E premte, 22 Janar, 2021
11 C
Tirana

Duan të më rrahin për Edi Ramën/ Stresi nga arratia: Do ju shfaros të gjithëve

Këngëtari Arkimend Lushaj, i njohur me emrin e artit si Stresi, është shprehur se po ndiqet nga policia pa asnjë arsye, vetëm se ka bërë deklarata për kryeministrin Edi Rama.

Në një video-live në rrjetin social Instagram, Stresi ka treguar se nuk ndodhet në Shqipëri, por ai ka parë nga kamerat e pallatit të tij se po ndiqet nga shumë policë e përgjues, por kjo sipas Stresit është e kotë, pasi nuk do mund ta kapin dot kurrë. Ai ka thënë se nuk ka bërë asgjë të paligjshme gjatë protestës ku ka vetë qenë organizatori.

Sa i përket fjalëve se Stresi i ka kërkuar falje policisë, ai e ka mohuar kategorisht këtë, duke thënë se nuk ka asgjë për të kërkuar falje.

Që ta dijë i gjithë populli shqiptar përse po përndiqem prej policisë është vetëm prej kryeministrit. Një kryeministër që merret me një person dhe që ka shtetin në dorë është shumë e lehtë. Por mos harro ka me ardhur dita e 25 Prillit dhe ka me ua kthye dhe kemi me ju shfaros prej tokës ditën e zgjedhjeve. Mbajeni mend, kemi me ju shfaros o komunista.

Unë nuk i kërkoj falje askujt. Kur të jem gabim kërkoj falje siç i ka hije burrit dhe djalit. Unë i kam vëllezërit e mi nëpër çdo cep të Shqipërisë dhe kanë me dalë për çdo protestë si me qenë dhe unë aty. Arkimed Lushaj nuk është tërhequr prej kauzës së vet. Me dasht kthehem kur të dua se nuk i kam bërë asgjë askujt, por kam informacionet e mia se si është duke më përndjekur policia.

Nuk dua t’i bie në dorë shtetit se shteti don të më rrahi, don me më vra, të gjitha t’i bën shteti me dasht. Me ia bër një njëriu që është qytetar si puna ime.  Policia ka qef me më rraf e sakatue. Fantazma nuk kapet”, tha Stresi.

Lexo edhe :   Parlamenti grek voton zgjerimin në Jon/ Mitsotakis: Rama na dha të drejtë
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Krizë totale, Liverpooli humbet ndaj modestëve të Anglisë

Liverpooli është në krizë totale! Ekipi i Jurgen Klopp u mposht në shtëpi nga modestët e Burnleyt me rezultatin 0-1 duke lënë 3 pikë...

Vrasja e Aleks Nikës, Balla: Predha u dëmtua qëllimisht me urdhër të Berishës

10 vite pas vrasjes së katër protestueve në vrasjen e 21 janari të vitit 2019, Policia e Tiranës ka kërkuar ditën e sotme rifillimin...

Gazetarët po rrezikohen nga gjuha e partive politike

Një sondazh i bërë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare nga RTV Dukagjini ka nxitur dy partitë politike, Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Partinë Demokratike...

Deputeti i PS: Isha 2 m larg Aleks Nikës në 21 janar, e pashë se kush e vrau

Deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni ka bërë një deklaratë të fortë, ku është shprehur se ka qenë shumë afër me Aleks Veizin në...

Sondazhi/ PS do të fitonte zgjedhjet nëse do të mbaheshin sot

Nëse zgjedhjet parlamentare të 25 prillit do të zhvilloheshin sot, një sondazh i Euronews Albania në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze MRB, zbuloi se 41.8...