Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

Von Cramon kritikon Francën për qëndrimin rreth heqjes së vizave për Kosovën

5 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka thënë të martën se shpreson që në një të ardhme të shohë qëndrime më pak të polarizuara brenda Bashkimit Evropian, për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën, sidomos në Francë.

Ajo e ka quajtur për keqardhje dhe të gabuar vendimin e Francës për mosdhënie të dritës së gjelbër për këtë proces, as në vizitën e fundit që ka pasur kryeministri i Kosovës Albin Kurti në Paris.

Sipas saj, Kosova ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizim vizash dhe Bashkimi Evropian nuk ka kryer detyrat e veta, dhe në këtë mënyrë po humb kredibilitetin.

“Kjo gjë është me të vërtetë diskriminuese”, ka thënë mes tjerash ajo.

Megjithatë, von Cramon, ka thënë se Kosova duhet të vazhdojë në çështje të korrupsionit dhe reformave, në mënyrë që Qeveria franceze të bindë më lehtë publikun e vet për këtë temë.

E pyetur nëse ka mundësi që procesi i liberalizimit të vizave të lidhet me dialogun Kosovë-Serbi, ajo ka thënë se nuk ka dijeni për diçka të tillë, pasi, të paktën në të kaluarën, këto çështje nuk kanë qenë të lidhura me njëra-tjetrën.

Franca është një ndër shtetet më skeptike sa i takon heqjes së regjimit të vizave për shtetasit e Kosovës.

Pas takimit me presidentin francez, Emmanuel Macron, më 23 qeshor, kryeministri Albin Kurti ka thënë se përfaqësuesit e këtij shteti nuk kanë ndërruar qëndrim sa i takon liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Unë jam i bindur që ata e kanë marrë mesazhin tonë, mirëpo nuk ka zotim nga ana e tyre që do të ketë heqje të regjimit të vizave”, ka deklaruar kryeministri Kurti për televizionin publik të Kosovës po atë ditë.

Mes tjerash, kryeministri Kurti ka thënë se duhet punuar me Holandën dhe shtetet e tjera që janë skeptike për këtë proces.

Kosovës i është premtuar liberalizimi i vizave që nga viti 2011.

Tre vjet më parë, Komisioni Evropian ka rekomanduar heqjen e regjimit të vizave për Kosovën. Liberalizimi është votuar edhe në Parlamentin Evropian, porse vendimi final ka mbetur te Këshilli i Ministrave të BE-së.

Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor, qytetarët e së cilës nuk gëzojnë të drejtën e lëvizjes së lirë në zonën Shengen.

Tags: Francakosovakritikavizatvon cromon

TË LIDHURA

Vuçiç: Serbia pranon anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje
Aktualitet

Vuçiç: Serbia pranon anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje

20:35 | 18/02/2026
Vuçiç miraton reformat për centralizimin e gjyqësorit, BE bllokon 1.6 mld euro për Serbinë
Rajoni

Serbia rrit investimet në mbrojtje, Vuçiç i shqetësuar nga aleanca Shqipëri-Kroaci-Kosovë

14:05 | 14/02/2026
Vuçiç miraton reformat për centralizimin e gjyqësorit, BE bllokon 1.6 mld euro për Serbinë
Rajoni

Vuçiç miraton reformat për centralizimin e gjyqësorit, BE bllokon 1.6 mld euro për Serbinë

13:57 | 13/02/2026
Next Post

Spektakël në Wembley, Neuer shpëton Gjermaninë nga goli (Video)

I pari qëlloi Hasan Ferracaku/ Detaje nga masakra me 4 viktima në Velipojë

Kur nuk zbatojmë dot ligjin, forcojmë ligjin

Një propozim për të shpëtuar nga vetvetja







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026




TË FUNDIT

Armë dhe drogë, dy të arrestuar në Vlorë
Aktualitet

Armë dhe drogë, dy të arrestuar në Vlorë

by mirseda
08:52 | 23/02/2026
0

Vlorë Finalizohet operacioni policor i koduar “Brotherhood”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe...

Natë t*rrori mbi Ukrainë/ 3 viktima nga dronët rusë, porti i Chornomorskut në flakë

Natë t*rrori mbi Ukrainë/ 3 viktima nga dronët rusë, porti i Chornomorskut në flakë

08:50 | 23/02/2026
BIRN: Rama po e kthen pezullimin e Ballukut në një “betejë personale” kundër gjyqësorit

BIRN: Rama po e kthen pezullimin e Ballukut në një “betejë personale” kundër gjyqësorit

08:48 | 23/02/2026
Linjë ajrore Shqipëri-Jordani, çfarë u diskutua pas dyerve të mbyllura

Linjë ajrore Shqipëri-Jordani, çfarë u diskutua pas dyerve të mbyllura

08:45 | 23/02/2026
Këshilli i Mandateve vendos sot për fatin e zv/kryeministres Balluku

Këshilli i Mandateve vendos sot për fatin e zv/kryeministres Balluku

08:41 | 23/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com