Kryesore

“Të hënën nis mësimi”/ Rektorati i Politeknikut nxjerr njoftimin, tregon datat e zëvendësimeve

               Publikuar në : 18:43 - 11/01/19 S.N

Për Rektoratin e Universitetit Politeknik të Tiranës, protesta ka përfunduar. Si pasojë e shkëputjes së procesit mësimore prej më shumë se një muaji, Universiteti i Politeknikut ka bërë disa ndryshime në strukturën mësimore.

Kështu, në njoftimin e publikuar thuhet se orët që nuk janë bërë semestrin e parë do të bëhen të shtunave, ndërsa aktiviteti mësimor nis të hënën 14 janar.

Po ashtu, në njoftim jepen dhe datat e caktuara për sezonet e provimeve, të cilat janë shtyrë me disa ditë.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT