Ditën e djeshme dy persona humbën jetën pas një sherri në Rrushkull të Durrësit.
Policia ka dhënë detaje të reja lidhur me ngjarjen në fjalë. Mësohet se Eduart Xhaferri, i plagosur në spital në kushtet e arrestit, ka qëlluar me shotgun Lulzim Qamën, 35 vjeç.
Sipas njoftimit të policisë, sherri ka nisur nga Lulzim Qama dhe Yzedin Shallari. Qama më pas ka goditur me thikë Eduart Xhaferrin, i cili ndodhej brenda mjetit të tij në momentin e sherrit. Ai ka marrë armën e gjahut tip shotgun 5, kalibri 12 mm, të cilën e kishte në mjetin e tij dhe ka qëlluar nga brenda mjetit Qamën.
Shallari ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të marra nga goditja me thikë.
Në vendin e ngjarjes u sekuestruan arma shotgun dhe thika. Hetimet kanë nisur në akuzën e vrasjes me dashje.