Lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi më 15 shtator në fshatin Sinaballaj të Rrogozhinës, ku mbeti i vrarë në makinën e tij 33-vjeçari Klevis Kapllani, janë zbardhur detaje të reja.
Mësohet se policia ka shpallur në kërkim një person, që dyshohet se ka lidhje me vrasjen. Personi i shpallur në kërkim është shok i ngushtë me viktimën. Policia ka nisur kontrollet për kapjen e autorit.
Mësohet se shkak i ngjarjes së rëndë është bërë konflikti për një makinë tip ‘audi’ dhe për një vlerë të konsiderueshme parash.