Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Vrasja e Oliver Ivanoviçit si shenjë e ndarjes së Kosovës

7 vjet ago
in Të Gjitha
Vrasja e Oliver Ivanoviçit si shenjë e ndarjes së Kosovës

Nga Baton Haxhiu/Ç’të thuhet për këtë vrasje?

Krejt kjo situatë, përfshirë edhe vrasjen e Oliver Ivanoviçit, po fshin gjithçka që është arritur në Kosovë.

Oliverin e kam njohur personalisht për më shumë se 20 vite.

Kemi dialoguar dhe kemi pasur mospajtime serioze. Por, ai ka qenë i qartë në kërkesat e tij për serbët e Kosovës.

Oliveri e ka ditur saktë se çfarë krimesh ka bërë Serbia me shqiptarët dhe ka qenë i qartë se ajo ka qenë koha më e dhunshme.

Mirëpo, ana e tmerrshme e këtij problemi është se – ndonëse të gjithë ne jemi të bindur për këtë – për 20 vite nuk dimë të propozojmë një zgjidhje.

Pse është vrarë Oliveri dhe pse s’më bëhet të shkruaj më gjatë?

Ai sigurisht nuk është vrarë për gjyqin e tij për krime lufte.

Më herët kishte deklaruar për revistën NIN se burgun e kishte nga serbët dhe jo nga shqiptarët.

Oliveri ka qenë kundër idesë për ndarjen e Kosovës.

Zëri i serbëve-kosovarë ndaj të cilit qeverisja aktuale në Beograd nuk ka pasur pushtet dhe ndikim.

Ishte kundër ndarjes për shkak të qëndrimit se brenda në Kosovë ka më shumë serbë se sa që ka në veri.

Një ditë, ndoshta, do të dihen vrasësit. Ata edhe do të mund të eliminohen nga vetë porositësit e tyre.

Kjo luftë që ende vazhdon është bërë e neveritshme për faktin se ne të gjithë në Ballkan po lejojmë që të udhëhiqemi nga ata që kanë dëshirë të vrasin.

Fatin e Oliverit, jo me vrasje fizike por politike, e kanë përjetuar të gjithë serbët lokalë që ishin në Parlamentin e Kosovës.

Ata u eliminuan politikisht që Aleksandar Vuçiç ta ketë më të lehtë dialogun dhe ta mbajë nën kontroll të gjithë procesin. Vuçiç ka dashur që vet ta udhëheq dialogun dhe të ketë përkrahje nga ndërkombëtarët.

Dhe këtë eliminim politik të serbëve lokalë e ka bërë me përkrahjen e madhe të BE-së, SHBA-së dhe Rusisë.

Një zë tjetër i ngjashëm me Oliver Ivanoviçin është peshkopi Teodosije.

Edhe ai është kundër ndarjes dhe i takon vijës së Sava Janjiç.

Edhe Teodosije nuk do jetë më në Kosovë. Do e shpërngulin larg, në Australi.

Çfarë porosie është kjo?

Fryma e ndarjes është forcuar.

Oliver Ivanoviç është viktima e parë  e kësaj kauze, e cila aminin e ka edhe jashtë Kosovës dhe Serbisë.

Klan Kosova

Tags: KosovësndarjesOliver Ivanoviçitshenjëvrasja

TË LIDHURA

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Next Post

Flamurtari kërcënon Dukën: Shumë shpejt del videoja që do t'iu fundosë

Demarkacioni me Malin e Zi, Haradinaj: Kosovës i është cenuar territori

Haradinaj: Ftojmë FBI-në të hetojë vrasjen e Oliver Ivanoviç

Vrasja e Ivanoviçit/Çipa: Skenar mafioz, Rusia mban “firmën”

Vrasja e Ivanoviçit/Çipa: Skenar mafioz, Rusia mban “firmën”

JU REKOMANDOJMË

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Sinjale të qarta për zemrën, mendjen dhe financat – ja çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj sot.

08:09 | 30/06/2025
Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

10:25 | 02/07/2025




TË FUNDIT

Elbasan, landfilli në flakë – opozita: Kuvendi përgjegjës për kontratat e inceneratorëve
Politikë

Elbasan, landfilli në flakë – opozita: Kuvendi përgjegjës për kontratat e inceneratorëve

by mirseda
11:19 | 03/07/2025
0

Duke marrë shkak nga zjarri në landfillinin e mbetjeve në Elbasan, opozita kërkoi debat parlamentar në Kuvend....

Durrës: Grabitje me armë ndaj të riu, arrestohet 40-vjeçari, në kërkim tre të tjerë

Durrës: Grabitje me armë ndaj të riu, arrestohet 40-vjeçari, në kërkim tre të tjerë

11:02 | 03/07/2025
Aksident në Bradashesh, kamioni aksidenton të moshuarin me motor

Aksident në Bradashesh, kamioni aksidenton të moshuarin me motor

10:57 | 03/07/2025
Zjarr ‘apokaliptik’ në Spanjë: Dy viktima dhe mijëra të tjerë të izoluar nga flakët

Zjarr ‘apokaliptik’ në Spanjë: Dy viktima dhe mijëra të tjerë të izoluar nga flakët

10:10 | 03/07/2025
Kufizim të ujit të pijshëm në Tiranë, ja zonat që preken

Kufizim të ujit të pijshëm në Tiranë, ja zonat që preken

10:07 | 03/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com