Në dosjen e ngjarjes së rëndë që ndodhi në Laprakë, ku mbeti e vrarë adoleshentja Griselda Gjikola dhe u plagos shtetasi Erjon Benga, ndodhet edhe dëshmia e shoqes së viktimës.
Ajo është marrë në pyetje nga Prokuroria, në cilësinë e personit që deklaron rrethana të dobishme për hetimin, ku nga deklarimet ka rezultuar se nuk ka pasur dijeni për konfliktin e ndodhur para disa ditëve në Laprakë ku ishte përfshirë edhe shtetasja Griselda Gjikolaj.
Sipas shoqes së Griseldës përpara disa kohësh në rrugën “Dritan Hoxha”, ka qenë duke kaluar me Griseldën, kur një djalë ka kaluar afër saj dhe e ka ngacmuar me fjalë.
Sipas deklarueses ajo nuk i ka kthyer përgjigje, por Griselda i ka thënë se ky djalë ishte kthyer sërish prapa dhe në momentin që është afruar ka tentuar që ta kapte nga bluza që kishte veshur, raporton Panorama. Sipas deklarueses, është kthyer dhe me një palë çelësa që kishte në dorë ka tentuar që ta godiste për ta frikësuar.
Sipas deklarueses, nuk e njihte personin në fjalë dhe nuk e ka goditur sepse ai iku me vrap. Ajo ka deklaruar se para dy ose tri javësh, i dashuri i Griseldës ka marrë në telefon motrën e saj Rominën dhe i ka thënë se i kishte një nder borxh, pasi kishte rrahur djemtë që e kishin ngacmuar.