E mërkurë, 27 Janar, 2021
2 C
Tirana

Vrasësit serialë lindin të tillë, apo i bën mjedisi përreth?

Nga: Steven Taylor “Psychology Today”

Më 13 Nëntor 2020, Peter Satklif vdiq në vetmi në Spitalin Universitar North Durham, SHBA, pasi refuzoi trajtimin spitalor pasi ishte prekur me Covid-19. I njohur si Rrjepësi i Jorkshajërit, Satklif u dënua për vrasjen e 13 grave, dhe vrasjen e mbetur në tentativë të 7 të tjerave midis viteve 1975-1980.

Satklif nuk u shfaq në asnjë moment i penduar për atë që kishte bërë. Por çfarë i nxiti Satklif dhe të tjerët si ai që të kryenin krime të tilla të tmerrshme? Ted Bandi (me 30 vrasje të konfirmuara) Pedro Filho (me 70 vrasje) Luis Garavito (konfirmuar vrasja e 138 fëmijëve të rrugës).

A ishin ata vrasës të lindur, apo diçka i ndryshoi ata gjatë jetës dhe i bëri vrasës serialë? Neuroshkencëtari Xhim Fallon ka pak dyshime për këtë. Ata lindën si vrasës psikopatë, dhe ai besonte se kishte nisur të gjente fakte për ta provuar tezën e tij.

Avokatët i kishin dërguar Fallon skanimet e trurit për vrasës të dënuar, me shpresën se ai mund të tregonte se kishte diçka që nuk shkonte me trurin e tyre, dhe për pasojë klientët e tyre do të dënoheshin ndoshta më lehtë, ose ndoshta do t’i ndihmonte ata t’i shpëtonin dënimit me vdekje.

Por pas disa vitesh, Fallon kishte nisur të shihte një model. Për të provuar idetë e tij në një mënyrë objektive, kolegët i dërguan 70 skanime të trurit: disa u përkitnin njerëzve me diagnoza si skizofreni ose depresion, disa u përkisnin njerëzve pa asnjë diagnozë të tillë, dhe disa nga skanimet ishin të vrasësve të dënuar.

Fallon identifikoi me sukses të gjithë ata me “trurin vrasës”. “Që të gjithë ata kishin një gjë të përbashkët. Një humbje të funksionit në korteksin orbital që ndodhet mbi sy, dhe që është qarku që kodon sjelljen etike, morale dhe ndërgjegjen tek njeriu. Dhe kur kjo zhduket ose nuk zhvillohet, një njeriu i mungon jo vetëm ndjenja e moralit por gjithashtu ka shumë pak kontroll mbi impulset e tij”, thotë Fallon.

Por Xhimi Fallon u përball pak më vonë me një surprizë të pakëndshme. Ai ishte duke analizuar skanimet e trurit për 10 anëtarë të familjes së tij, për një projekt që ai po kryente mbi prekshmërinë ndaj sëmundjes së Alzheimerit.

Duke i parë me kujdes këto skanime një pasdite tetori, ai u trondit kur pa një skaner që dukej tamam si “truri i vrasësit seria më të pamëshirshëm”. Kur lidhi kodin e skanerit dhe emrin, zbuloi se po shihte një skanim të trurit të tij.“Unë e mora këtë si një shaka. Pra jam duke studiuar vrasësit serialë, kur vetë kam një tru që duket tamam i tillë. Gjërat reale që ndodhin në jetë shpesh janë mjaft të çuditshme”, thotë Fallon duke buzëqeshur.

Por nuk mbaroi këtu. Fallon ekzaminoi ADN-në e familjes së tij, si pjesë e projektit të Alzheimerit. Kur i kontrolloi të dhënat, zbuloi se ato kishin kombinime normale dhe të ekuilibruara. Përveç njërit. “Njëri kishte të gjithë treguesit, se ai ishte shumë i prirur për të ushtruar dhunë. Dhe sigurisht ai rezultoi sërish të isha unë. Tani çështja u bë disi më serioze, pasi kisha edhe modelin e trurit dhe gjenetikën, që ishin shumë në përputhje me një vrasës serial”, theksoi ai.

Nëse studimi i Fallon ishte i duhuri, dhe ai ishte i sigurt për këtë, atëherë si kishte ndodhur që ai nuk ishte një vrasës, një Peter Satklif, Ted Bandi, apo Luis Garavito? Ai sugjeroi që ndërsa anomalia e trurit dhe gjenet e lidhura me agresionin dhe dhunën ishin shkaqet e domosdoshme të agresionit psikopatik, ato nuk ishin të mjaftueshme.

Duhej të kishte diçka tjetër. Dhe për Fallon, kjo “diçka tjetër” mund të vijë nga fëmijëria. Besimi i Fallon se fëmijëria e tij e lumtur dhe e sigurt, mund t`a ketë mbrojtur atë nga të qenit një vrasës serial, e shtyu të ri-mendojë disa nga idetë e tij që mbështeste prej kohësh. Tek e fundit, ndoshta neuroshkenca nuk i kishte të gjitha përgjigjet?

Për Fallon, ekzistojnë 3 përbërës të nevojshëm që kur bëhen bashkë, mund të prodhojnë vrasës psikopatë. E para është një humbje e funksionit në lëvoren orbitave, që mund t’i bëjë njerëzit të paaftë për vendimmarrje etike,por edhe të kontrolluar impulset e tyre.

Së dyti, janë gjenet trashëguese, siç është gjeni MAOA, që e bëjnë më të prirur një person ndaj agresionit dhe dhunës. Dhe e treta, pasja e një fëmijëri pa dashuri dhe kujdes, që nuk arrin të mbrojë njerëzit nga psikopatologjia e tyre e fshehtë.

Peter Satklif, Ted Bandi dhe Luis Garavito, patën një fëmijëri të trazuar ose abuzive. Në fillim të këtij artikulli pyeta nëse ka vërtet vrasës të lindur. Duket se përgjigjja është po dhe jo. Është më e saktë të themi se ka njerëz të lindur me potencialin për tu bërë vrasës serialë. Nëse realizohet ky potencial i tmerrshëm, kjo duket se varet nga ndikimet mjedisore dhe në veçanti, nga dashuria e dhënë apo e mohuar, në fëmijërinë e hershme.

Burimi i lajmit: https://www.psychologytoday.com/intl/blog/you-me-psychology/202011/are-serial-killers-born-or-made?collection=1154321

Përshtatur nga TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Tension dhe përmbysje, Interi eliminon Milanin në minutën e 97-të

Interi triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj Milanit, në derbin e vlefshëm për çerekfinalen e Kupës së Italisë, ku nuk mundoi as tensioni. Ibrahimoviç dhe Lukaku...

Skënder Brataj tregon numrin e personelit mjekësor të vaksinuar

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka bërë me dije shifrat e personelit mjekësor që është injektuar me vaksinën anti-covid deri më tani në...

Shkel rregullat e rrjetit social, Twitter i mbyll llogarinë Genc Pollos

Platfotma Twitter i ka mbyllur llogarinë ish-deputetit të PD, Genc Pollo, për shkak se ky i fundit ka shkelur rregullat e rrjetit social. Lajmin e...

Haradinaj mesazh Serbisë: Do forcojmë policinë dhe ushtrinë e Kosovës

Kandidati për President në Kosovë, Ramush Haradinaj ka përcjellë një tjetër për fqinjët, Serbinë. Haradinaj u shpreh se Kosova nuk do e mbajë më kokën...

Kur lali Eri gjobit Ndrangheta-n

Nga: Dritan Hila Sapo kapën implikimin e tre personave italianë që bënin kështjella në rërë për biznese në Tiranë dhe ku përmendej edhe mafia kalabreze,...