Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Vrau gruan me sqepar/ Djali: Kam parë tmerr me sy. Punonte ajo, për të ngrënë ai horri

7 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Vrau gruan me sqepar/ Djali: Kam parë tmerr me sy. Punonte ajo, për të ngrënë ai horri

Prokuroria i kërkon Gjykatës së Krimeve të Rënda 35 vite burg për Bashkim Mekollin, i cili akuzohet se vrau me sqepar bashkëshorten e tij në vitin 2017, Demirkë Mekolli.

Në lidhje me vrasjen e bashkëshortes, ai ka pasur qëndrim pohues duke e pranuar dhe është shfaqur i penduar gjatë procesit të zhvilluar te Krimet e Rënda, ndërsa akuzën e “Armëmbajtjes pa leje”, i dyshuari nuk e ka pranuar.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një fshat të Pogradecit, ndërsa sipas Prokurorisë, e ka vrarë bashkëshorten e tij me sqepar, duke e goditur disa herë, pas një sherri, ndërsa pas krimit, në momentin që Policia ka kryer kontroll në banesën e tij, ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, e cila përdorej pa leje nga i pandehuri.

Ndërkohë, përsa i përket akuzave të ngritura më herët nëse autori i vrasjes vuan nga probleme të shëndetit mendor, janë rrëzuar nga akti i ekspertimit dhe kartela klinike nga Spitali i Pogradecit.

Dyshohet se shkak për vrasjen është bërë gjendja e dehur e Mekollit, i cili shpesh bëhej xheloz për të duke e keqtrajtuar më pas, pavarësisht se Mekolli njihej si një njeri i qetë dhe i respektueshëm në atë zonë.

Babai i të pandehurit, në një intervistë për “Panorama”, është shprehur se djali i tij ishte në depresion dhe se shpesh ka qenë i dhunshëm.

“Nusja ishte e mirë dhe e rregullt, por im bir ishte i sëmurë dhe s’kishim çfarë t’i bënim. Vite të tëra me atë gjendje dhe unë thuajse nuk flisja fare me të, sepse çdo herë e kthente në sherr. Ishte shumë agresiv, i dhunshëm dhe vetëm grindej, për vite të tëra kjo gjendje ka qenë”, ka thënë ai.

Gjithashtu, disa ditë pas vrasjes, reagoi dhe djali i viktimës në atë kohë 16 vjeç, Emiliano Mekolli, i cili nga Italia, kërkoi që babai i tij të dënohej me burgim të përjetshëm, në mungesë të një dënimi më të rëndë.

Në intervistë, ai rrëfen, se pasi i ati ishte kthyer nga emigrimi, dhuna ishte bërë një akt i vazhdueshëm, duke shtuar se me leket e fituara ne emigrim ai kishte blerë nja armë, me të cilin ushtronte presion ndaj tij dhe nënës së tij.

“Ai na dhunonte barbarisht të dyve dhe konsumonte alkool, 6 vitet e fundit kam parë tmerr me sy

Ajo më rriti me sakrificë dhe mbillte çdolloj lule natyrale për ta shitur. Punonte ajo, për të ngrënë ai horri aty”, u shpreh Emiliano.

Ndërkohë, ai ka rrëfyer edhe një moment të dhimbshëm për të, kur i pandehuri ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij dhe ata janë larguar nga shtëpia.

Tags: Bashkim MekolliProkuroriasqeparvrau gruan

TË LIDHURA

Panik në Kuçovë! “Dy muaj pa rroga”, punonjësja e pastrimit kërcënon se do të hidhet nga shtylla.
Aktualitet

Panik në Kuçovë! “Dy muaj pa rroga”, punonjësja e pastrimit kërcënon se do të hidhet nga shtylla.

13:42 | 12/02/2026
U dhunua dhe plagos me thikë në kokë Avokati Kujtim Cakrani : Autorët më ofenduan, unë iu përgjigja
Aktualitet

U dhunua dhe plagos me thikë në kokë Avokati Kujtim Cakrani : Autorët më ofenduan, unë iu përgjigja

13:35 | 12/02/2026
Vdiq pas një operacioni në Tiranë,prokuroria e Padovas nis hetimin për vdekjen e biznesmenit italian
Aktualitet

Vdiq pas një operacioni në Tiranë,prokuroria e Padovas nis hetimin për vdekjen e biznesmenit italian

13:09 | 12/02/2026
Next Post
Çfarë humbet çdo qytetar, nga një protestë e dhunshme!

Çfarë humbet çdo qytetar, nga një protestë e dhunshme!

Klevis Balliu bën deklaratën e fortë: 1500 vrasës ecin të lirë në Shqipëri

Klevis Balliu bën deklaratën e fortë: 1500 vrasës ecin të lirë në Shqipëri

Qenkan martuar? Elvana Gjata është bërë nuse (video)

Qenkan martuar? Elvana Gjata është bërë nuse (video)







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Panik në Kuçovë! “Dy muaj pa rroga”, punonjësja e pastrimit kërcënon se do të hidhet nga shtylla.
Aktualitet

Panik në Kuçovë! “Dy muaj pa rroga”, punonjësja e pastrimit kërcënon se do të hidhet nga shtylla.

by mirseda
13:42 | 12/02/2026
0

Një punonjëse e pastrimit në Kuçovë ka hipur në majë të kullës tek ish Uzina Kuçovë dhe...

U dhunua dhe plagos me thikë në kokë Avokati Kujtim Cakrani : Autorët më ofenduan, unë iu përgjigja

U dhunua dhe plagos me thikë në kokë Avokati Kujtim Cakrani : Autorët më ofenduan, unë iu përgjigja

13:35 | 12/02/2026
Vdiq pas një operacioni në Tiranë,prokuroria e Padovas nis hetimin për vdekjen e biznesmenit italian

Vdiq pas një operacioni në Tiranë,prokuroria e Padovas nis hetimin për vdekjen e biznesmenit italian

13:09 | 12/02/2026
“10 shkurti ua luajti fiqirin këtyre”, Berisha thirrje qytetarëve: 20 shkurti dita juaj!

“Autopsinë e plotë të AKSHI e ka bërë videoteka e Ergys Agasit”, Berisha: Aty dalin porosi vrasje!

12:56 | 12/02/2026
Kryemadhi paraqitet në SPAK, nuk kursen batuat me gazetarët: Sa të mbaroj gjyqin, kthehemi …

Kryemadhi paraqitet në SPAK, nuk kursen batuat me gazetarët: Sa të mbaroj gjyqin, kthehemi …

12:15 | 12/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com