Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Ndryshimet në Kod duhet të respektojnë iniciatorët e ndryshimeve kushtetuese

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Zbulimi i “shqiptarit të mirë” John Bolton

Nga Mero Baze

Lulzim Basha po përpiqet të jetë sa më i paqartë se çfarë do bëj me ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Ai ka dy probleme për ta cilat shpreson ta ndihmojnë negociatat e zgjatura dhe debatet pa bukë. Problemi i parë i tij është si ti mbaj rrotull vetes aleatët që të mos krijojnë lista më vete PD, duke ndarë elektoratin dhe si të zvogëloj shanset e partive të reja nga e djathta që do të hyjnë në zgjedhje ku nënkuptohet Murrizi, Patozi, apo Hajdari.

Problemin e parë të tij, në dukje e zgjidh sistemi i listave teorikisht të hapura që propozon Partia Socialiste, i cili është një sistem shumë viskoz, që e ndryshon me vështirësi renditjen. Deri këtu ai mund ti mbaj me shpresa aleatët që tu thotë do jenë në zonë fituese. Por kjo ka një problem tjetër. Ata mund të krijojnë shumë reaksion brenda PD, dhe mund të motivojnë faktorë politik në PD që të marrin vota personale kundër tyre. Kështu ata mund të kthehen nga aleatë, në target sulmi brenda PD, duke shkatërruar praktikisht renditjen e partisë dhe duke nxitur ndoshta kandidat potencial të PD, të shkojnë të kandidojnë me parti të tjera.

Problemin e dytë atë të partive të reja opozitare, ai shpreson ta zgjidh me pragun kombëtar 3 për qind, i cili natyrisht i shkatërron ato. Por këtu Partia Socialiste duhet të zgjedh, nëse ndryshimet kushtetuese që i bëri me opozitën parlamentare, i bëri për ti ndihmuar ata, apo për ti shkatërruar për interes të Bashës. Dhe ky pastaj është një debat i madh moral, por dhe me pasoja politike për besueshmërinë e procesit.

Ideal për Bashën është Kodi aktual dhe këtë e tha dhe sot Bylykbashi, por ai ka vdekur tashmë.

Ndaj Basha tani ka prioritet të shtyjë sa të mund debatin mbi Kodin, duke thirrur ODIHR dhe duke gjetur arsye të tjera, pasi kjo i jep shans vonesave dhe humbjes së kohës, dhe lë në fuqi kodin aktual. Nga ana tjetër ai  e ka të nevojshme të jetë sa më i paqartë për qëndrimin e tij ndaj formulës së listave të hapura me qëllim që të shmang efektin e LSI brenda listës së PD, nëse ndodh koalicioni i madh opozitar.

Kjo ka bërë që LSI të shfaqet tashmë si dashnore e listave të hapura, biles ti kthehet dhe kërkesave të saj prej vitit 2017 për këtë çështje. Dhe këtu e ka të sinqertë, pasi tipi i deputetit të LSI është i tillë që bazohet mbi motivimin e atyre që marrin më shumë vota, pasi nuk janë parti ideologjike por pragmatiste.

Ky proces duhet të mbyllet shpejt dhe PS duhet ta mbyll këtë proces me ata që e ka nisur, me opozitën parlamentare. Me Partinë Demokratike, PS nënshkroi marrëveshjen e 5 Qershorit dhe asaj po i qëndron.

Tani nuk duhet të humbas kohë me luhatjet e Bashës për të marrë vendime për reflektimin në Kodin Zgjedhor të ndryshimeve Kushtetuese. Në këtë vendim PS duhet të ruaj qëllimin për të cilën nisën këto ndryshime dhe duhet të respektojë ata që ishin iniciatorë të këtyre ndryshimeve, që ishin grupi i opozitës parlamentare. PS nuk ka pse pret në besë opozitën parlamentare, pasi kjo gjë rrit dyshimet dhe humbet besueshmërinë e gjithë këtij procesi. Mbi të gjitha nuk ka pse pyet Bashën për këtë gjë, se kjo nuk është një marrëveshje me Bashën. Ndryshe do humbas dhe kohë dhe besueshmëri të procesit. Pikërisht atë që do Basha.

Tags: iniciatoretKodmero bazendryshimetrespektojnë

TË LIDHURA

Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD
Editorial - Opinione

Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD

20:59 | 02/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Ushqimet që duhen shmangur gjatë ditëve të nxehta të verës
Editorial - Opinione

Ushqimet që duhen shmangur gjatë ditëve të nxehta të verës

22:21 | 28/06/2025
Next Post
SHBA/ Infektohen me C*vid 7 milionë njerëz, 200 mijë viktima

SHBA/ Infektohen me C*vid 7 milionë njerëz, 200 mijë viktima

Milani mund të kthejë legjendën që hoqi me zhurmë dhe polemika

Milani mund të kthejë legjendën që hoqi me zhurmë dhe polemika

Stamboll, gjendet i vdekur në makinë gazetari amerikan

Stamboll, gjendet i vdekur në makinë gazetari amerikan

JU REKOMANDOJMË

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Sinjale të qarta për zemrën, mendjen dhe financat – ja çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj sot.

08:09 | 30/06/2025
Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

10:25 | 02/07/2025




TË FUNDIT

Temperatura deri në 39 gradë celcius, parashikimi i motit për sot
Moti

Temperatura deri në 39 gradë celcius, parashikimi i motit për sot

by mirseda
08:22 | 03/07/2025
0

Vendi ynë edhe këtë të enjte do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Sipas...

Zegjine Çaushi humb mandatin për disa orë, Maldrita Bardho i ‘dhuron’ të sajin

Zegjine Çaushi humb mandatin për disa orë, Maldrita Bardho i ‘dhuron’ të sajin

22:46 | 02/07/2025
Olsi Bylyku mohon zërat për ndarje, publikon foto me partneren

Olsi Bylyku mohon zërat për ndarje, publikon foto me partneren

22:42 | 02/07/2025
Kryeqyteti përballet me mungesë uji, ja zonat që preken

Kryeqyteti përballet me mungesë uji, ja zonat që preken

22:40 | 02/07/2025
Çfarë po paralajmëron Ilir Meta? Nesër letër publike për Arben Ahmetajn

Çfarë po paralajmëron Ilir Meta? Nesër letër publike për Arben Ahmetajn

21:55 | 02/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com