Policia greke ka arritur të shkatërrojë, atë që mediat vendase i referohen si “mafia shqiptare e burgut të Koridhalosit”. Në akuzë janë tetë shqiptarë dhe pesë grekë të burgosur. Në krye të bandës që akuzohet për grup të strukturuar kriminal, vrasje, gjobvënie, etj qëndron Klodian Lekocaj. Grupi kriminal mes të tjerash akuzohet edhe për vrasjen e dy shqiptarëve Albert Bako dhe Bardhyl Tusha, po në burgun e Koridhalos.
Klodian Lekocaj ishte mik i ngushtë me Albert Bakon me të cilin kishin kryer disa krime bashkë, si plagosjen e një avokati për llogari të një biznesmeni grek në vitin 2014.
Por prokuroria e shtetit fqinj ka siguruar përgjime që provojnë se Bako është vrarë nga shqiptari tjetër Brahimllari me urdhër të Lekocajt.
Organi i akuzës gjithashtu ka prova se shqiptarët në bashkëpunim me grekët kanë vrarë avokatin grek Mixalis Zafiropoulo. Banda përgatiti edhe arratisjen nga burgu i Koridalos të dy vëllezërve Leonard Pepa dhe Elvis Pepa.
Si u përfshi Anti-Terrori grek në hetimin e mafias së burgut
Deri kohët e fundit, krimineli shqiptar i burgosur në Koridhalos u portretizua si një figurë e ashpër e një vrasësi klasik.
Por fakti që ai kërcënoi me telefon ish-ministrin dhe avokatin e njohur penalist Dimitris Tsovolas, përfshiu në hetime edhe Anti-Terrorizmin, i cili përfundimisht ka arritur të “lidhë” të gjithë elementët dhe të shkatërrojë këtë rrjet.
“Mafia e burgjeve nën udhëheqjen e Klodian Lekocaj gjithashtu duket se ka shkatërruar të gjithë botën ligjore në vend, pasi avokatë të njohur penalistë që në të shkuarën kanë bërë mbrojtjen edhe kriminelëve të rrezikshëm, këtë herë shmangen dhe tregohen të kujdesshëm për të ofruar mbrojtje ligjore për anëtarët e këtij grupi” shkruajnë mediat.
Për gjyqësorin grek ky rast i pashembullt dhe ai nuk ka frikë asgjë.
Si nisi historia me kërcënimin dhe shantazhimin e avokatit grek
Historia fillon me thirrjen telefonike të Klodian Lekocaj në zyrën e Dimitris Tsovola. Në anën tjetër të linjës është punonjësja e avokatit.
Dialogu është si vijon:
“A është aty zoti Dimitris?”, e pyet ai vajzën që përgjigjet pas celularit.
“Jo, nuk është këtu, çfarë dëshironi?”
“Dërgoji atij mesazhin, ai do të shkojë tek ky person në këtë adresë.Unë jam Klodian Lekocaj dhe do t’ia pres kokën si një pulë. Kështu që ju mund t’i thoni atij . Më dëgjuat. Unë jam Lekocaj dhe marr nga Koridhalos.Më solli policinë,ai do të jetë në…”
“Për çfarë po flet” pyet punonjësja e avokatit.
“Z. Tsovola, parku dhe tregoni atij se unë do ta ther si një pulë”.
“Asnjë polic nuk ju ka sjellë z. Tsovolas”, insiston punonjësja.
“Dhe do të më ktheni paratë mbrapsht, makinën dhe 7,000 eurot që keni ngrënë”.
Autoritetet e policisë po e përgjonin gjithë këtë dialog dhe u aktivizuan.
Më 7 shkurt, tre anëtarë të bandës pushtuan zyrën e Dimitris Tsovolas dhe kërkonin shumën e përmendur më lart, dmth. 7,000 euro, duke e kërcënuar me jetë.
Por kur e kuptuan se nuk ishte e mundur që ai të kishte një sasi kaq të madhe në zyrë, ata tërhoqën brutalisht 500 euro, duke u thënë ish-ministrit se do të kalonin ditën tjetër për të marrë 2,500 eurot e tjera.
Oficerët e policisë shkuan te zyra e Dimitris Tsavolas dhe kur anëtarët e bandës dolën nga zyra, ata i arrestuan vetë.
Pastaj, me të gjitha dëshmitë që kishin ndërkohë të mbledhura prej rreth një muaj e gjysmë, oficerët e policisë hartuan dosjen e çështjes në kurriz të 13 të burgosurve të përfshirë në mafien e burgut.
Vrasja e Albert Bakos
Dihet mirë se vrasja e të dënuarit shqiptar Albert Bako në burgun e Koridhalos më 14 janar ishte i lidhur drejtpërdrejt me shqiptarin Klodian Lekocaj.
Ka gjithashtu një bisedë të regjistruar të Klodian Lekocaj me të burgosurin Ibrahim Brahimllarin i cili goditi Albert Bakon.
Në këtë bisedë, kapiteni i mafias së burgut madje duket se qorton vrasësin e Bakos pse ai e ka vrarë atë jashtë qelisë së burgut, ndryshe nga çfarë ishte planifikuar.
Kjo kishte sjellë pasoja, pasi kamera të sigurisë kishin filmuar skenën duke djegur një
bashkëpunëtor 25-vjeçar grek këtë herë, i cili ishte urdhëruar që pas lirimit të tij të kryente detyra të caktuara që banda do t’i besonte.
“Të thashë 100 herë që ta bësh brenda dhomës tënde”, i tha Lekocaj për të marrë si përgjigje justifikimin: “Nuk bëhej. Si mund ta bëja Brenda dhomës kur ai po më shikonte? Prisja të kthehej pak që të mund të nxirrja thikën. E gjeta rastin vetëm aty tek dera, sapo u kthye ia futa një në zverk”.
Oficerët e policisë vlerësojnë se vrasja e Bakos në burg është bërë në mënyrë që ai të marrë me vete përgjegjësinë e vrasjes së avokatit Mixalis Zafiropoulos.
Zyrtarët e policisë janë gjithashtu të bindur se anëtarët e mafias së burgut pretendojnë të jenë të interesuar për Albert Bakon.
Për këtë arsye, ka një bisedë tjetër që regjistrohet.
“Mund të gjejmë para që të çojmë trupat në Shqipëri?” ka pyetur ai fillimisht avokatin grek i cili I ka premtuar se do të mundohet të bëjë diçka.
Më pas Lekocaj shprehet edhe më hapur: “Edhe unë do mundohem. Fol edhe me avokatin tjetër që të na ndihmojë se duhen 2.600 që të shkojnë kufoma në Shqipër. Dhe duhet të japim edhe 1000 euro për Bakon. Të luajmë pak me Bakon që të mos…e kupton ti”.
Eksperti hetues i cili ka marrë rastin e mafias burgut do të hetojë të gjitha rastet që përfshijnë pjesëtarët e organizatës kriminale. Midis tyre është edhe çështja ende e panjohur e zhvatjes kundër ish-ministrit dhe avokatit Dimitris Tsovola.
Në kontekstin e këtij hulumtimi, edhe këtu gjërat bëhen më serioze, do të hetohet roli i avokatëve të tjerë që kanë pasur kontakte të shpeshta dhe komunikim të vazhdueshëm me palët e interesuara në këtë qark./Ora News