Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka votuar tek shkolla ‘Fan Noli’ në kryeqytet.
Veliaj u ka bërë thirrje qytetarëve të votojnë.
“Sot është festa e demokracisë, thirrje për sa më shumë pjesëmarrje”, tha Veliaj.
Sipas kryebashkiakut Veliaj, një proces prej 4 minutash përcakton të ardhmen e 4 viteve .