E hënë, 8 Mars, 2021
8 C
Tirana

Vasili: Ambasadorë flisni, Rilindja ‘shqyen’ sërish marrëveshjen e 14 janarit

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka treguar një tjetër shkelje të marrëveshjes së 14 janarit mes maxhorancës dhe opozitës.

Vasili shprehet se Rilindja ka shqyer ndryshimet konsensuale të Kodit Penal dhe kërkon të heqë mbrojtjen për ata që denoncojnë krimet zgjedhore.

Thirrja e Vasilit është për ambasadorët, duke qenë se ligjet pjesë e reformës zgjedhore janë asistuar dhe mbështetur nga SHBA dhe BE.

Postimi i Vasilit në Facebook

Ambasadore flisni, Rilindja shqyen serish marreveshjen e 14 janarit, duke ulur garancite e procesit zgjedhor!

Rilindja shqyen edhe ligjet e miratuar me konsensusin, qe ka dhene edhe ajo vete, per ligjet pjese e Reformes Zgjedhore dhe te asistuara e mbeshtetura nga SHBA dhe BE.

Se fundmi Rilindja ka shqyer ndryshimet konsesuale te Kodit Penal duke eliminuar mundesine per te shkuar tek organizatoret,frymezuesit dhe financuesit e krimit zgjedhor duke shkarkuar pergjegjesine thjesht tek mashat periferike te ketij krimi zgjedhor.

Propozimi i miratuar konsesualisht u krijonte lehtesira te medha atyre, qe kallzonin apo krijonin lehtesira gjate procesit penal per te shkuar tek organizatoret dhe frymezuesit e krimit zgjedhor.

Por hajdutet rilindas te votave ne parlament serish kane nderhyre tinezisht per te ulur garancite e procesit zgjedhor dhe kane futur duart e pista per te mbrojtur organizuesit dhe frymezuesit duke synuar te miratojne neser ne parlament keto ndryshime.

Mazhoranca kerkon qe heqe mbrojtjen per ata qe denoncojne krimet zgjedhore. Krimet zgjedhore nuk jane krime pasioni individual por jane te porositura nga lidershipi politik qe kerkon te mbaje pushtetin me cdo kusht.

Me ndryshimin qe mazhoranca beri ne menyre tinzare ne Komisionin e Ligjeve, kunder edhe qendrimit te SHBA dhe BE qe mbeshteten vetem ndryshimet konsensuale, mazhoranca kerkon qe te zvogeloje efektivitetin e goditjes penale ndaj krimeve zgjedhore.

Ndryshimet e mazhorances duan qe hetimi te arrije sa me pak tek porositesit e krimeve zgjedhore qe jane drejtuesit politike, dhe te denohen vetem ushtaret e vegjel qe zbatojne urdhera.

Ambasadore, garante te marreveshjes per Reformen Zgjedhore flisni tani neser s’ka asnje vlere.

Ambasadore keni qene deshmitare, mbeshtetes dhe garante te marreveshjes konsesuale per Reformen Zgjedhore mbani qendrim perballe banditizmit politik, qe shkel çdo marreveshje.

Ambasadore Opozita me shume pergjegjshmeri dhe ndershmeri i ka qendruar çdo marreveshjeje.

Ambasadore pozicionohuni perballe pabesive te Rilindjes, qe kerkon te ule garancite e procesit zgjedhor dhe kerkon gjithashtu te krijoje hapesira per pandeshkueshmerine e krimit zgjedhor.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Drama e Sir Alex-it

Sir Alex Ferguson tha se kishte frikë se nuk do të ishte më kurrë në gjendje të fliste përsëri pasi pësoi një hemorragji në...

Itali/ Milani kërkon të rigjejë busullën

Një problem muskular e ka shtuar Ante Rebic-in në një listë të gjatë lëndimesh tek ekipi i Milanit të vendit të dytë përpara transfertës...

Spanjë/ Sot derbi i madh i Madridit, loja bëhet serioze

Atletico Madrid pret Real Madridin në një derbi të kryeqytetit spanjoll që do të lërë gjurmë në garën për titull. Atletico kryeson kampionatin dhe...

Revoltat e dhunshme në Mianmar/ OKB: Ndaloni vrasjen e protestuesve

I dërguari i Kombeve të Bashkuara për Mianmar i ka bërë thirrje këshillit të sigurimit të KB të marrë masa kundër protestave të dhunshme,...

SHBA-ja lëshon alarm për sulm të ri kibernetik

Qeveria amerikane është duke bërë paralajmërime për sulme të mëdha kibernetike, të cilat mund të kenë shënjestruar serverët e kompanisë Microsoft, dhe të cilat...