Para pak minutash Shqipëria e Mesme, dhe jo vetëm, është shkundur nga një tërmet i fuqishëm, me magnitudë 4.4 ballë dhe thellësi 2 km. Tërmeti është ndjerë nga qytetarët, të cilët janë panikuar nga lëkundjet e forta.
Konkretisht, tërmeti është ndjerë në Tiranë, Elbasan, Burrel, Peshkopi, Bulqizë dhe në disa qytete të tjera. Epiqendra e tërmetit është 9 km nga Bulqiza, 24 km nga Peshkopia. Nuk dihet nëse ka të lënduar apo dëme materiale.
Zona e Bulqizës njihet për aktivitet të lartë sizmiologjik.
Lajm në përditësim…