Kryesore

Vjedhja e depos së armëve në Pashaliman, reagon FA: Rasti nuk ka dëmtuar sigurinë

               Publikuar në : 18:50 - 11/01/19 S.N

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura ka reaguar lidhur me vjedhjen e depos së armatimit në Pashaliman.

Në një deklaratë të lëshuar për mediat, FA bën me dije se ka nisur bashkëpunimi me Prokurorinë dhe Policinë e Shtetit për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes, brenda Bazës së Pashalimanit.

“Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura dënon aktin por në të njëjtën kohë siguron se, ky rast sporadik, nuk ka dëmtuar sigurinë, gatishmërinë dhe operacionalitetin e Forcës Detare.

Theksojmë edhe një herë se, papërgjegjshmëria e ndonjë individi, qofshin ata efektivë të FA, nuk mund të njollosë figurën, modelin e përkushtuar dhe sakrificën e efektivëve të Forcës së Armatosur Shqiptare”, deklaron ndër të tjera FA.

Policia Ushtarake referoi dokumentet për ndjekje penale në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë në ngarkim të 5 personave: “Për shkelje të rregullave të shërbimit në objektet e rëndësishme” si dhe u referuan materiale për veprën penale “Vjedhje”.

DEKLARATA E PLOTË E FA-së:

Një ngjarje e shëmtuar është regjistruar ditën e djeshme në Bazën Detare të Pashalimanit, ku është dëmtuar një depo armatimi.

Që prej momentit të parë, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, përmes të gjitha strukturave të tij vartëse dhe në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë, Policinë e Shtetit nisi zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes, brenda Bazës së Pashalimanit.

Policia Ushtarake referoi dokumentat për ndjekje penale në Prokurinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë në ngarkim të 5 personave: “Për shkelje të rregullave të shërbimit në objektetet e rëndësishme” si dhe u referuan materiale për veprën penale “Vjedhje”.

Hetimi administrativ i nisur nga SHPFA po vijon dhe po merren të gjitha masat, që çdo person përgjegjës të ndëshkohet për çdo veprim apo mosveprim të tij, sipas ligjeve në fuqi.

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura dënon aktin por në të njëjtën kohë siguron se, ky rast sporadik, nuk ka dëmtuar sigurinë, gatishmërinë dhe operacionalitetin e Forcës Detare.

Theksojmë edhe një herë se, papërgjeshmëria e ndonjë individi, qofshin ata efektivë të FA, nuk mund të njollosë figurën, modelin e përkushtuar dhe sakrificën e efektivëve të Forcës së Armatosur Shqiptare.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT