Janë zbuluar emrat e autorit dhe viktimës së vrasjes së ndodhur para pak minutave në zonën e Bathores në kryeqytet.
Autori, ende në kërkim nga policia, është Agron Tanushi, ndërsa viktimë ka mbetur Jetmira Hasani, kunata e tij.
Sipas policisë, vrasja është kryer me armë zjarri.
Ndërkohë, motivet mbeten ende të paqarta.