnë Trumpin, por nga ana tjetër duhet të krijojnë hapësirë ​​për veten e tyre.

Ekzistojnë gjithashtu debate interesante në lidhje me kritikat ndaj zgjedhjeve të vitit 2020. Gjithsesi vënia në pikëpyetje e sistemit, nuk duket si një mënyrë e mirë për të bindur më shumë njerëz të angazhohen në atë sistem”, thotë Hanmer.

Burimi i lajmit: https://nationalinterest.org/blog/politics/donald-trump-president-2024-172398

Përshtatur nga TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mediat serbe: Më 26 dhe 27 nëntor, Kosovës mund t’i liberalizohen vizat

“Delegacionet teknike kosovaro-franceze më 26 dhe 27 nëntor për liberalizimin e vizave”, është shkrimi i sapo publikuar nga mediat serbe. Një takim virtual i delegacioneve...

Publikimi i fotove brenda morgut, IML: Inskenim dashakeqës i mediave

Instituti i Mjekësisë Ligjore, ka reaguar në lidhje me fotot e publikuara nga brenda Morgut të Tiranës. IML shprehet e indinjuar me atë që ajo...

Si funksionon Liga e Kombeve dhe lidhja që ka me Botërorin 2022

Liga e Kombeve është kompeticioni më i ri i UEFA-s, e themeluar në shtator të vitit 2018. Në përfundim të edicionit të parë, fituese...

Shqiptarit i zënë pritë në Spanjë, ekzekutohet me 6 plumba (Emri)

Një shtetas shqiptar ka mbetur i vrarë pasi ra pre e një atentati. Shqiptari i njohur si Trisas mbeti i vdekur pasi ndaj tij u...

Shpërthen Erion Braçe: Lulzim Basha, një mutacion i së keqes Sali Berisha

Zv.kryeministri, Erion Braçe ka komentuar akuzat e kryedemokratit Lulzim Basha lidhur me fshehjen e numrit të viktimave nga Covid-19. Sipas Braçes, Basha problemin e ka...