E martë, 19 Janar, 2021
-4 C
Tirana

Vrasësit e peshkaqenëve, kandili i pavdekshëm/ Misteret e çuditshme të detit

Oqeanet mbulojnë 70 për qind të sipërfaqes së Tokës. Dhe nëse mendoni pak se çfarë strehon 30 për qind e sipërfaqes tokësore, nuk do të ishte e habitshme, që pjesët ujore të planetit tonë, të kenë shumë me tepër krijesa sa të çuditshme, aq edhe të frikshme. Ja cilat janë disa nga misteret më të çuditshme të detit.

Një krijesë misterioze po i shfaros peshkaqenët e bardhë

Në vitin 2014, shkencëtarët zbuluan se një krijesë e çuditshme dhe e tmerrshme ujore, po hante peshkaqenët e mëdhenj të bardhë, që njihen si grabitqarët kryesorë të oqeaneve. Kjo dukuri u zbulua në brigjet e Australisë Jugperëndimore. Pas shumë studimesh, ekspertët arritën në përfundimin se peshkaqenët mund të jenë viktima të orkave, siç njihen ndryshe balenat vrasëse. Por ekspertë të tjerë nuk bien dakord. Ndaj mistri vazhdon.

Efekti i “detit të qumështit”

Zonat që prek ai janë kaq të gjëra, saqë ndonjëherë mund të shihen që nga hapësira. Në vitin 2005, kjo dukuri u kap në foto nga Laboratori i Kërkimit Detar në SHBA, dhe kishte një shtrirje gjigante prej5. 780 milje katrorë. Shkencëtarët nuk e kanë idenë se çfarë e shkakton zbardhjen e ujit të detit, si formohet kjo dukuri, dhe cili është burimi i ndriçimit. Një nga hipotezat, është ajo e kolonive të mëdha të baktereve biolumineshente.

Deti i Djallit

Ndodhet pranë ishujve të Japonisë në Oqeanin Paqësor. Shumë anije janë zhdukur në atë zonë, përfshirë ato me tonazh shumë të madh. Vetëm midis viteve 1950-1954, aty janë zhdukur 9 anije të mëdha mallrash, dhe askush prej tyre nuk arriti të dërgonte një asnjë sinjal për ndihmë.

Kur qeveria japoneze dërgoi anijen “Kaiyo-Maru”, për të zbuluar fatin e anijeve të

zhdukura, u zhduke edhe ajo. Njerëzit kanë shpikur lloj-lloj teorish, duke përfshirë edhe përbindëshat gjigantë të detit. Por eksperti i dukurive paranormale Ivan Sanderson, thotë se në Detin e Djallit ekzistojnë disa “vorbulla të këqija”,s të ngjashme me ato në Trekëndëshin e Bermudës.

Anomalia në Detin Baltik

Në vitin 2011, një ekip kërkuesish të anijeve të mbytura, i udhëhequr nga Peter Lindberg, zbuloi një objekt të çuditshëm në fund të Detit Baltik. Objekti i paqartë u bë i njohur si Anomalia e Detit Baltik, dhe shumë shpejti nisi të tërhiqte vëmendjen e ufologëve.

Por vetë Lindberg nuk mendon se ajo ishte një anije kozmike aliene. Ai, ashtu si disa ekspertë të tjerë, janë të sigurt se anomalia është në fakt një depozitë akullnajore.

Shumë tinguj të pashpjegueshëm

Oqeani mund të jetë një vend i zhurmshëm, dhe zhytësit ndeshin shpesh tinguj që nuk janë shumë ndryshe, nga çdo gjë që kemi dëgjuar ndonjëherë. Por tingulli i quajtur si “Rrotullimi i shpejtë” është një konstelacion i çuditshëm dhe i vazhdueshëm tingujsh të shkurtër, që vijnë nga diku në thellësitë e Oqeanit Paqësor, dhe që duket se bëhen më të forta gjatë pranverës dhe vjeshtës.

Askush nuk e di se çfarë i shkakton ato. Por teoria dominuese është se ato kanë të bëjnë me aktivitetin vullkanik. Pastaj ka edhe zhurma të veçanta e të pashpjegueshme që kanë emrat  tyre si “Julia” dhe “Whistle”. Tingulli më tragjik nga të gjithë quhet “52 Hertz”. Ky i përket një balene të vetmuar, që ka një zë të veçantë. Shkencëtarët e kanë quajtur atë “balena më e vetmuar në botë”, dhe janë përpjekur ta gjurmojnë prej më shumë se 2 dekadash, por deri tani pa sukses.

Vëzhgimit i gjarprit të detit nga anija “HMS Daedalus”

Dikur përbindëshat konsideroheshin si rreziku kryesor gjatë lundrimit në det. Më 6 gusht 1848, kapiteni i anijes britanike “HMS Daedalus”, Piter Mekuaj, dëshmoi se pa një krijesë të tillë. Në një raport zyrtar për autoritetet, kapiteni përshkroi në detaje një krijesë të madhe në formë gjarpri, me një kokë të madhe, dhe një trup të paktën 18 metra të gjatë. Disa e besuan, por disa biologë theksuan se kapiteni dhe oficerët e tij me sa duket kishin parë vetëm një elefant detar, dhe ishin hutuar.

Ishulli i zhdukur Bermeja

Jashtë gadishullit të Jukatanit, ekzistonte dikur ishte një ishull i vogël i pabanuar i quajtur Bermeja. Për shekuj me radhë, ai shfaqej në hartat e zonës, por pas shekullit XVIII nisi të zhdukej nga hartografia, dhe paraqitja e saj e fundit e konfirmuar në një hartë, ishte në vitin 1921.

Meksika ka qenë mjaft e interesuar të mësojë se çfarë ndodhi me ishullin e saj të vogël. Vetëm në vitin 2009 ajo organizoi 3 ekspedita për ta gjetur vendndodhjen e tij duke përdorur teknologjinë më të fundit, por pa rezultat. Ekzistojnë dy teori kryesore mbi zhdukjen e Bermejës.

Njëra është se ishulli i ulët u fundos për shkak të ngritjes së nivelit të detit, apo një katastrofe natyrore. Dhe tjetra se ishulli u fundos nga CIA amerikane, pasi zona përmbante naftë dhe ata donin të zgjeronin pretendimet e SHBA-së në zonë. Por ekziston edhe një mundësi e tretë:Bermeja nuk ka ekzistuar kurrë. Eksploratorët e hershëm ndërtonin ndonjëherë qëllimisht harta të pasakta, për të ngatërruar konkurrentët

Kandili i Detit i pavdekshëm

I njohur si Turritopsis dohrnii, ai njihet më shumës si Kandili i Detit i pavdekshëm. Kjo pasi  ai mund të jetojë përgjithmonë. Sa herë që dëmtohet, ose i vjen fundi i jetës së tij natyrore, ai i zëvendëson qelizat e tij të vjetra dhe të dëmtuara me qeliza të reja pjellore. Aftësia për të ripërtërirë vetveten, e bën Turritopsis dohrnii, një nga rastet më të pabesueshme të jetës detare, dhe objekt të shumë studimeve nga shkencëtarë që synojnë të arrijnë pavdekësinë e qenies njerëzore.

Burimi i lajmit: https://www.toptenz.net/10-bizarre-mysteries-of-the-sea.php

Përshtatur nga TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mesi e gjuajti me shpullë, sulmuesi i Bilbaos: Ai u nxeh sepse e bllokova

Sulmuesi i Atletik Bilbaos, Asier Vijalibre do të mbahet më shumë mend për faktin se detyroi Lionel Mesin të ndëshkohej me karton të kuq...

Qeverisje me PS? Duma: Zero shanse, ofendim për sakrificat e demokratëve

Ish-deputetja Grida Duma hodhi poshtë mundësinë e një koalicioni të madh mes PS- së dhe PD-së. E pyetur për thashethemet që qarkullojnë së fundmi për...

Mediu: Të biem dakort me PD-në sa më shpejt të jetë e mundur që të mundim Ramën

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu është shprehur se bisedimet me Partinë Demokratike për arritjen e një marrëveshjeje vijojnë. Në ''Open”, Mediu tha se PR-së...

“Pyetjet i merr nga Basha“/ Gazetarja-Topallit: Merre telefonin shikoje

Gazetarja e ABC, Esiona Konomi dhe kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli, janë përplasur në emisionin ''Log'' në lidhje me bashkëpunimin e tyre...

Akuza për spiunazh, Rusia dëbon dy diplomatë holandezë

Rusia ka dëbuar dy diplomatë holandezë në një veprim reciprok pasi Holanda dëboi dy diplomatë rusë në fund të vitit të kaluar. Ministria e Punëve...